XHEVAT BISLIMI: TALLAVADIPLOMACIA E QEVERISË SË ISË-HASHIMIT PËRBALLË DIPLOMACISË EVROPIANE-BOTËRORE

 Prishtinë, 01. 02. 2016: Republika e Kosovës, me sakt qeveria e saj, është “sui generis” edhe në fushën e diplomacisë! Ta zëmë, Ministër i jashtëm i Republikës së Frncës eshte Lorian Fabiusi, i cili ka rreth pesëdhjetë vite përvojë politike, shtetërore dhe diplomatike. Njësoj është me Sekretarin amerikan të shtetit, Gjon Kerin, me ministratë e vendeve tjera evropiane dhe botërore. Vendet-shtetet normale nuk marrin njerëz nga kafiqet për t’i bërë ministra ose zëvëndësministra, nuk marrin vajza e gra të bukura dhe të “dashura” për të huajt, siç ndodh te ne!! E keni parasysh një “kuller” të kafiqve të Prishtinës, si Petrit Selimin, Bekim Çollakun…, përballë Lorian Fabiusit francez, Gjon Kerit amerikan, Steinmeierit gjerman, etj.?!! Kjo tallavadiplomaci i ka kushtuar dhe po i kushton shtrenjtë Republikës së Kosovës dhe popullit të saj shqiptar.

Asnjë sukses të vetëm nuk pati kjo diplomacia e kullerave të Hashimit dhe ministrave tjerë të Isa Mustafës në botë!! U ka ngelur në dorë, si “sukses” i vetëm dhe po e tundin fort si një “flamur të leckosur”, MSA-në (Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit), e cila është, po ashtu, “suis generis”, ose një gjysmë marrëveshje!! Sepse, nuk bëhet as politika dhe as diplomacia me “kullera”, që punën e parë në jetë e kanë detyrën-pozitën e ministrit, zëvendësministrit, drejtorit, kryeshefit e pozita tjera të larta! Nuk drejtohet dhe as nuk bëhet shteti me ministra që shqetësimin e vetëm e kanë “gellin”, parfumet, ladrimet nëpër hotelet e botës, përfitimet e privilegjet-zhvatjet dhe “selfiet” me pjellën e Milosheviçit e të Nikoliçit!! Zëvendësi i Hashim Thaçit mburrej me “selfien” që bëri bashkë me të birin me shovinistin e tërbuar, Ivica Daçiçin!! “Selfiet” me të dhe me të tjerë si ai u thonë atyre se “ne jemi me ju”! Se janë me ta u dëshmua edhe në bisedimet pesë vjeçare në Bruksel! Kjo tallavadiplomaci dhe kuislingdiplomaci e politikë po e sjell Republikën e Kosovës në kolaps ose në një luftë të re!! « Qeni keq, thotë populli ynë, ta bje ujkun në torishtë ». Jam krejt i sigurt se po të hapeshin dosjet (do të hapen një ditë, por do të jetë tepër vonë…) do të vërtetohejë katërcipërisht se Serbia në Bruksel ka biseduar kryesisht, për të mos thënë kryekëput, me njerëezit e saj, me bashkëpunëtorët e saj! Kjo edhe është « merita » e tyre e vetme (bashkëpunimi me Serbinë…) pse janë ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë e shtetëror !! E po, nuk ka fyerje dhe poshtërim më të madh se ky për një popull e për një vend! Mos harroni se nuk ka edhe kërcënim dhe rrezik më të madh për sigurinë, stabilitetin dhe paqen e një vendi. Prandaj, largimi i tyre nga politika dhe nga diplomacia, duke miratuar edhe ligjin mbi pastërtin e figurës, është kusht sine que non për lirinë, pavarësinë e plotë dhe sigurinë e Republikës së Kosovës… /Xhevat BISLIMI/
P.S. Autori ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, është Magjistër i Diplomacisë, gazetar, publicist…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura