PROF. MURAT GECAJ: U TREGOJ PËR NJË TAKIM “SUPRIZË” DHE TË BUKUR

Tiranë, 12. 03. 2016: Kisha disa ditë që nuk isha takuar për kafe me arsimtarin, publicistin dhe studiuesin, me origjinë nga Suka e Përmetit, Sejdo Harka. Kjo ka ndodhur sepse, tanimë, ai jep mësim në një shkollë të mesme private. Pra, ditë të lira ka vetëm të shtunën e të dielën. Kështu që, sipas traditës sonë, sot në mëngjes ai më mori në celular dhe lamë takim në lokalin “Bulevard”, në afërsi të ish-stacionit të trenit. Populli thotë, “më i shkathti, më i shpejti”, pra unë shkova i pari aty.
Tregoj këtu se ishte e paparitur për mua, kur pak më parë më telefonoi edhe kolegu e miku ynë i përbashkët, mësuesi dhe drejtuesi veteran i arsimit në rrethin e Durrësit, Bajram Gashi. Pra, unë e dija këtë gjë dhe u përshëndetëm përzemërsisht dhe aty nisëm një bisedë të këndshme. Sakaq, aty erdhi shkrimtari dhe publicisti i njohur Viron Kona, për të cilin ishte “suprizë” e këndshme pjesëmarrja e Bajramit, në takimin tonë. E njëjta gjë ishte edhe për Sejdon, kur ai arriti aty “i fundit”, megjithëse përpiqet të ma kalojë në takimet tona, duke e përligjur këtë gjë me moshën më të re(ha,ha).

Jam i ndërgjegjshëm që për mjaft lexues këto radhë nuk paraqesin ndonjë interes të veçantë. Ndërsa për kolegë e miq, që na njohin, sigurisht kanë kënaqësi për këtë gjë. Nuk po përmendi shumë emra, po njëri ndër ta ishte pikërisht arsimtari veteran e publicisti, Kadri Tarelli. Meqenëse e kishte mësuar më parë këtë “sekret”, pra që Bajrami do të takohej me ne në Tiranë, ai na mori me celular. U përshëndetëm me të përzemmërsisht dhe e pyetëm për shndetin e familjen. U shkëputëm me të, me besimin se do të shihemi së shpejti, ndoshta, në Tiranë ose në Durrës. E them për në qytetin e tij, pasi jo në një rast, ai ka ka ftuar atje dhe kemi kaluar orë të këndshme së bashku, në shoqërinë edhe të kolegëve e miqëve të tjerë.
Është e kuptueshme për secilin që në takimin tonë të sotëm ne folëm për tema të ndryshme. Ndër to, temë e ditës ishin botimet e librave ose artikujt në shtyp. Ja, psh, këto ditë Sejdo publikoi një recension të bukur për librin e Vironit, “Nëndetësja”. Ndërsa, me rastin e Festës së 8 Marsit të këtij viti, ai publikoi një shkrim për librin tim, “Për ju, krijuese”(Tiranë, 2015).
Minutat, në takimin tonë, ikën shumë shpejt, pa u ndjerë. Pasi bëmë një fotografi të përbashkët për kujtim, u përqafuam me njëri-tjetrin dhe secili shkoi në punët e tij, vetjake ose familjare. Ndërsa në kujtesë na mbetën bisedat e zhvilluara, shakatë ose tregimet për ngjarje të ditës dhe të kohës së shkuar. E kam nënvizuar edhe në rastë të tjera, se takime të tillë janë të bukur, mbresëlënës, çlodhës dhe që ndikojnë pozitivisht në ndjenjat e shëndetin tonë. Prandaj, ashtu siç veprojnë dhe shumë e shumë të tjerë, ndër ta dhe shkrimtari i mirënjohur Bardhyl Xhama, është e dobishme që t’i organizojmë, sa herë që të na paraqitet mundësia.
Tiranë, 12 mars 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura