AV.BEJTUSH ISUFI: NË PRIZREN THEMELOHET ‘PËRKUJDESJA SHQIPTARE’ – AVANGARDË E RUAJTJES SË QENIES SONË KOMBËTARE

 Pashtriku.org, 15. 6. 2016: Më 10 qershor 2016 (138 vjet pas Lidhjes së Prizrenit), në Prizren, atdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare, themeluan Këshillin Nismëtar (KN) të “Përkujdesjes shqiptare”. Në arsyetimin e themelimit është theksuar se shoqëria shqiptare po përballet me sfida dhe procese të fuqishme dezintegruese, me asimilim të mërgatës dhe me dukuri të tjera të dëmshme.
“Kjo gjendje duhet të motivojë për angazhim të gjithë, përderisa ka kohë që të parandalohen pasojat, që dikur mund të bëhet vonë”, – ishte moto e dalë nga nisma. Koordinator i “Përkujdesjes…” është zgjedhur avokati nga Prishtina, Bejtush Isufi. “Përkujdesja shqiptare” është një Platformë e përgatitur me dhjetëra vjet nga pedagogu në pension, Gjokë Dabaj, me prejardhje nga Mali i Zi dhe me vendbanim të përhershëm në Shqipëri. Kjo Platëformë do të shqyrtohet dhe plotësohet për të nxjerr pastaj programin e shoqatës, ndërsa si synim ka që të krijoj një rrjetë të komunikimit dhe koordinimit të përhershëm e cila do të kontribuoj në ruajtjen e qenjes kombëtare shqiptare, pavarësisht se ku mund të jetojnë themeluesit e kësaj shoqate. Në tubimin e parë të sajë shoqata ka ftuar 40 anëtarë, nga të gjitha viset shqiptare dhe nga mërgata.
KN-ja ka synim zgjerimin deri në Kuvendin Themelues, që do të mbahet më 10 qershor 2017, për ta shndërruar “Përkujdesjën…” në institucion funksional.
Grupi koordinues i zgjedhur, do të punojë për përgatitjen e Kuvendit Themelues, i cili do të ketë për detyrë të kontribuojë në plotësimin, pasurimin dhe përshtatjen e objektivave të “Përkujdesjes…”.
Entiteti do të zyrtarizohet si shoqatë e qytetarëve dhe do të pretendojë të përfshijë në gjirin e vet pjesëtarë nga i gjithë spektri i shoqërisë shqiptare, nga të gjitha hapësirat, përfshirë edhe mërgatën.

Koordinatori i “Përkujdesja shqiptare”
Bejtush Isufi
Prishtinë, 12 qershor 2016

Prizren, 10 qershor 2016: Këshilli nismëtar i “Përkujdesjes Shqiptare”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura