Prishtinë, 29. 02. 2016: Në 80 vjetorin e lindjes/ (Epoka e Adem Demaçit) – Adem Demaçi është njëri ndër liderët më të mëdhenj shqiptarë në këtë shekull. Lindi në një familje të varfër në Prishtinë më 1938, atëherë kur në fshehtësi diplomacia jugollave po i bënte bisedimet e fundit me Qeverinë turke, për të i përzërë të gjithë shqiptarët në Anadoll. Si rezultat i atyre bisedimeve në Beograd dhe Stamboll do të përpilohej dhe aprovohej Konventa jugosllavo – turke, përmes së cilës shqiptarët e trojeve etnike, që ishin rirobëruar më 1912, planifikoheshin që nëpër etapa vjetore të spastroheshin tërësisht deri më 1944. Këtë politikë antishqiptare, Adem Demaçi do ta hetojë se po riaktualizohet më 1953, prandaj me kohë doli për ta luftuar në mënyrën e vet politike, deri sa i dha fund shkatërrimit të Jugosllavisë në Kosovë, më 10 qershor të vitit 1999. Kosova me këtë datë triumfale, po i kthehej idealit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për Programin e së cilës Adem Demaçi bëri 28 vjet burg të rëndë. Ishte një luftë tejet e vështirë por e programuar drejtë, koha e së cilës do të njihet në histori si: Epoka e Demaçit.
Adem Demaçi në vitet pesëdhjetë të shekullit njëzetë do të paraqitet si meteor në skenën politike shqiptare, për ta shpëtuar një popull nga shfarosja totale, sikur synonte okupatori serb (1945-1966). Së këndejmi, të shkruash për Adem Demaçin nuk është vetëm nderë, por edhe krenari shkencore, civilizuese dhe akt i lartë kulturor. Jo vetëm nga shkaku se ky patriot është prijës ideor dhe programatik, i çdo lëvizje politike, por është njëherit njeriu ma i vuajtur dhe më i sakrifikuari për të drejta të kombit të vet dhe të njeriut në Evropë. Adem Demaçi sipas njohurive që i kemi do ta fillojë veprimtarinë politike kombëtare derisa ishte në bankat e shkollës së mesme, më 1954. Shtrohet menjëherë pyetja, cilat ishin ato fusha për të cilat Adem Demaçi do ta ngritë zërin e ndërgjegjes aq herët, aq me dinjitet, aq me krenari të pathyer, kur dihet se ishte shumë i ri me moshë. Këtë pyetje e shtrojnë problemet kryesore të historisë shqiptare nëpër të cilat kaloi, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit XX. Prandaj, të përgjigjesh në këtë pyetje do të thotë ta njohësh kapakun e historisë së Ballkanit në përgjithësi, ta njohësh Adem Demaçin e ilegales, e qëndrimit para hetuesve dhe gjyqit dinjitoz dhe krenar, i gatshëm që të shkoj edhe në vdekje, si me le për Kosovën, për Shqipërinë etnike. E vërteta, Adem Demaçi nuk është historia e Ballkanit, por është metafora e të gjitha psimeve të tij, është kryqëzata më fitimtare dhe më dinjitoze e luftës dhe sakrificës, është simboli më sublim i daljes së historisë shqiptare nga inferioriteti, është zëri i ndërgjegjes së një populli, është amaneti i Bajram Currit në vazhdim, është mësues i gjeneratës së Fehmi Lladrovcit: Nuk ka nderë ma i madh për mua se me vdekë për Kosovë«. Kjo shkollë jo që është shembull, por mbetet edhe obligim për gjeneratat e sotit dhe ato që do të vijnë se si duhet flijuar çdo gjë për liri dhe barazi.
Adem Demaçi
Nëse Balzaku e ka vënë letërsinë franceze në ballë të Evropës për kah atavizmi realist, nëse Hegeli e ka vënë filozofinë gjermane në ballë të shkencës botërore për kah spektri analitik, nëse Ernest Hemingvei e ka bërë literaturën amerikane kulturë që dëgjon, mendon dhe studion, nëse Omar Khajami me Rubairat e tij e ka bërë Orientin përmendore të diturisë së urtë, e ka bërë Magreb dhe anasjelltas, nëse Aristoteli e ka bërë filozofinë Antike kulturë të të menduarit, nëse Ajnshtajni ka siguruar se relativiteti është i kontrolluar, atëherë, Adem Demaçi ka bërë me burgun e tij, me sakrificën dhe qëndresën e tij politike, me diplomacinë e tij të përkrahur në përmasa ndërkombëtare, me luftën e tij kundër urrejtjes, të luftoi me letra të mëdha (1955 – 1999 si e njoh), që historia dhe ardhmëria shqiptare mos të mbeten të kontrolluara, të stepura dhe të nëpërkëmbura, duke e bërë me sakrificën e tij një popull të ndërgjegjshëm, që të dalë me program afatgjatë në skenën historike, për ta merituar lirinë, për ta merituar jetën dinjitoze, për ta patur populli i tij ushtrinë dhe politikën, të drejtuar dhe të komanduar në funksion të lirisë, për ta patur diplomacinë të tëholluar sikur të i kishte njëqindë ambasada, duke menduar diplomatët më në zë, jo publikisht (pse nuk e di !!!) se „Demaçi, është i përkryer dhe spiritual, duke mos bërë as më të voglin turr në kolltuk dhe pozitë“, fakte këto të pamohuara që e kanë bërë këtë liridashës shembull shkollor, për çdo ekzamplar të lirisë dhe politikës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Politika grabitçare serbe e udhëhequr përkah egërsia permanente me shekuj kundër kombit shqiptar, po thuaj se nuk ka lënë guri pa lëvizë me të vetmin qëllim për t’i shfarosë shqiptarët me një anë, ndërsa po thuaj se nuk ka shembull të tillë në kontinentin e vjetër, pra në Evropë, si inteligjencia dhe institucionet shkencore dhe ushtarake serbe t’i kenë bërë 24 programe për ta shfarosur fqiun e vet të parë sikur kanë bërë regjimet e Beogradit ndaj shqiptarëve, sidomos nga viti 1878 e këndej. Këtë ralitet, Adem Demaçi jo vetëm që e hetoi që në rininë e herëshme, por ky patriot politikën grabiqare serbe do ta njohë duke e përjetuar si tragjedi personale, sepse ajo politikë gjenocidale bërhej mbi kurrizin e popullit të tij, që aq ahumë e donte, fakt që dëshmon sakrifica e bërë nëpër burgje prej një kohe 28 vjeçare. Por pse krimi dhe gjenocidi serb kishte marrë përmasa vetvrasëse do të dëshmohet aty kah viti 1992 me luftën sllavët kundër sllavëve, kur çdo konturë e Jugosllavisë integrale dhe e Serbisë homegjene ishte djegë dhe vetshkatrruar. Shtrohet pyetja, kur vet sllavët nuk mund të ndërtojnë shtet të përbashkët, si do të detyrohen shqiptarët kur nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët. Pse serbët dhe malazezët nuk mund të bashkëjetojnë, pse shqiptarët të detyrohen në një pikësynim të „reintegrimit“, kur kosovarët me luftë çlirimtare kanë dalë nga Jugosllavia. Kjo pyetje, me argumentet e dëftuara e bëjnë luftën e Adem Demaçit që nga viti 1954 VIZIONARE, për ndarjen e Kosovës përgjithmonë nga Jugosllavia.
Lidhur me këtë, ai që është urrejtur, poshtruar dhe përsekutuar afër tridhjetë vjet në burgjet serbe, dhe prapë të gjesh guxim, virtyt, krenari dhe zemër për t’iu drejtuar popullit të pushtetit dhunues me këshilla, si u dëgjuan botërisht ato në TV B.92 më 1993, të gjinden fjalë dhe qëndrime prej atij që do të mbetet i gozhduar në të gjitha kazamatet jugosllave, duke përdorë çdo mjet të luftës qytetare në fillim vetëm në formë të mospajtimit, por gjithmonë duke i mbetur besnik parimit të luftës, se liria do të fitohet me rrugë paqësore, ishte vetëm Adem Demaçi. Në këtë rrugë të programuar Adem Demaçi, do të qëndrojë stoikisht afro gjysmë shekulli, kur aty kah vitet 1995/96 do të orjentohet për realizimin e qëllimit të tij me mjete jopaqësore, pra me luftë të aramatosur për ta bërë Kosovën të lirë. Këtë konstatim e gjejmë si vizion në Programin e Adem Demaçit më 1964. Po, Adem Demaçi në luftën e herëshme politike nuk i njihte të gjitha programet serbe kundër kombit shqiptar, emër për emër. Por, në bazë të tërë atij aktiviteti që ka zhvilluar me akribi, del se me kohë i kishte përthekuar të gjitha këndet metodologjike, strategjike, taktike dhe dokrtinare se si duhet të luftohet kundër atyre programeve, kundër atyre intrigave, kundër atyre skenareve, të cilat jo vetëm që i kishte mësuar në teori, por po i perjetonte ai dhe populli i tij në praktikë, në Kosovën e tij martire, të cilën e mbajti për ideal, për ta çliruar.
Luftën kundër robërisë – Adem Demaçi, do ta fillojë si fëmij, aty diku kah viti 1949 në formë të ëndrrës për liri, të mosdurimit të robërisë, por jo të një urrejtjeje horizontale ndaj serbëve. Nuk e kam dëgjuar Demaçin, se do të ketë treguar ndokund, edhe pse që nga fëminia kishte mësuar për masakrat serbe mbi shqiptarët, që do të ftonte ndokend në urrejtje. Gjithëmonë ky patriot do të shprehet se – lufta jonë është e drejtë. Adem Demaçi do të ketë dëgjuar për errfinë serbe mbi shqiptarët më 1878. Ky rrëfim, për errfinë në fillim, për Adem Demaçin ishte diçka abstrakte si kuptim, por narracioni për erfinë ishte përjetim për një egërsi barbare serbe, sepse serbët kurrë nuk i ndalën masakrat mbi shqiptarët, me qëllim që tokat shqiptare t’i kolonizojnë. Ato masakra do t’i përsëritin më 1912 – 1915 dhe më 1918 – 1941, për t’i vazhduar krimet në formën e gjenocidit nga viti 1945 e deri më 10 qershor 1999 në forma të ndryshme, gjithnjë me qëllim që populli shqiptar të asgjasohet.
Nga vitet 1949 e deri më 1958 Adem Demaçi do të kalitet në opozitarin më të denjë të shqiptarit që po vuante nën robërinë serbe. Në fillim nuk do të kuptohet drejtë këmbëngultësia e tij. Prej këtij njeriu të rëndomt jo, por prej këtij karakteri të patundur që në start, me policinë sllave, çarqet e pushtetit që kishin sado pok njohuri lidhur me autoritarizmin serb, që kishin sado pak njohuri lidhur me „idealin mbi shtetin serb“,e kishin nuhatur me kujdes se ku mund të dali një karakter si Demaçi me luftën e tij. Ai nuk do të kërkoi vetëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Po në atë gjykatore hapur do të kërkoi edhe bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Po atë ditë kur Adem Demaçi (1959) do të denohet me PESË vjet burg të rëndë, po atë ditë ambasadori i Jugosllavisë në Athinë e njohtonte qeverinë greke. Miqtë e vjetër po i frigoheshin kryekundërshtarit të ri politik. Jo vetëm kaq, qëndrimi i Adem Demaçit para hetuesëve (prokurorit) se në gjykatore do të qëndroi i përmbajtur nuk ishte një taktikë e thjeshtë. Kishte vepruar Demaçi ashtu sepse po të paraqitej „kokëfortë“ në hetime, në rastin e gjykimit nuk do të kishte publik fare. Por, posa e kishte vërejtur se salla e gjyqit ishte plotë popull, Demaçi kishte pohuar në heshtje: tash janë minutat e mia për ta shprehë tërë realitetin që po mbretëronte në Kosovë: për krimet, për proceset e montuara, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, për flamurin, për… për pashmangshmërinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Këtë qëndrim të Demaçit, serbët do t’ia mbajnë në mend dhe do ta ndjekin për vdekje deri atëherë kur do të fillojë për të „dhënë shpirt Jugosllavia e tyre“ më 1990.
Pushtetin që po e luftonte Adem Demaçi, me të gjitha mjetet po përkrahej prej blloqeve ushtarake (1949-1989), sepse Jugosllavia atyre forcave kundërshtare iu nevojitej si një nyje strategjike prej kah i testonin lirëshëm pozicionet e tyre doktrinaro – strategjike. Me kët ilustrim dëshiroi të theksoi se të dy blolloqeve ushtarake (Pakti i Varshavës dhe Pakti NATO), Jugosllavia u nevoitej si një oazë „lumturie“. Në këtë nye ku „amortizohej“ Lufta e Ftoftë, pra në ish’Jugoallavi, deri në shkallën më ekstreme pushtetit i lejohej eksperimenti me shoqërinë, përmes ndryshimeve të shpeshta kushtetutare. Me ndryshimet kushtetutare, që po bëheshin në ish’Jugosllavi, personaliteti prej patrioti dhe dijetari, siç ishte Adem Demaçi, do ta ketë hetuar, se ato ndryshime popullit të tij nuk i sillnin asnjë të mirë, asnjë fije lumturie, asnjë garancion se do të mbijetojnë të paktën si popull, edhe pse kushtetutat shpalleshin me një pompozitet megaloman.
Nuk i bënte përshtypje Demaçit pse Kosova kishte fituar bije fjala Kushtetutë (1974). Adem Demaçi në intuitën politike, në vëmendjen shpirtërore, në intelegjencinë e tij mbinormale, aftësitë e tij për t’i kuptuar dhe seleksionuar drejtëpeshimet e interesave shoqërore-gjeostrategjike, të gjitha këto ia kishte nënshtruar peshës së grabitjes nga të huajt sidomos: çështjen e Toplicës, Plavës, Gusisë, Ulqinit, Kosovës, Çamërisë. Nga ky përceptim konceptual dhe thelbsor lind edhe kundërthënja e Adem Demaçit ndaj tërë atij sistemi vetqeverisës (që nuk kishte lidhje me vetqëverisjen), tërë asaj zhurme në shkallë aq të vrullshëm dhe aq të shkolluar, por mjerisht edhe të pranuar në disa qarqe botërore. Me këtë mbarështrim dua të theksoi edhe një të vërtetë se sa i vetmuar me një anë, dhe sa i fuqishëm në anën tjetër, është njeriu që lufton për liri, sa i pamposhtur ështe zëri, dhe se sa konsekuent deri në shkallë promotore është vepra e Adem Demaçit, për liri.
Programi i LRBSH’së, përpiluar nga Adem Demaçi
Nuk ishte e panjohur si në perëndim ashtu edhe në lindje padrejtësia që i ishte bërë kombit shqiptar nëpër kongrese dhe nëpër konferenca që pasonin pas luftave të mëdha lokale, sidomos pas dy luftave botërore. Pse ishte vepruar ashtu në dëm të shqiptarëve, dhe si duhej kundërvënë asaj politike Adem Demaçi, do ta konceptojë një doktrinë të re dialektike, do ta përpilojë një strategji të mirëfilltë kombëtare, për ta përballuar dhunën, për ta ruajtur substancën kombëtare, për ta ruajtur çdo pllambë të truallit arbëror. Ajo doktrinë me të cilën duhej kundërvënë tërë atij arsenali programesh, të cilat pas vitit 1945, nuk quheshin ma „programe serbe“, por e kishin marrë një sintagmë atraktive dhe pagzoheshin „programe jugosllave“. Lidhur me këtë fenomen të një shkolle të urrejtjes, të një shkolle të „resavës“, çdo gjeneratë serbe ia përshkruan mirë „notat“ e urrejtjës ndaj shqiptarëve dhe për tërë këtë fenomen krimogjen bota „demokratike“ evropiane, sikur kishte filluar për ta kultivuar si të drejtë religjioze, sepse më së shumti këtu kishte hise Kisha me mësimet e saj luftënxitëse. Të paktën kështu prezentohej i tërë ai sistem brenda mureve të pallateve të metropoleve evropiane, pra jashtë mureve të shtetit jugosllav. E Vërteta, ai shtet me kohë ishte cilësuar se mbahet në këmbë të çelçëta, por shfrytzuesit e të „mirave“ të tij ishin në gjendje që ta terrorizojnë deri në themel çdo forcë që e kundërshtonte. Kundërshtimi i Adem Demaçit në atë formë si do të manifestohet, ishte vetëm një manifestim i denjë, do të thoja më i n t e l e k t u a l, se sa kundërshtimi i paraardhësve të Demaçit, prej të cilëve e mësoi tërë shkollën e luftës politike dhe diplomatike, natyrisht duke e zbritur atë shkollë nga froni i folklorit në matematikën semiologjike, por duke e profillaksuar në fronin e kërkimit dhe krijimit të veprave. Ndoshta edhe më parë në radhët e kombit shqiptar ka mundur të lindet një Demaç, i denjë si ky, por mosdalja e karakterit të tillë në skenën historike ka qenë i penguar, sigurisht nga rrethanat, sepse populli nuk ishte i pjekur politikisht deri në atë shkallë sa që ta injektojë idealin e Demaçit në ideal shkollor – doktrinarar. Së këndejmi kur profilaskohen koncepti intelektual dhe koncepti patriotik në politikë, sado që lufta të bëhet e papërballuar dhe e egër, rezultati diplomatik vjen si sihariq i sojit të krenarisë „folklorike“ dhe sakrificës madhështore.
Adem Demaçi politikan dhe filantrop
Adem Demaçi edhe si politikan edhe si filantrop, pa asnjë ngarkesë duke respektuar konceptin e „luftës paqësore“, një kohë të caktuar do ti jap pëparësi dialogut, përkatësisht politikës „ngrehë e mos këput“. Ajo politikë ishte kryesisht e xhveshur nga taktika dhe taktizimet ose manovrimet e tipit diplomatik. E vërteta, politika e Adem Demaçit ishte nga të gjitha këndet luftë e konceptuar dhe e koncentruar në shkallë strategjike që mos të dëmtohet asnjë levë e fqinjësisë, të mos dëmtohet asnjë parim i drejtësisë universale i mbështetur në Kartën e OK’s. Adem Demaçi ligjet jugosllave të „drejtësisë“ me kohë dhe në shkallë vizionare i konsideroi si ligje diverzive, të padrejta, koloniale dhe ligje që mbiellin urrejtje. Me kohë okupatorëve ua tha troq, „këto ligje nuk do të ua ngucim, ju jetoni me to, por ne shqiptarët kurrë nuk do të i pranojmë, madje një ditë do t’i luftojmë edhe me mejte tjera“. Në bazë të argumenteve të prezentuara del sheshazi se Adem Demaçi, është luftëtari më i madh në Evropë kundër urrejtjes dhe ksenofobisë në gjysmën e dytë të shekullit XX’të, sepse të gjitha ligjet jugosllave janë me përmbajtje urrejtëse dhe ksenofobe. Me fjalë të tjera, programi i Adem Demaçit e çmonte realitetin, por e respektonte mbi të gjitha luftën për drejtësi si synim i civilizimit, prej së cilës luftë shumë popuj kishin gjetur lumturinë, kuptohet pas shumë vargojëve të gjakut. Lufta politike e Adem Demaçit nga brendia konceptuale filozofike, e konceptuar si në Programin e tij, nuk është në asnjë çast luftë e mbyllur në klishe, nuk është luftë statike në përceptim, nuk është „fjala e fundit“ në gjenealogjinë e koncepteve shkencore mbi shoqërinë, nuk është pra as shkencë „qytetare“ e as „marksiste“. E kundërta, empirizmi politiko – filozofik dhe diplomatiko revolucionar i Adem Demaçit i përngjanë një kalaje me dy porta. E shprehur figurativisht, nëse porta paqësore për ta fituar lirinë, shqiptarët e mbetur nën robëri më 1912, nuk do të ketë sukses, atëherë për Bacë Ademin mbetej fare racionale që të hapet shansa dhe e drejta për ta hapur portën tjetër, për të hy shqiptarët në kalanë gjithëkombëtare të lirisë me luftë. Prap duhet potencuar se hapja e asaj porte ishte e mundur vetëm me dy metodat e ekzaminuara. Por, sikurse – metoda arsimore pasive paqësore dhe metoda aktive revolucionare e luftës për liri në heuristikën demaçiane janë të kornizuara, kanë sens të gjallërisë dhe dinamikës.
Ç’është e vërteta politika serbe si për hapjen e portës me metodën pasive – paqësore, si me metodën aktive – revolucionare Adem Demaçi mendonte se e kishte gjetur çelsin për ta hapur kalanë. Çelësi për atë hapje në rastin e aplikimit të metodës së parë duhej t’i nënshtrohej një evolucioni ku pjekuria dhe serioziteti të shoqëruar me dituri doktrinare, kishin vend konstant. Së këndejmi edhe Adem Demaçi si patriot që nuk mund të ishte diç tjetër, përpos nxënës i asaj shkolle të traditës dhe Rilindjes Kombëtare, që ia kishte mësuar lufta e pashuar, tani gjeneratës së tij ia forconte një fenomen që i kishte munguar luftës shqiptare për lri. Ai fenomen, ishte froni i pamposhtur i luftës me mjete intelektuale që nuk ishte bërë sa kërkonte koha dhe rrethanat deri atëherë. Kudo që shkrepi fjala dhe vepra e Demaçit, kundërshtarët e tij si armiqë për vdekje që e kishin shpallur, e kishin hetuar intelegjecinë mbinormale të një intelektuali prej luftëtari stoik. Lidhur me këtë shtrohet tash pyetja, si ishte e mundur që një shtet shumë „atraktiv“ në botën modene, me të gjitha ata „miqë“ dhe atë pompozitet, me tërë atë zhurmë që ia bënin në formën lajkatare shumë matrapazë nga formati „botëror“ pra edhe disa shqiptarë, ndërsa Adem Demaçi ta lakojë atë rrugë, të deshmojë se ajo rrugë nuk është ajo e vërteta. Unë mendoj se edhe okupatori në fillim kishte iluzione se Adem Demaçin do ta blente me një çmim shumë të volitëshëm, me pak premtime dhe me disa ekzaminime teatrale, me disa molerime të drejtësisë siç ishte çështja e shkollimit dhe e avansimit të statusit të Kosovës (rregjion me statut, krahinë me statut, krahinë me Ligj kushtetues, kushtetë, statut, përpiekje për shfarosje) Ky ishte itinerari i lojërave politike të okupatorit me Kosovën dhe shqiptarët në të, për t’ia zgjatur jetën kolonizimit sllavë. Është e vërtetë se çështjen e shkollimit të popullit të tij Adem Demaçi e kishte vënë si faktor primar, por atë e kishte vetëm si mjet dhe subjekt iluminist. E vërteta, Adem Demaçi besonte në intelegjencinë, por kurrë ai nuk e ka anashkaluar në spekulimet e tij politiko – filozofike çështjen e katundarisë, çështjen e puntorisë, çështjen e zejtarëve, çështjen e qytetit dhe fshatit për t’u ngulitur populli sovran në fronin e luftës për liri univerzale.
Po cili ishte ai „medikament“, për të cilin politika serbe mendonte se e kishte gjetur për ta joshë Adem Demaçin në qetësi dhe „vigjilencë“ qytetare të një kryengritësi „kryeneq“. Në këtë poliedri politike Adem Demaçi, do të duket më i freskët, më largëpamës, më i gjakëshëm për ta krijuar shkakun të paktën për shkatrrimin e shtetit që ia robëronte kombin e tij. Pse erdhi deri te ky pozicion, mendoi se përgjegja duhet të kërkohet pikërisht te pozicionimi doktrinar i patriotit, në lidhje me evitimin e frikës. Asgjë nuk i bënte përshtypje Adem Demaçit kur i kërcnoheshin se do të vrasim, se të kanë spiunuar shokët, se të kanë tradhtuar të gjithë, madje edhe më të afërmit. Në këtë ngushticë psikologjike, pushtetarët e okpatorit kishin ardhur shumë shpejtë në një përfundim se këtë njeri intelegjent deri në mbinormale, asnjë çmim nuk mund ta blejë, as ta shet, si ishin mësuar me shumë lakej të tipit të reagimit autoritar, të shqiptarit politikan marroq që shitet pas çdo flamuri. Lakejtë e okupatorit një kohë të gjatë mendonin se „shitja dhe blerja“ e shqiptarëve është shndërruar në një industri, e cila serbëve u kishte sjellë shumë përfitime, por te një person që quhej Adem Demaçi, u kishte hasë sharra në gozhdë. Aq më keq u zihej fryma në fyt robëruesve kur ky luftëtar kishte bërë një shkollë, kishte lëshuar shtat lufta e tij speciale, lufta e tij tejet intelegjnte, aq më parë kur ajo po nxinte shtat në institucionet shkollore dhe në uzinat e punëtorëve, në punëtoritë e zejtarëve të cilat në laboratorin më natyror të kombit shqiptar, në odën shqiptare po qiteshin në sitë e në shoshë, po qiteshin çështjet strategjike të kombit, ndoshta jo me atë dubiozën intelektuale politike, por me forcën e sriozitetit dhe kvantitetin e masës, në formën më të lirë të debatit më të vjetër demokratik. Seicili debatues në odën shqiptare e shprehë mendimin e vet kur i kërkohet deri në egersi, por në fund besa – besa i mbulon të gjitha kundërthëniet.
Adem Demaçi në familjen shqiptare ishte bërë informata më e „ndaluar“ dhe më e përfolur, ishte bërë ora kombëtare që rrahë më sigurtë se kudo në botë, që nuk e huqë asnjë sekondë për çështjen madhore kombëtare të lirisë dhe bashkimit. Emri i tij njëherit për klasën politike e cila mendonte se „çdo gjë për sa u takon shqiptarëve, në shtetin e Jugosllavisë, shqiptarët kurrë nuk e kishin patur më mirë“. Këta „mendimtarë“, shkonin edhe më larg, sa që e theksonin edhe këtë, se shqiptarët gjatë historisë në „këtë sistem e kanë gjetë vetën“. Bile shtonin në emër të popullit se „shqiptarët janë shumë të kënaqur“. Kënaqësia si duket vlente vetëm për ata që i shqiptonin këto shprehje, sepse kudo shqiptarët ishin në „pëshpëritje“, në pakënaqësi të përgjithshme sepse substancialisht ishin të rrezikuar, sidomos deri më 1966. Treguesit për këtë gjendje nuk ishte vështirë, kush dëshironte për t’i shti hundët më thellë, për ta nuhatur të paktën robërinë, sepse „liria“ shqiptare në Kosovë nuk ishte sikurse liria e serbëve. Këtu Adem Demaçi ishte i pakaluar, e kishte kuptuar më holl se çdokush tjetër realitetin, e kishte konceptuar dhe studiuar deri në program diagnozën epidemiologjike robëruese shqiptare, që mos të kënaqen me propogandën, mos të vendnumrojnë dhe të geotiohen në frazat e kënaqësisë politike të disa triumfalistëve që mendonin se kanë arritur kulmet e zhvillimit, që menonin se fati i tyre, se pozita e tyre shoqërore, është poizta e kombit të tyre. E vërteta, shqiptari i mjerë dhe i vuejtur, që nuk ishte mësuar për t’i gëzuar të mirat e punës së tij, të mirat e luftës së tij, ishte vënë në iluzione, se është i çliruar. Dhe si mos të mendoi, kur luftën shqiptari duhej ta fillonte me njëzetë plumba të blerë mu prej armikut, kur nuk kishte fabrika ushtarke, nuk kishte mjekë, nuk kishte prapavijë të furnizimit, ndërsa propoganda e okupatorit fliste për një armatë dhe polici, të „katërt në Evropë“. Vetëm ata që ia njohin mirë kombit të vet ndjesitë, ia njohin mundësitë e sakrificës do të ngriten dhe do të kundërshtojnë gjoks për gjoks, fyt për fyt, me faqe të bardhë.
Politika dhe diplomacia e Adem Demaçit
Adem Demaçi tërë diplomacinë e tij politike do ta dëshmojë me rastin e burgimit të parë më 1958. Prokurori dihet se e paraqet interesin më ekstrem të një pushteti, i shtron kërkesat më ekstreme që i përthekon ligji i atij pushteti, madje shpesh nga ai „nxitim“ shumë ekstrem, ngjanë edhe në vendet më demokratike se prokurori dëshmohet se ka dalë jashtë kornizave të „shejtërisë“ ligj. E tërë kjo rrugë empiriko – racionale për pushtetarët dhe mbrojtësit e ligjit, në rastin e Adem Demaçit, pashmangshëm, e gjejmë një fenomen. Për çka është fjala. I burgosuri që do ta dridhë ndërgjegjën evropiane më se tridhjetë vjetë, dhe më në fund po prej asaj ndërgjegje që ishte skalitur nga disa gjenerata të tjera tjetërfare, do të shndërrohet në legjendë dhe do të dekorohet me çmimin më të lartë për paqe – me çmimin „Saharov“. Në hetimet paraprake diku më 1958 prokurori sikur nuk dëshironte të prodhoi „armiqë“ dhe me një rast do ta lus klientin e tij që të pajtohet dhe pendohet me sinqeritet ndaj tërë asaj që kishte shprehur dhe vepruar. E vërteta, deri sa të dali në gjykatore Adem Demaçi sikur i kishte „pëlqyer“ kërkesa e prokuroit. Prokurori në atë luftën e tij hetimore sikur dëshironte një harmoni, sikur kërkonte një kompromis sepse shteti i tij dhe orjenetimi i tij ishte cilësuar se po shënonte rrezultate fantastike në spastrimin e shqiptarëve, të cilët në vargoj po rreshtoheshin në marrjen e vesikave për shpërngulje në Anadoll.
Ishte e mjaftuar kjo gjendje për okupatorin, sigurishtë se po. Çka i kushtonte prokurorit për ta bërë një trik, për ta „pajtuar“ një disident që konsiderohej mu në start se nuk do të qëndrojë si të tjerët, se çmimi për te ishte tërësisht tjetër. E kishin testuar Demaçin edhe psikologët, edhe strategët e ushtrisë jugosllave, kishin hy ata në burg, ishin paraqitur si rrugaqë, me pseudonime të ndryshme, me lajka ndër më të ndryshmet, por asgjë nuk kishin vrejtur se „këtij njeriu mund t’i gdhendet ose të i instalohet“. Ky orjentim nuk vinte nga një akribi e prokurorit, por shtrohej si rrezultat se ishte fjala për një intelektual të sistemuar drejt dhe të mirëfilltë, i cili i njihte të gjitha rrymat politike dhe filozofike të kohës, mos edhe kishte shkuar pak më larg në stoicizëm dhe metaforën e hollë diplomatike. Kur do të dali në gjykatore Adem Demaçi, në vend që të pendohet, do të shpërthejë me tërë fuqinë e argumenteve kundër një sistemi gjakatar, kundër një rregjimi që shquhej me një tirani ndër më të egrat në Evropë, kur ishin në pyetje shqiptarët dhe të drejtat e tyre. Nuk kishte kërkuar asnjë lloj falje, ishte bërë më i „ashpër“ se prokurori, nuk këronte mëshirë, por kërkonte që lufta e tij të shënohet vetëm si fillim.
4. Përpjekja e okupatorit që ta amortizojë Liderin shqiptar, Prokurori kundër Adem Demaçit, synonte të arrij më tepër në programin e tij rrënues kunër shqiptarëve, përmes një kompromisi, prandaj ai pushtet kishte konsideruar se konflikti me një shkollë të tillë siç ishte ajo e Adem Demaçit, do t’i prolongonte shumë punë, do t’i lufonte shumë drejtime, që masa shqiptare të organizohet, të vetëdijësohet dhe të avansohet kombëtarisht. Adem Demaçi e kishte kuptuar këtë orientim, se koha dhe shkollimi i shqiptarëve po shkonin kah faktorizimi politik, prandaj në gjykatore do të ligjeroj ligjeratën e vet strategjike, për të cilën synonte të sakrifikojë çdo gjë, pra edhe jetën. Në gjykatore, gjatë procesit të gjykimit Adem Demaçi, nuk do të kalkulojë fare, me tërë aftësinë do të vërsulet në kërkesën që Kosova me vetëvendosje të orjentohet kah dëshiron populli, e jo kah i imponohet me dhunë atij. Orjentimi që Kosova përmes rrugës paqësore t’i bashkohet Shqipërisë, ishte kërkesa sublime e orjentimit politik të luftëetarit më të devotshëm të kombit, për lirinë e tokave shqiptare, të cilat ishin rirobëruar më l912. Adem Demaçi në pozicionin e Liderit i njihte aftësitë e personaliteteve shqiptare, i njihte mirë orjentimet politike në Evropë, prandaj në fillim do të tregohet individualist i madh në luftë, por ai individualizëm nuk ishte filozofia e tij strategjike, por ishte ajo luftë, ishte dobësia e përgjithshme e pjekurisë politike të popullit. Për fat të Adem Demaçit dhe të kombit të tij, epërsia e luftës për t’u shkolluar dhe për t’u emancipuar politikisht populli, ishte më e shpejtë, më e dukëshme në hapërim, karshi egërsisë së okupatorit.
Pse programuesit antishqiptar të Beogradit më 1945 së pari, me të gjitha mjetet do të luftojnë për ta zhbi Flamurin shqiptar. Së dyti, pse politika, kisha dhe institucionet serbe nuk lanë guri pa lëvizë në dipolamci dhe politikë propogandistike vetëm që edhe një herë ta drejtojnë në saje të një dhune të paparë shqiptarin e Kosovës kah shkretëtirat e Anadollit. Ajo politikë triviale me shpërngulje të shqiptarëve në Anadoll, me kolonizim të serbëve në Kosovë, me politikë denacionaliuese përmes ideologjizimit të çështjes kombëtare, bëhej krejtë me qëllim që viset shqiptare një ditë të serbizohen dhe të kolonizohen me sllavë, nga çdo anë e botës, për t’u bërë hapsira unike jugosllave Serbi homogjene. Jo vetëm kaq, mbyllja e shkollave, politika diskriminuese investive nepër ato vise ku shtriheshin shqiptarët, aksionet barbare të policisë ushtarake, shtetrore dhe politike, kinse për t’i çarmatosur shqiptarët e „armatosur“, ishin kulmi i një tragjedie që manifestohej në tri akte:
• çkombtarizim,
• çpronësim dhe
• shpërngulje masive në Anadoll.
Kuptohet në bazë të argumenteve që i posedojmë, Adem Demaçi ishte ai që politikën mostruoze jugosllave e lexoi me kohë dhe nga të gjitha dimenzionet, për çka u përcaktua pa asnjë dilemë për ta luftuar deri në shkatërrimin definitiv të tërë asaj force grabitqare. Adem Demaçi e dinte fare mirë se politika serbe mbi Kosovën kishte bërë plane një kohë të gjatë për t’i asgjësuar të gjitha gjurmët kombëtare shqiptare nga kjo pjesë e Shqipërisë etnike. Në atë politikë serbe, Adem Demaçi do të zbulojë një strategji antinjerëzore që Serbia e propagandonte pa asnjë hezitim deri më 1953, të paktën për t’i likuiduar personalitetet shqiptare dhe popullin shqiptar. Ndërsa, në kohën kur bota e civilizuar po krijonte një bindje se shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë, disi janë të liruar nga dhuna shtetrore dhe se dukeshin të „barabartë“ me të tjerët, ajo politikë e vjetër me metoda të reja e kishte perfeksionuar motodën e shfarosjes, prandaj synonte likuidimin e personaliteteve shqiptare, të institucioneve shqiptare dhe popullin shqiptar, po iu dha shansa në etapa ose për njëherë. Lidhur me këtë orjentim postfashist serb, ta hetosh politikën kanceroze, e cila një ditë do të vërsulet në „fëmijtë e vet“, nuk ka qenë vetëm akribi politike e Demaçit, por njëherit edhe vizion i begatimit të luftës civilizuese politike, me qëllim që një pjesë e një kombi të vetdijësohet me një sakrificë të nivelit jo të rendomt, duke iu kërcënuar asaj politike edhe me ftesë drejtuar popullit për luftë të armatosur, kundër një robëruesi, siç ishte Serbia, alias Jugosllavia në Kosovë. Adem Demaçi e dinte fare mirë se hapja e fakulteteve dhe shkollave të larta në Prishtinë, nuk e amortizonte luftën e tij, po përkundrazi e forconte dhe e ashpërsonte sepse, deficiti më problematik për politikën e Demaçit më 1958 ishte ai i mungesës totale të një politike intelektuale. E vërteta, Adem Demaçi kurrë nuk e ka mohuar se edhe para tij ka patur politikanë patriotë shqiptar. Demaçi do të dallohet prej të tjerëve që përpos sakrificës do të kërkojë luftë intelektuale.