SALIH KABASHI: IKJA E BEJTEBËRËSIT TË SPRASMË DUSHANMUGOSHIST TË METOHISË

/Nga DUMDUM’i, 27. 07. 2012/ – In Memoriam – (B)ali Katravella ka qenë censor, njeri jointeligjent, grykës, gjysmëanalfabet, denoncues poetësh në rregjimin e kaluar…
Ekzemplar korrupsioni, rrushfeti, intrigant, njeri i të gjitha regjimeve, admirues e përkthyes i poezive të Radovan Karaxhiqit, njeri i privilegjeve të pakufishme në ish-Jugosllavi, një rrugaç ordiner, vardisës i të fuqishmëve ekonomikisht e politikisht, një fundrrinë, një baltë, një shpirtkeq, një serbofil dhe mbrojtës serbofilësh (le të kujtojmë mbrojtjen që ai i ka bërë antishqiptarit Peter Handke më 1999 në DW), një huazues i poezive serbe (veçmas të Vasko Popës), xheloz ndaj kolegëve të tij poetë…
Le të kujtohet smira e paanë që ai kishte ndaj Azem Shkrelit, ndër më të mirët e poezisë shqipe…, të cilit për të gjallë ia kishte nxi jetën e që pastaj paturpësisht e lavdonte pas vdekjes…

(B)ali Katravella (Ali Podrimja)

…………………………………

Një bukëshkalë, një lypsar pa as minimumin e dinjitetit…
Një njeri i pa njeri dhe i pa principe.
Nuk ka njeri me vlerë në Prishtinë, në Gjakovë e në mbarë Kosovën që ka pasë një fjalë të mirë për të.
Ai i ka kushtuar aq shumë buxhetit të Ministrisë së Kulturës.
Urdhëroni e shikoni faturat e lëshuara nga ministri M.Krasniqi…për qejfet e salltanetet e tij prej grykësi nëpër hotele e pushimore nëpër Greqi, Qipro, Evropë…
Ai ka ka pasur promotorët e tij servilë. Esencialisht ishte një poet nënmesatar.
Plagiator dhe poet i transparenteve dhe kash e lasheve idioteske e banale.
Tërë jetën e tij e ka çuar duke i futur turinjtë në b… politikës dhe shërbimeve të dyshimta sekrete.
Ishte një belban që nuk e thoshte dot drejt as një fjali të vetme e që nuk mund t’i lidhte logjiisht e gramatikisht kurrë dy … Ishte një deklamues i neveritshëm.
Nuk e kanë dashur, bile e kanë urryer gratë. Zonjat e vërteta as i kanë folë ndonjëherë seriozisht.
(B)ali Katravella ishte karikaturë gjysmë e gjallë e gjysmë vdekur që zhagitej rrugëve të Prishtinës.
Pinte e hante pa paguar kurrë. Fluturonte nga tavolina në tavolinë.
Ka qenë një dykëmbësh të cilit ka qenë gjynah t’i thuhej zotni.
(B)ali Katravella ka qenë një balosh halabak.
Sot në Prishtinë balta do ta mbulojë baltën.
Qysh e pastë bâ – edhe e gjettë.
Nuk përqesh vdekjen e askujt. Ndërsa denoncoj një jetë të mbushur me poshtërsi e ndyrësi.
Kujtoj dhe insistoj në mendimin tim se është ves i lig që për të keqin duhet domosdo të flitet mirë pasi ai të ketë vdekur… Pse të flitet mirë për dikë kur ai ka bërë aq pisllëqe e të këqija gjatë gjithë jetës së tij.
Do të kujtohet për vargjet kushtuar Titos, Jugosllavisë, Kosmetit dhe Metohisë së lumtur nën terrorizmin e Rankoviqit.
Ky monstrum, pët t’iu vardisur, ka shkruar për të gjithë, pos për babanë dhe për nënën e tij, të cilët i injoroi për së gjalli dhe të cilëve as në çastet e vdekjes as në ditët e varrimit nuk iu shkoi t’i shihte e t’u hidhte së paku nga një grusht dhe mbi varr.
Zonja biologji po i merr dalëngadalë dhe po i çon në plehëra historie fosilet e fundit të kulturës jugokomuniste dushanmugoshiane të Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura