SHERADIN BERISHA: JEMI NË RREZIK! STOP – TË KEQES QË MBIZOTRON MBI SHQIPTARËT! (NGA ARKIVI I PASHTRIKU.ORG, BOTUAR MË 05. 12. 2009)

Pashtriku.org, 08. 03. 2015 – Këto ditë jemi dëshmitarë të shumë zhvillimeve dramatike që po ndodhin në arealin e Kombit Shqiptarë, siç janë: i ashtuquajturi “komploti i PDK’së+EUELX’it+Brukselit lidhur me “rastin Kleçka” dhe themelimi i gjykatës speciale,në Kosovë; rasti “Tom Doshi…”,në Shqipëri; “Bomba e përgjimeve”,në Maqedoni! Në të gjitha këto zhvillime, aktorët e politkës shqiptare përdorin një gjuhë me plotë urrejtje ndaj njëri tjetrit,dhe duket se kjo situatë po vjen gjithnjë e më shumë duke u rënduar!  Të njejtin shqetësim e kam shprehur edhe në vitin 2009 kur skena politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni ishte mjaftë e ndezur,dhe atëkohë kam shpërfaqur frikën “se kombi shqiptar dhe gjeografia jonë historike, po hynë në një çorrsokak me rreziqe të mëdha për të ardhmen” dhe kam thënë fuqishëm: “Është momenti i fundit t’i themi të gjithë së bashku: NDALË – STOP kësaj të keqeje që mbizotron mbi shqiptarët!”
***
Në vijim lexoni me kujdes analizën time të botuar më 5 dhjetor 2009, me titull:
JEMI NË RREZIK! STOP – TË KEQES QË MBIZOTRON MBI SHQIPTARËT!

Në një studim për mënyrën se si qeveriset një vend kam lexuar se (citoi): “…politika nuk ka asgjë të përbashkët me moralin. Pushtetari i cili i përmbahet moralit, nuk është politikan mendjemprehtë dhe pozita e tij udhëheqëse nuk është as e qëndrueshme as afatgjate. Ai i cili dëshiron të udhëheqë, duhet të dijë të mashtrojë…“. Dhe në këtë kontekst, duket se ndershëmria dhe sinqeriteti, si dy cilësi kulmore njerëzore, në politikë s’paskanë vlerë.

Nëse i kemi përcjellur me vëmendje ngjarjet e muajve të kaluar në Shqipëri & Kosovë e Maqedoni dhe kahet e këtyre zhvillimeve të ditëve të fundit, do të kuptojmë me lehtësi se, lidershipi politikë e institucional shqiptarë, s’ka as moral politikë, as moral njerëzorë. Ashiqare duket, se, te kjo kastë politike e cila po e çon kombin drejt humnerës, mbisundon egoja e marrjes së pushtetit me çdo çmim!
Pse ndodhë kjo?!
A janë prodhime vendore të gjitha këto ngjarje?!
JO!
Unë mendoj se politika shqiptare, bën lojën e aktorit të dukshëm skenik, ndërsa loja kryesore drejtohet nga aktorë të qarqeve të ndryshme (në prapaskenë) që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj.
Në këtë situatë të rëndë për shqiptarët, (duke pasur njohuri elementare për mënyrën se si organizohen komplotet ndaj një vendi) jam i prirur të besoj se kjo kastë politike, (pozitë e opozitë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni), dhe gati të gjitha mediumet e shkruara dhe ato elektronike, me vetëdije apo pa vetëdije, janë vënë në shërbim të asaj fuqie të padukshme politike që vepron nga prapaskena, dhe e cila në momente të caktuara prodhon ngjarje të njëkohëshme trishtuese, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, në Shkup, Tetovë, apo në Preshevë …
Kjo lojë trishtuese e skenës politike shqiptare e orkestruar mjaftë mirë nga regjisorë të huaj në prapaskenë, vazhdon me ritëm të shtuar. Gjuha trishtuese me plotë urrejtje e Sali Berishës, Edi Ramës, Jozefina Topallit… Hashim Thaçit, Fatmir Sejdiut, Lutfi Hazirit, Adem Salihajt, Gani Gecit, Ramush Haradinajt,… Ali Ahmetit, Menduh Thaçit… etj. etj., dëshmon qartë, se kjo dramë akoma s’ka përfunduar.
Dhe, kjo është shqetësuese, është e tmerrshme, tmerrësisht e tmerrshme! Nëse kjo lojë „teatrale“ vazhdon të luhet me këtë rrjedhë, kam frikë se kombi shqiptar dhe gjeografia jonë historike, po hynë në një çorrsokak me rreziqe të mëdha për të ardhmen.

Prandaj, është momenti i fundit t’i themi të gjithë së bashku:
NDALË – STOP kësaj të keqeje që mbizotron mbi shqiptarët!

==========================
At Gjergj Fishta: Koha e maskarenjëve! 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura