ALI MEHMETI: A JU KUJTOHET SEJDO BAJRAMOVIQI? (NGJASHMËRITË DHE DALLIMET ME HASHIM THAҪIN SOT)

Gjenevë, 26. 02. 2016: Për të gjithë ata që nuk e njihnin apo për ata që e kanë harruar, Sejdo Bajramoviqi ishte kryetari i fundit i kryesisë së Kosovës në vitet e 90-ta. Ai ishte një kloun që luante rolin e presidentit të cilin e emëroi Sllobodan Millosheviqi.
20 vjet pas, prapë presidentin do na zgjedhin serbët. Por për fat të keq, kësaj radhe i zgjedhuri i tyre nuk do jetë një kloun, por një gjarpër. Ka edhe dallime tjera: Atëherë Milllosheviqi nuk kishte nevojë ta paguante Sejdon në asnjë mënyrë, sepse ai nuk e kishte atë luks ta refuzonte ofertën dhe lojaliteti i tij ishte i vetkuptueshëm. Natyrisht nëse jo me dëshirë, atëherë nën kërcënim.
Kurse sot? Serbët me dëshirë nuk e votojnë as Daçiçin për president të Kosovës, sepse Kosova për ata nuk është shtet dhe nuk mund të ketë president.

Sejdo Bajramoviqi dhe Hashim Thaçi

Pra, si mund ta votojnë Thaçin?
Njeriun të cilin e kanë gjykuar dhe dënuar për terrorizëm në vitet e 90-ta, që e akuzojnë për trafikimin e organeve të nxjerra nga trupat e serbëve të zënë rob dhe për të cilin ende ekziston fletarresti i plotfuqishëm në Serbi?!
Me kërcënim? Jo se jo!
Sot pra, para se të hynë në sallën e Kuvendit të Kosovës deputetët le ta pyesin vetën:
ME ÇFARË VALUTE DO E PAGUAN PREZENCËN E SERBËVE HASHIM THAҪI NË KUVENDIN E KOSOVËS?

Ali Mehmeti, Gjenevë – 26. 02. 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura