Zürich, 10. 03. 2016. Duke u nisur nga llogjika, e atyre që flisnin në atë emision, për gjoja “HELMIMIN” e Ibrahim Rugovës, besoj që më lejohet edhe mua, të hedhë dyshimet e mia që, pikërishtë Ibrahim Rugova qëndron pas vrasjeve dhe eliminimeve të disa personaliteteve të LDK-ës, e në radhë të parë pas eliminimit dhe vrasjes së prof. Fehmi Aganit…
***
Teoritë e konspiracionit janë arma më e fuqishme, e cilës do propagand, qoftë ajo shtetërore apo edhe partiake, intelektuale apo edhe qytetare, e bazuar në dëshmi apo edhe të pabazuar por të cilat, në shumicën e rasteve, që të mos themë në të gjitha rastet, e bëjnë shoqërinë të mendohet… Tashti, duhet të theksoj që nëse shumica mendojnë, që Hitleri ishte krijuesi i ideologjisë naziste unë kam të drejt të pohoj që nuk ishte.
Për mua Hitleri ishte ai që shprehu publikishtë ato ide. Ndërsa, profeti i teorisë së tillë ishte, gjithnjë sipas meje dhe disa studiueve tjerë, kompozitori Richard Wagner.
Wagneri ishte i pari që deklaroi, se së shpejti do të vijë “një racë superiore”! Pastaj, teoritë konspirative na fusin mjegullnaj për shumë ndodhi të kohës. Përshembull, sajuesit e këtyre teorive për princin Albert, dukë i Klarensit dhe i Avondolit, që ishte djali i dytë i mbretereshës Viktoria, që u tha se kishte vdekur nga pneumonia, nuk u la që trupi i tij të balsamosej…
E, përhapësit e teorive konspirative, kanë lënë dyshimin edhe sot e kësaj dite, që ai ishte mendërisht i paaftë dhe „killeri“ i famshëm me emrin e njohur „Xhek Vrasësi ose barkshpuari“ e që ishte pikërisht princ Alberti, që vriste prostitutat sipas një rituali dhe që linte, pastaj në vendin e ngjarjes porosi masonike…
#ZonaExpress: “Misteri i vdekjes së Presidentit“
***
Në diçka të tillë më ngjau një dokumentar i përgatitur nga shoqëritë „sekrete“ për gjoja helmimin e Ibrahim Rugovës!
E para, mendoj që nëse duam të fusim amulli dhe huti, pas së cilës vdekje, të secilit personalitet mund të fusim doza të dyshimit që: „Nuk vdiqën nga vdekjet natyrale por se ishin të helmuar apo edhe të ekzekutuar”…
Duke u nisur nga llogjika, e atyre që flisnin në atë emision, për gjoja “HELMIMIN” e Ibrahim Rugovës, besoj që më lejohet edhe mua, të hedhë dyshimet e mia që, pikërishtë Ibrahim Rugova qëndron pas vrasjeve dhe eliminimeve të disa personaliteteve të LDK-ës, e në radhë të parë pas eliminimit dhe vrasjes së prof. Fehmi Aganit…
ENIGMA E VRASJES SË FEHMI AGANIT
“Kemi mbaruar të gjithë, në qoftë se mendojmë se secili prej nesh ka lindur vetëm për vehte” (Marin Barleti)
Çështja shqiptare, për ne shqiptarët, ka një karakter krejt të veçantë; vonesa historike, zgjedhje e gabuar e hierarkisë diplomatike, pra atë ndërkombëtare e më shumë kombëtare… Shpeshë herë na ka ndodhë që tradhtarin ta bëjmë hero dhe heroin tradhtarë. Në mungesë ndoshta të guximit individual karshi hipnotizimeve kolektive…
Një prej figurave më enigmatike, padyshim që ka qenë dhe është Ibrahim Rugova. Në kohën kur populli i tij përjetonte katrahurën, fyrjen, humbjen e dinjitetit, ai bëri ngritjen e tij, namin e tij, emrin e tij karshi popullit të shumë vuajtur. E, dihet që në këso kushte, kur populli përjeton shtypje dhe robëri, vetëm ai që është vazal i shtypësve mund të dehet nën mjerimin e të tjerëve…
Me një fjalë, ky ishte njëri ndër personalitetet më enigmatike ashtu siç mbeti enigmatike edhe vrasja apo më mirë me thënë porositsit e vrasjes së Fehmi Aganit…
***
Dihet që Fehmi Agani dhe Ibrahim Rugova, ishin në mardhënje zero pas Kuvendit të tretë të LDK-ës (shkurt 1998), Kuvend në të cilin Fehmi Agani kishte ofruar dorëheqjen e tij. Dhe që nga këtu, ai kishte ndërprerë çdo komunikim me Ibrahim Rugovën. Vetëm edhe një herë gjatë konferencës së Rambujes kishin biseduar me njëri tjetrin, por atë me tone shumë-shumë të ashpëra, sa që profesori i kishte thënë: “Ty vetëm pushteti të intereson dhe asgjë tjetër…”
Në Rambuje, gjatë konferencës, Rugova dhe Agani pothuajse fare nuk kishin komunikuar dhe kur delegacioni ynë duhej të vendoste për udhëheqësin dhe për qëndrimin që do të mbante, Rugova duke e ditur që Aganin e kishte kundër vetes së tij, e dërgon Merovcin që ta përpunonte dhe ta kërcënonte Profesorin…
Pas shpërthimit të profesorit me “ty vetëm pushteti të intereson” komunikimi i këtyre të dyve ishte ndërprerë tërësisht…
Gjatë sulmeve të NATO’s, u përjetua edhe Golgota shqiptare. Shumë veta kërkonin shpëtimin drejtë Bllacës e disa edhe drejt Kukësit teksa Ibrahim Rugova drejt Beogradit… Prej atyre që e kishin zgjedhur shpëtimin e tyre drejt Bllacës ishte edhe Fehmi Agani, e i cili kurrë nuk e arriti atë kufi, aq shumë të dëshiruar ani pse shumë afër e kishte pasur..
Ja pse?
***
Kristofer Hill asokohe kishte biseduar me telefon me Adnan Merovcin (Merovci asokohe ishte sekretar teknik i Ibrahim Rugovës), i cili i kishte thënë Hillit, se ekziston mundësia që së bashku me Rugovën të shkonin për në Beograd dhe se Ibrahim Rugova, kishte kërkuar nga Sigurimi serbë, që t’i gjenin se ku janë të fshehur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si, Fehmi Agani, Edita Tahiri por edhe Hydajet Hyseni dhe Mehmet Hajrizi.
Gjatë asaj kohe, në Han të Elezit, autoritetet serbe, e kishin hetuar dhe arrestuar edhe Blerim Shalën, si njeri ndër pjesëmarrësit në konferencen e Rambujes. Kur e kishin zënë Blerimin, autoritetet serbe ishin konsultuar me Ibrahim Rugovën dhe Merovcin (ky i dyti dëshmon për këtë) duke propozuar që ta kthenin Blerim Shalën në Prishtinë.
Rugova e kishte refuzuar këtë ofertë, duke thënë se nuk kishte nevojë për të. Tani, pas këtij refuzimi të Rugovës, policët serbë nga paraburgimi, ku e mbanin Blerimin në Han të Elezit, e kishin liruar dhe çak i kishin ndihmuar që të kalojë matanë… Nga kjo del që, policët serbë ndëgjonin dhe zbatonin urdhrat e Ibrahim Rugovës. Ai kishte kërkuar qartë që t’ja gjenin Fehmi Aganin…!!!
***
Prof.Fehmi Agani, disa ditë ishte fshehur nëpër Prishtinë ngaqë e dinte që ishte në kërkim… Pasiqë gjetja e bashkëpunëtorëve të Rugovës, po rrezulltonte me mos-sukses, Rugova nga Beogradi dërgon Adnan Merovcin në Shkup (ngaqë tani mendohej që ata do të duhej të jenë atje) me motivacion t‘kërkimit të bashkëpunëtorëve të I.Rugovës. Atje Hilli informohet nga Merovci, se shërbimi sekret serbë, paska informata të cilat konfirmojnë, se UÇK-ja qenka duke përgatitur vrasjen e Rugovës, prandaj forcat serbe kishin vendosur për ta mbrojtur atë…
Por Merovci në Shkup, arriti të kuptojë, se Fehmi Agani është akoma i fshehur diku në Kosovë…
Pas gjashtë javë fshehjeje nëpër Prishtinë, Fehmi Agani së bashku me gruan Sadijen dhe djalin Mentorin, do t’ia mësyjë kufirit të Maqedonisë. Ai kishte dronë se “mund të zihej nga Sigurimi serbë”, PËR T’U SJELLUR NË SHTËPINË E RUGOVËS ku duhej të inkuadrohej natyrisht në lojën, e Rugovës e të Millosheviqit.
Pasi e kishte ruajtur fytyrën gjerë më atëherë, mëtonte daljen si gjithë të tjerët, në shtetin fqinjë. Kur treni kishte arritur në Han të Elezit, ishte urdhëruar që të kthehej për në Fushë Kosovë e që nuk mund të vazhdonte më tutje…
Edhe më herët ishte proklamuar se ishte vra Fehmi Agani… por kësaj radhe vërtetë ai u vra më 10 maj të vitit 1999. Menjëherë pas marrëveshjes Rugova – Millosheviq, TANJUGU u ngut të lëshojë një komunikatë tjetër në të cilën do të akuzojë UÇK-ën për këtë… Fatmirësisht kur është vrarë Agani, me të kanë qenë edhe gruaja dhe i biri, kështu që këtë argument të TANJUGUT, Ibrahim Rugova nuk do të mund ta përdorte për hesape të veta…
Fill pas Luftës vrasjet enigmatike të Xhemail Mustafës, Racit, Popovës etj., Rugova u mundua sipas mësimeve të Tanjugut, t’ua adresojë Luftëtarëve të Lirisë, dhe këtë akuzë e bënte njeriu që sipas mendjes sime, ka qëndruar prapa të gjitha vrasjeve të bashkë-punëtorëve të tij më të ngushtë… Edhe tentim vrasja e Sabri Hamitit shkon në adresë të Rogovës &Co…
Një ditë para se të vritet Fehmi Agani, serbët ishin marrë vesh që Ibrahim Rugovën ta transferonin për në Itali. As nga Italia, ai nuk e përkrahte Luften e popullit shqiptarë për Liri dhe bashkim kombëtar…
I mbetet drejtësisë shqiptare që të hetojë këto vrasje dhe rolin e Rugovës në to… apo edhe autorëve të emisionit, të cilët hudhën dyshimet e tyre që: “Ibrahim Rugova është helmuar!“.