Pashtriku.org, 20. 05. 2016: Veterani, invalidi i luftës së UÇK-së dhe ish oficeri i TMK-ës, Meçan Zotaj, sot taksist – në rrjetin social facebook, me dëshpërim të thellë falënderon Serbinë, që e ka plagosur gjatë luftës dhe e ka bërë me një pension invalidor, të cilin shteti i Kosovës nuk do t’ia jepte, po të mos ishte i tillë!
Në vazhdim lexoni të plotë postimin e Meçanit në facebook:
DEKLARATË
Une Meçan Zotaj, veteran dhe invalid i luftes se UÇK-së, ish Oficer per 9 vjet ne TMK, i fala shpirtin dhe gjymtyret Atdheut tim. Kalova gjith rinin time ne varferi, duke ndjekur rrugen e patriotit, duke luftuar me cdo kusht qe amaneti i Deshmoreve te vihet ne vend, duke len anash familjen time te ngushte dhe gjithçka qe lidhej me interesat e mia personale etj etj. Tani e 5 vjet duke punuar si taksist dhe hamallxhi i secilit klient madje edhe i gabelve te Kosoves. Nga nje njeri me vullnet te çelikt per te luftuar çdo te keqe qe i kanoset Atdheut tim…. Sot falenderoj Serbine i cili me plagosi gjate luftes i cili eshte i vetmi qe me ka bere me nje rrog solide edhe pse e kish qellim vrasjen time.
Veterani, invalidi i luftës së UÇK-së dhe ish oficeri i TMK-ës, Meçan Zotaj.
Meçan Zotaj dhe Lulzim Musliu nga Muhovci i Bujanocit.
– Duke llogaritur masakrat dhe genocidin te cilin Serbia e ka ushtruar sistematikisht ne njerezit e Kombit tim, por edhe ate te fundit te cilin e perjetova vet si deshmitar i tiranis se tyre.
– Duke pare edhe shume Komandanta e udheheqsa te UÇK-së te cilet perjargeshin gjate dhe pas luftes si mbrojtes te Atdheut, te cilet sapo hyn ne politik u ben argat te Serbeve, bedel, sherbetor apo si te doni i quani;
– Duke bashkuar copeza te historise se Shqiptarise gjithandej, lufterat dhe paslufterat, vij ne perfundim se une i takoj popullit me qyqar ne Ballkan dhe Europ, me servilitet, me te nenshtruarit, me genjeshtarit, me te pavlerit dhe me te pabesit.
Si taksist dhe hamallxhi i seciles shtrese njerzore qe eshte myshteri ne veturen time, falenderoj shume Serbine i cili me plagosi, me beri me nje pension invalidor, te cilin shteti i Kosoves nuk do te ma ipte nese do te mundej ta bente nje gje te tille, por fatkeqsisht ka shume invalid te tjere dhe fatmirsisht ne krah te tyre nuk me ndajne dot vetem mua.
Po mendoj se do te me ndanin nese do te mundeshin, ashtu si me ndane nga FSK. Ashtu te me ndajne sistematikisht duke refuzuar çdo kerkese timen per nje pune te denje.
Mbreme ne daten 18.05.2016 ne nje takim te rastesishem, me tha nje shok imi, Meçan duhet te na perkrahesh ne partine tone politike…. Ngela i shtangur!… si me kerkojne akoma kur s’me kane dhene asgje, bile edhe ato pak qe kisha mi moren!
Qesha pak nga zori dhe i thash: nese lista Serbska me gjen nje vend pune, une Meçan Zotaj veteran dhe invalid i UÇK-se do t’ja jap voten asaj.
Me pa i çuditur dhe me tha mos u tall me mua. Nuk tallem i thash, komandantet tane dhe udheheqsit politik per interesa te tyre te ngushta e futen listen Serbe ne qeveri, i dhane ministri e kompetenca i dhane cfare deshen shkiet. Ata (komandantet dhe udheheqsit politik te UÇK-se) pa dallim partie, bashk me argatet e perhershem te Serbeve, LDK-ne, nuk i ruajne interesat e Atdheut… kush hamamin jam une!??? Nje taksixhi dhe hamall i gabelve qe te ruaj Atdheun?!