PSE ËSHTË I SHËNDETSHËM VRAPIMI

 Pashtriku.org, 09. 11. 2014 – Vrapimi është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të lehta që në jetën tuaj të përfshini aktivitet të rregullt fizik. Nuk keni nevojë për pajisje të veçantë, apo kushte të veçanta, ndërsa përfitimet janë të shumëfishta. Ka faktorë të ndryshëm pse njerëzit vrapojnë. Energjia e mirë që i kaplon, dëshira për dukje më të mirë fizike, ose kënaqësia që vjen si pasojë e asaj që e dini që jeni duke bërë diçka të mirë për shëndetin. Pa marrë parasysh se çfarë i nxit njerëzit për vrapim, mund të bëhet varësi e cila domosdoshmërisht nuk ka nevojë të jetë e dhimbshme, e mërzitshme ose e lodhshme. Psikologët vrapimin e quajnë varësi pozitive për njeriun.
Vrapimi është ushtrim aerob i cili jep rezultate të shkëlqyeshme në një periudhë të shkurtër kohore dhe është shumë më efikase se ecja dhe vozitja e biçikletës. Për vrapim ju duhen një palë atlete të mira, vendi i përshtatshëm dhe vullneti. Pra, është një nga sportet më efikase, më të dobishme dhe më të shpagueshme. Sa i përket intensitetit të vrapimit, ai luan rol të madh. Rol më të madh luan pesha. Personat e trashë do të fillojnë të humbin në peshë më shpejt për shkak të djegies më të shpejtë të kalorive. Megjithatë, sa më shumë që një person humb kalori, aq më shumë mesatarja e tij e shpenzimit të kalorive i afrohet mesatares së personave me peshë normale.

Më së miri do të motivohen në fillim të vrapimit të rregullt nëse vetes i caktoni ndonjë cak apo qëllim. Disa dëshirojnë të argëtohen, të dobësohen, të lirohen nga stresi, të njoftohen me njerëzit, të jenë më tërheqës, të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe ngjashëm.
Nëse vrapon fiton këto dobi shëndetësore:
Sëmundjet kardiovaskulare
Zemra juaj është muskul. Që muskujt të jenë më të fortë, duhet të ushtroni. Kur ushtroni, zemra në mënyrë të sforcuar pompon zemrën, çka do të thotë që ka më pak probabilitet nga krijimi i mpiksjeve të gjakut. Venat dhe arteret bëhen elastike, sepse përdoren për qarkullimin e rritur të gjakut gjatë vrapimit.
Diabeti
Diabeti i tipit 2 më së shpeshti paraqitet tek personat që nuk janë mjaft aktivë fizikisht, ushqehen në mënyrë të parregullt dhe janë të trashë. Për të shmangur krijimin e diabetit të tipit 2 gjithsesi filloni me ushtrimet, ndërsa vrapimi është i shkëlqyeshëm, sepse ndihmon te rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak.
Imuniteti
Nëse përcaktoheni për vrapim, sistemi i imunitetit do të bëhet më i fortë, çka do thotë që ju do të jeni më rezistues ndaj ftohjeve, gripave dhe alergjive. Po ashtu do të zvogëlohen dhimbjet menstruale, lodhja dhe dhimbjet në shpinë.
Kanceri
Treningu i vrapimit i cili zgjat të paktën 30 minuta në mënyrë të dëshmuar redukton rrezikun nga zhvillimi i disa llojeve të kancerit (gjirit, mitrës dhe zorrëve). Ushtrimet e moderuara ndihmojnë te rregullimi hormonal, çka është e shkëlqyeshme për reduktimin e rrezikut nga zhvillimi i kancerit.
Koncentrimi dhe kujtesa
Mund të përmirësoni funksionet mentale, ashtu që do të rrisni qarkullimin e gjakut në tru. Truri atëherë do të pranojë sasi më të madhe të oksigjenit dhe materieve ushqyese, çka do të thotë që do të bëheni më produktiv.
Tensioni i lartë i gjakut
Ju duhen vetëm disa javë vrapim të rregullt për të reduktuar tensionin e gjakut, por nëse ndalni ushtrimet, ai përsëri mund të ngrihet në afat të shkurtër. Ushtrimet janë jashtëzakonisht efikase për uljen e tensionit të gjakut, ndërsa ushtrimet aerobe (vrapimi, ecja, vozitja me biçikletë) janë definitivisht më të mirat.
Celuliti
Ushtrimet aerobe janë më së shumti efikase në luftën kundër celulitit. Me vrapim do të nxisni metabolizmin dhe do t’i mundësoni trupit që të largojë substancat e tepërta yndyrore, të cilat ruhen nën lëkurë dhe krijojnë celulitin.
Frymëmarrja
Vrapimi do t’ua forcojë mushkëritë. Pasi që të vendosni të filloni vrapimin, me siguri do të vëni re se sa shpejt mbeteni pa frymë. Megjithatë, sa më gjatë që të vraponi dhe sa më këmbëngulës të jeni, mushkëritë tuaja do të jenë gjithnjë e më të forta, ndërsa ju nuk do të mbeteni pa frymë.
Trashja
Vrapimi është i shkëlqyeshëm për djegien e kalorive. Ushtrimet aerobe ndihmojnë te humbja e peshës për një kohë më të gjatë. Me fjalë të tjera, nëse dobësoheni me ndihmën e vrapimit, kilogramët nuk do të kthehen shpejt ashtu siç kthehen me dieta. Nëse përveç vrapimit, filloni të ushqeheni në mënyrë të rregullt, rezultatet do t’i shihni në një afat më të shkurtër.

Depresioni
Vrapimi do t’ju sjellë shumë përparësi për shëndetin mental. Ushtrimet ndihmojnë në shërimin e depresionit. Disponimi juaj do të përmirësohet për shkak të lirimit të hormonit të lumturisë, por edhe për ndryshimin e imazhit për veten. Kur vëreni ndryshimet në trupin tuaj, do të keni më shumë vetëbesim, çka është kyçe për shëndetin stabil mental.
Osteoporoza
Vrapimi forcon eshtrat në pjesën e poshtme të trupit. Kjo pse krijoni presion shtesë, në çka trupi reagon me rritjen e masës eshtërore. Për të rritur masën eshtërore në pjesën e sipërme të trupit, bëni ushtrime të forcës.
Oreksi
Në fakt do të keni nevojë të shtuar për ushqim, sepse do të shpenzoni më shumë kalori. Më shpesh do të hani dhe do të keni oreks më të mirë, respektivisht më të shëndetshëm. Ushtrimet e rregullta janë të shkëlqyeshme edhe për tretjen.
Gjumi
Vrapimi do t’ju ndihmojë që të flini më mirë, veçanërisht nëse vraponi në hapësirë të hapur. Po ashtu, kini kujdes që çdo natë të flini sa duhet, sepse trupi ka nevojë për gjumë që të ripërtërihet dhe të pushojë.
***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura