SULEJMAN MEHAZI: NJË POROSI PËR FATIMEN DHE PROKURORINË SPECIALE

Tetovë, 18. 06. 2016: Një mbrëmje, duke biseduar me avokatin e mirënjohur tetovar Mahmudin, më dha një ide e më frymëzoi për të shkruar këtë tekst nga mendimet e tij të çmuara juridike!
Gjatë bisedës, e pyeta për llojet e veprave të palejuara juridike dhe për llojet e dënimeve, si p.sh. kur i pandehuri dënohet me vdekje, vrasje, me varje, me prerje koke, me gurë, me burg e kështu me rradhë.
Prandaj të dashur qytetarë të Republikës së Maqedonisë avokati i mirënjohur tetovar, ne së bashku me ju, kemi një ide-porosi për Prokurorinë Speciale: Janeva, Fatime dhe Lençe që me ndihmën e SHBA dhe BE të nxjerrin një Ligj Special për të Dashuruarit e Parave!

Maqedoni – Prokuroret Katica Janeva, Lence Ristevska dhe Fatime Fetai.

Kërkesa dhe porosia jonë është kjo:
E nderuar Kryetare e Prokurorisë Speciale, Janeva, anëtarë të kësaj Prokurorie, Fatime e Lençe, duke parë se juve jo vetëm që s’ju përkrahin institucionet shtetërore të korruptuar të kētij shteti, por s’ju përkrahin as departamentet e ndryshme të këtyre gjykatave shtetërore, prandaj kemi një porosi dhe një ide fantastike për funksionarët e korruptuar të këtij shteti të cilët jo vetëm që i duan pa kufij paratë, po janë në gjendje dhe të vdesin për të shijshmet Euro.
E cila është kjo porosi?
Ja do ju tregojmë!

Ju lusim Prokurori e Nderuar Speciale që të nxjerrni një ligj për funksionarët që i duan paratë shumē të dēnohen me para, apo ndryshe mund ta quani: “Dënimi i funksionarëve me para” E si të jetë ky dënim? Në historinë e gjyqësorit do jetë një ndër dënimet më të bukura e më spekrakulare në botë. Ju Prokurori e nderuar do propozoni që për të gjithë ata që i duan paratë e pandershme, të vjedhur e të korruptuar, do dënohen në mënyrë të ndershme me para. E si kështu? Po për këtë lloj dënimi duhet një vend-ndërtim i posaçëm, e kjo të jetë një dhomë e bukur, ashtu si është e bukur dhe jeta e funksionarëve, e ndërtuar me gjysë-metro katror gjerësi, e pesë metro lartësi, po e hapur e pa tavan mbi kokë, me shkallë të jashtme për të hypur populli mbi dhomën e tyre duke hedhur jo para prej letre, po monedha të hekurta mbi kokat e funksionarëve, deri sa të mbulohen me para, jo vetëm ata por edhe e tërë dhoma e dënimit që të mbyten duke u kënaqur me monedhat e hudhura nga populli.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura