Tiranë, 12. 02. 2016: Gjatë vitit të fundit Kosova po kalon situata tejet të tensionuar për shkak të politikës së qeverisë së saj. Krijimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve, dëshmon se Kosova po e cungon pavarësinë e fituar me gjak. Edhe kufirin me Malin e Zi nuk e vendosën njohtës të çështjes, por të ngarkuarit e pakualifikuar të qeverisë. Të dyja këto marrëveshje janë gatuar nga Hashin Thaçi, por lustrën e fundit ja dha kryeministri Isa.
Marëveshja e Brukselit për ngritjen e kësaj bashkësije midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë është marrë nën presionin e Bashkimit Europian, në të mirë të Serbisë dhe të keqe të Kosovës, prandandaj është e papranueshme nga opinioni i shëndoshë shqiptarë. Ka qenë zonja Mogherini, që me presionet e saj ndaj kryeministrit të Kosovës, bëri të mundur arritjen e kësaj marëveshje. Prapaskenat e saj nuk i dimë plotësisht, por padyshim korupsioni është në vendin e parë. Serbia e ka traditë të paguaj shuma të mëdha për të vënë në jetë planet e saj.
Ideatorët e marëveshjeve të Brukselit në dëm të Kosovës!
Në shumë shtete të botës ka pakica kombëtare dhe plus kësaj ka edhe probleme në trajtimin e tyre, por në asnjë vend nuk u vepruar si në Kosovë. Në disa shtete të BE ka pakica kombëtare, që kanë probleme me trajtimin e tyre: Sllovakia dhe Rumania probleme me pakicën hungareze, Spanja me Baskët, Greqia ka problemin e madhe me minoritete, sepse nuk i njeh fare. Por asnjëri prej këtyre shteteve probelemet me pakicat kombëtare nuk i trajton në Bruksel, por në vendin e tij.
Pse për Kosovën bëhet ky përjashtim? Përgjigja është e lehtë: sepse për këtë ka kërkesa nga Serbia.
Burokratët e Brukselit për politikën e jashtme dhe sidomos Ashton dhe tani Federica Mogherini, janë interesuar posaqërisht të ulin së bashku kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës dhe qëllimi ka qenë për ti ardhur në ndihmë Serbisë. Që në nisjen e këtij dialogu u fillua qëllimisht mbrapsht.
Bisedimet e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe të Serbisë janë futur në një rrugë të shtrembët dhe të dëmshme për Kosovën, e cila me sakrifica të mëdha pas 100 vjetësh pushtim, fitoi pavarësinë. Këto bisedime, që frymëzohen nga Serbia dhe mbështeten nga BE, po kthejnë një kapitull të ri lufte shqiptaro-serbe në Ballkan.
Bisedimet në Bruksel duhet të përqëndrohen në diskutimin e probelmeve që ka midis Serbisë dhe Kosovës, që janë të shumta, dhe që rëndojnë sidomos mbi popullin e Kosovës. Probleme të rëndësishme për tu zgjidhur nga Serbia, që duhet të ishin objekt diskutimi në Bruksel janë: – Heqja e neneve nga Kushtetuta e Serbisë, që Kosovën ende e mban si krahinë autonome të Serbisë, megjithse Kosova tashmë është shtet i pavarur. Kjo është e papranueshme në marëdhëniet midis dy shteteve, por për Isën, Thaçin dhe Mogherinin kjo është krejt normale.
– Gjetja e të gjithë të vrarëve nga rregjimit serb i Milosheviq – Sheshel – Nikoliçit,
– Kthimi i dokumentacioneve të grabitura në Kosovë nga forcat pushtuese serbe,
– Njohja e pensioneve të qytetarëve të Kosovës, që kanë punuar gjatë kohës që Kosova ka qenë pjesë e Serbisë,
– Kthimi i parave të depozituara nga qytetarët e Kosovës në bankat jugosllave, të bllokuara nga Serbia,
– Keqtrajtimi i qytetatëve të Kosovës ose të huaj në kufirin Kosovë – Serbi,
– Të sigurohen të drejtat e plota të popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Serbi etj.
Të gjtiha këto duhet të jenë problemet, që duhet të diskutohen në Bruksel, për rregullimin e marëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve. Por serbët vazhdojnë politikën e Milosheviçit, për të kthyer në Kosovë sërisht kthetrat e Serbisë dhe më pas dhunën e saj.
Në këtë politikë jo korekte, që ndjek Serbia ndaj Kosovës, ajo ka gjetur mbështetjen e plotë nga kryeministrat Isa -Thaçi dhe shpura e tyre në Kosovë dhe nga shefja e diplomacisë së BE, Federica Mogherini, e cila edhe më shumë po e tregon veten dashamirëse e madhe e Serbisë në korriz të Kosovës.
Duke qenë bashkëpuntorë të zellshëm në këto bisedime, Mustafa dhe Thaçi megjithë kundërshtimet e mëdha të popullit të Kosovës dhe opozitës kosovare, nuk duan aspak ta gjykojnë dëmin e madh, që i kanë sjellë Kosovës dhe ti rishikojnë marëveshjet e bëra, ashtu siç veprohet në vendet e tjera në këto raste.
Ka shumë shembuj marëveshjesh të padrejta, që më pas janë kthyer dhe rregulluar. Po përmend këtu njërën prej tyre. Para disa vjetësh qeveritë e Kinës dhe të Taivanit nënshkruan një marëveshje për marëdhënie të ngushta midis dy shteteve. Në Taivan u ngritën mjaft kundërshtarë të kësaj marëveshje dhe pas disa grevave, qeveria e Taivanit e anulloi marëveshjen dhe e diskutoi sërisht me Kinën, duke rregulluar disa nene të saj. Asgjë e keqe nuk ndodhi, përkundrazi, u qetësua situata dhe u bë një marëveshje e re më e mirë. Kështu duhet të veprojnë edhe Mustafa e Thaçi, por ata deri tani me kokfortsi i mbrojnë ato, sepse marëveshjet kanë prapaskenat korruptive.
Marëveshja e re me Malin e Zi nuk ka pse të mos bëhet, në një kohë që kryeministri malazez u afrua vetë për ta riparë problemin dhe për ta rregulluar marëveshjen.
Edhe në zgjedhjen e presidentit Kosova po shkel të gjitha rregullat demokratike. Ajo përgatitet të zgjedhë një president kukull, përfaqësues i klasës korruptive dhe kriminale, me mekanizmin e detyruar të votave në kuvend, shumë larg mënyrave demokratike, që përdoren në botën e qytetëruar. Këtë mënyrë jo demokratike ka zgjedhur Mustafa dhe partia e tij, që Thaçi të bëhet president dhe, sepse e dinë që rruga demokratike do të sillte si president njeri larg allishverisheve, që do ti dënonte marrëveshjet në dëm të Kosovës.
Udhëheqësit e Kosovës le të marrin shembull nga presidentja kroate, që nuk pranon të takohet me presidentin serb, pa plotësuar disa kushte dhe këto kushte janë po ato çështje që ka Kosova me Serbinë. Në bisedime me Serbinë duhet ulur, vetëm kur ajo të plotësojë detyrimet e saj ndaj Kosovës dhe jo kur e don Serbia e mbështetur nga Mogherini.
SHQIPËRIA DHE KOSOVA
Janë majft probleme, që duhen rregulluar në marëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria, “vendi Amë” i të gjithë shqiptarëve të botës, popullin e Kosovës e don dhe e respekton. Udhëheqjet partiakeë shqiptare, të majtë dhe të djathtë, duket se e kanë humbur interesin për te, gjë që e mirëpret Serbia dhe dashamirësit e saj në BE.
Kjo u vërtetua edhe në mbledhjet e fundit në Bruksel, ku Kosova mori një shuplakë të fortë, duke u miratuar marëveshjet e propozuara nga Serbia në dëm të saj. Të dërguarit shqiptar: nga Kosova – Xhavit Haliti, nga Shqipëria – Valentina Leskaj dhe Sali Berisha dhe nga Maqedonia – Ermira Mehmeti, e sabotuan Kosovën, duke e lënë në mëshirë të fatit, megjithëse paguhen nga parat e shqiptarëve. Këta katër përfaqësues shqiptarë në Bruksel nuk do ti harrojë kurrë historia, si njerëz që shkojnë në Bruksel me paratë tona, për të mbrojtur interesat tona, por në fakt mbrojnë interesat e armiqëve tanë, me sa duket marrin më tepër prej tyre. Më e çuditshme është se partitë e tyre heshtin për këtë!
“Udhëheqësit shqiptar dhe kosovarë” nuk duan as bashkimin e dy shteteve shqiptare, por nuk kanë interesa as edhe për shqiptarët jashtë Atdheut, që i kanë lënë në mëshirë të fatit, qofshin këta refugjatë apo shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre etnike.
Ka ardhur koha, që shqiptarët të hapin sytë, të kthjellojnë mendjen dhe të ndërgjegjësohen, sepse nesër mund ti humbasin të gjitha liritë, që na i lanë trashëgim baballarët dhe të fituara me gjak dhe mund të kthehen në skllevër.
FEDERATA SHQIPTARE
Është koha të shtojmë presionin nda atyre, që kanë marrë pushtetin me vjedhje dhe blerje votash dhe ku deputetët i blejnë vendet në kuvend. Ka ardhë koha për të ngritur në Ballkan shtetin tonë shqiptar të përbashkët, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Forma më e mirë do të ishte themelimi i Federatës Shqiptare në Ballkan, me dy shtetet shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë. Federata do të kishte dy qeveritë vendore dhe qeverinë qëndrore. Presidenti të zgjidhej nga populli, por fillimisht të ishte nga Kosova. Ky shtet i përbashkët i shqiptarëve do të rregullonte më mirë marëdhëniet me shtetet fqinj, do të priste kthetrat e huaja të zgjatura në territorin shqiptar si dhe do të kishte kujdesin e duhur, në përputhje me kushtetutën, për shqiptarët jashtë atdheut, që ata të ruanin dhe zhvillonin jetën e tyre kulturore dhe ekonomike.
Mendoj se kjo platformë do të ishte në përputhje me interesat tona në botën e sotme mjaft të trazuar, ku shtetet e mëdha mundohen të shtypin më të vegjlit. Europianët sot na shohin si lypsa rrugësh, sepse varfëria nga vjedhjet dhe korrupsioni i klasës politike, na ka kthyer më të varfër dhe më të përbuzur se sa kemi qenë më parë.
Por të ruajmë qetësinë dhe ta shohim realitetin tonë me syrin kritik, sepse përgjegjësinë për gjendjen tonë të mjeruar e kemi vetë. Vendin e kemi shumë të pasur, më të pasur se Zvicra, Gjermania, Austria apo Çekia. Vendin e kemi plot diell, ujra të pastra, dete e liqene, male e fusha minerale me shumicë, njerëz të ditur, të shkolluar dhe punëtor dhe gjithshka që i duhet njeriut për të jetuar në bollëk. Por kemi një të metë të madhe: zgjedhim në krye më të këqijtë, ata që punojnë vetëm për vete dhe nëpërkëmbin bashkëqytetarët. Por nga këta të këqij që zgjedhim vetë, nesër ata zgjedhin qindra mijë të tjerë në poste drejtuese, që të na pijnë gjakun. Nga kjo gjatë 25 vjetëve të fundit, në vend të ecim përpara, si gjithë vendet e tjera dhe ti bënim njerzit tanë të lumtur në vendin e tyre, kemi ecur sa majtas aq djathtas dhe në fund bilanci është se kemi bërë hapa prapa në shumë drejtime.
Duhet më shumë durim dhe punë, duke zgjedhur për të drejtuar vetëm më të mirëve, që na rrethojnë, për ta administruar dhe drejtuar më mirë vendin. Nuk është zgjidhje të ikim dhe ta lemë vendin, sepse në vendin e huaj do të jeshë “i huaj” gjithmonë, edhe fëmijët tanë do të jenë të huaj dhe të përçmuar. Prandaj të luftojmë bashkërisht në vendin tonë për ta përmirësuar gjendjen dhe njerzit të jetojnë më mirë.
Të mos shkojmë në greva politike, kur na thërasin partitë, që duan të na përdorin si mashë a kavje, që të marrin pushtetit. Të shkojmë në greva të organizuara nga sindikatat ose shoqëria civile për të mbrojtur interesat tona, për të kërkuar ndaj qeverisë dhe pushtetit më shumë të drejta, rroga dhe pensione më të mira, shërbime më të mira, largim të njerëzve të korruptuar, zgjedhje në poste drejtuese të njerëzve që vlerësohen në lagje, qytet apo katunde etj.