TAFIL DURAKU: DIFERENCIME POLITIKE NË LSHK

(Burojë, 30. 09. 2012) – Ditë më parë doli nga shtypi numri i ri i revistës “Metafora”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ose, më mirë të themi: Organ i Lidhjes Socialiste të Shkrimtarëve të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Po, ku keni parë revistë letrare pa një këshill botues, madje, pa një redaksi profesionale? E, “redaktori” (lexo: censori komunist me përvojë, i paunë të vetin dhe i pakurriz) ashtu edhe e ka qejf, sepse, është mësuar në komunizmin e papërgjegjësisë “shqiptare” jugosllave. Vetëm ashtu i lëverdis atij titulli të njohur “shkencor”, Prof. Merr. Derr. Po, ç‘i duhet LSHK-së diferencimi poilitik me mendësi komuniste e shqiptaro-titiste, madje, kur në krye ka simbolin e rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi?…
Ky, siç duket, është vetëm një fillim i keq i diferencimeve politike në të ashtuquajturën Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, që bëhet përmes revistës “Metafora”. Pse u hoq poezia e këtij autori, e deklamuar në festivalin “Drini poetik”? Pse u hoq emri i këtij poeti dhe shkrimtari shqiptar nga lista e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. A mos ka dashur Prof. Merr. Derr. Shyqri Galica ta provokojë poetin dhe shkrimtarin Tafil Duraku me direktiva të Da(m)ut Demakuçkoviçit&Co që të dalë e të thotë pastaj nëpër tavolina udbasho-kosistësh që “Tafil Duraku nuk bën me askë!”(Sic!) Po ua them publikisht, ore patriotët e Titos, se, ju që keni punuar në sistemin antishqiptar të Titos jeni vetëm rriqër dhe morra të mëdhenj, sepse, keni qenë dhe keni mbetur pleshta të udhëve tona shqiptare dhe jeni rritur e kultivuar vetëm si “shqiptarë” të mëdhenj e si “burra të mirë” dhe të tillë keni mbetur.

………………………………………

Një prezentim tendencioz i daljes së “Metaforës” u pa dhe u bë edhe tek uebfaqja albaniapress e tek ndonjë tjetër. Kush mund ta ketë përgatitur atë prezantim pos redaktorit dhe censorit të njohur “atdhetar”, Prof. Merr. Derr. Shyqri Galica, ose ndonjë i dëgjueshëm i sistemit të tij të “vlerave” demakuçkoviçe. Numri 2 i revistës “Metafora” për vitin 2012 është ndër më skandalozët nga numrat që kanë dalë deri më sot. Pse e themi këtë? Në atë numër të “shekullit shqiptar” shihet se dominojnë jovlerat letrare të një mendësie të sistemit të shkuar shqiptaro-titist dhe disa të përkëdhelur të tyre nga Shqipëria londineze, të cilit sistem “vlerash”, padyshim, i takon edhe redaktori e censori i “ri” i revistës “Metafora”, Prof. Merr. DERR. Shyqri Galica, i cili ka qenë edhe redaktor e censor i njohur në të përditshmen “Rilindja” (“Bujku). Qëllimet e tij diferencuese të sistemit të tij patriotik të “vlerave” dalin fare për fushe, po t’i hidhet një sy i paanshëm numrit 2 të revistës së LSHK. Atë veprim “patriotik” e “kombëtar” redaktori (lexo: “redari” ) i “vlerave” të socrealizmit jugosllav shqiptaro-titist e ka bërë për interesa të tij të ngushta meskine e kulimoklanore, ku ka prezentuar disa dashamirës të sistemit të tij të “vlerave”, madje, për t’i ruajtur e kultivuar ato “vlera”, ka publikuar edhe “kritikë” për veprën e tij të patejkalueshme për nga “vlera”(!), thuase nuk është botuar asnjë vepër tjetër këtë vit jubilar…
Redaktori i revistës “Metafora”, ndër të tjera, censuron dhe diferencon publikisht, politikisht, sipas preferencave të tij shqiptaro-titiste, autorin e këtij shkrimi, i cili menjëherë pas përfundimit të festivalit të tretë “Drini poetik” kritikoi ashpër qëndrimet e tij meskine dhe kretenizmin e tij brenda Lidhjes së Shkrimtarëve. A di kryetari Demaçi se çfarë i punohet “prapa shpine”, apo, edhe ai ka rënë pre e atyre “vlerave” kulmore të sistemit jo larg të shkuar komunist e shqiptaro-titist, që bëhet me direktiva të udbasho-kosistëve “shqiptarë”, sidomos, në “kulturë”.
“Redaktori” nuk është i denjë dhe nuk përfaqëson veten, por punon me direktiva dhe i teledirigjuar nga qarqe “patriotike” të UDB-së dhe të KOS-it, të cilat i pëshpërisin në vesh se si duhet vepruar dhe çfarë duhet bërë për të linçuar poetë e shkrimtarë shqiptarë që nuk janë pajtuar kurrë as pajtohen sot me veprimtarët e palodhshëm “shqiptarë” të Rankoviçit, Titos dhe Milosheviçit. Numri i ri i “Metaforës” e dëshmon këtë mëse miri.
Lëre që autori i këtij shkrimi nuk u prezantua me poezinë e deklamuar në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, por, madje, i është hequr emri edhe nga lista e anëtarëve të LSHK, e paraqitur në fund të revistës “Metafora”, e cila ishte e stërmbushur me “emra” e “vlera” të letërsisë së socreralizmit shqiptaro-titist jugosllav, që u bënë gjithçka duke i shërbyer me pietet komunizmit antishqiptar në Jugosllavi. Madje, për të qenë çudia edhe më e madhe shihet se redaktori nuk mund ta botojë revistën pa botuar edhe në gjuhën serbe të nënës, madje, për 100-Vjetor (Bah!)

Numri i ri i revistës“Metafora”(2-2012), organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

…………………………………….

Ky diferencim politik, dashur e padashur të kthen tek romani i Adem demaçit, “Gjarpërinjtë e gjakut”, po këta gjarpërinjtë “tanë” të gjakut, sot, për çfarë janë duke ndryshuar nga personazhet e “Gjarpërinjve të Gjakut” të Demaçit, dje? A e di z. Demaçi ç‘diferencim po bën zëvendësi i tij polico-kreteno-klanor në emër të LSHK-së? Nëse s’e di, le ta merr revistën e tij “Metafora” dhe le ta sheh se ç‘ka bërë Prof. Merr. Derr. Shyqri Galica dhe kë ka diferencuar politikisht nga LSHK. A është bërë diferencimi me dijeninë e z. Demaçi dhe nëse është bërë me dijeninë e tij, pse është bërë? Kjo flet edhe më keq për z. Demaçi. Apo, z. Demaçi don të mbetet edhe i afërt me shqiptaro-titistët dhe me atdhetarët shqiptarë, duke qenë “kundërshtar” i papërmirësueshëm i “komunistëve” – “demokratë” shqiptaro-titistë!?!…
Është për t’u thënë dhe për të ardhur keq që një “doktor shkencash” teledirigjohet nga qarqe da(m)utdemakuçkoviçe, i cili (D. D.) “redaktorin” e ka përdorur edhe për ta plaçkitur bashkërisht buxhetin e Edicionit “Rilindja” dhe për qëllime të tilla “patriotike” e ka emëruar në të ashtuquajturin “Këshill i Librit” i MK, për të moslejuar sponsorimin e asnjë libri konkurrues të Edicionit “Rilindja”.
Kjo revistë e LSHK po dëshmon bindshëm dhe qartë se kush dhe cilët janë të privilegjuarit e komunizmit jugosllav dhe antishqiptar. Por, as ky qëndrim “fisnik” nuk çuditë, kur dihet se Sali Berisha po i diferencon shqiptarët dhe po i rehabiliton “shqiptarët” edhe në Tiranë, madje, me direktiva të udbasho-kosistëve alipodrimianë, e, lëre më të mos i dieferencojë shqiptarët dhe shkrimtarët shqiptarë përfaqësuesi i udbasho-kosistëve “shqiptarë” në Prishtinë, duke i rehabilituar ata edhe me revistën e LSHK, siç ka vepruar këtë herë “redaktori”, Prof. Merr. Derr. Shyqri Galica.
Z, Demaçi, a është ky fillimi i diferencimit shqiptaro-titist që bëhet në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, kur Ti je kryetar i Lidhjes dhe pse lejohet një gjë e tillë?!…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura