FATMIR BRAJSHORI: KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE DEPUTETËT

Cyrih, 24. 09. 2016: I ashtuquajturi pluralizëm i partive, të para luftës me zero ndryshime të pas luftës, që përpos disa partive të reja, të formuara dhe të njohura si “parti të luftës”, u kthyen më shumë në Gladio-turizëm të partive, duke e kthyer luftën politike për pushtet personal, në një mallkim të vërtetë, pa alternativa dhe oponenc të dobishme, për qytetarin shqiptarë të Kosovës dhe për vetë Kosovën, nuk sollën asgjë të re për qytetarin dhe qytetarinë.
Shtrohet pyetja e logjikshme: Përse Kuvendi ynë nuk reagon fare ose kur reagon e bën këtë gjë me vonesë për probleme “bajagi” të mëdha siç është ta zëmë ngritja e Kishës Ortodokse dhe aksioni i paradokohshëm i ca serbëve që marrin paga nga sovrani i republikës së Kosovës, ku shumica është shqiptare?
Unë mendoj që esenca e gjithë kësaj që nuk ka një qëndrim të prerë nga Kuvendi është, mendoj, nënshtrimi i të gjitha qeverive dhe Kuvendeve të pas luftës ndaj një super “qeverie” të huaj, të padukshme dhe ndikuese!
Institucionet tona, që në nismë morën në thua, për t’u rrëzuar poshtë tatëpjetës, nga e cila vështirë që “po munden të ngrihen ngaqë rrëzuarjen e kanë të vet-projektuar”.
Shembulli më i mirë për këtë, është Institucioni më i rëndësishëm, i shtetsisë së Kosovës, Parlamenti, si organ më i lartë i vendit, para të cilit betohen edhe Kryetari, Kryeministri me kabinetin e tij por edhe të “zgjedhurit” e popullit.

Por, a janë me të vërtet të “zgjedhurit e popullit” në Kuvend me të vërtet të zgjedhurit e popullit?
Në shumicën e rastëve, ne dëgjojmë nga XY deputeti apo deputetja që thirren në emër të sovranit, se janë të zgjedhurit e popullit, se do të flasin në emër të popullit dhe do veprojnë për atë popull… Por, asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk është i zgjedhur i popullit, nuk është zgjedhur nga populli dhe s’ka të drejt të flasë në emër të atij populli dhe të veproj për të!
Pse mendoj kështu?
Deputetët i janë imponuar zgjedhësit dhe ai s’ka pas mundësi të tjera. Pra, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të zgjedhurit e partive dhe kanë marrë, vetëm votat e militantëve të partive… Me vota militante nuk mund të jesh përfaqësuesi i shumicës së popullit kur kemi parasysh që, zgjedhësit në disa zgjedhje të fundit ishin më pak se gjysma e votuesve me të drejtë votimi…
I vetmi përfaqësues, i zgjedhur nga votat e popullit dhe jo të militantëve të partive të ndryshme është kryetari i Komunës së Hanit të Elezit zotëri Refki Suma…
Kuvendi sot
Ky Kuvendë sikurse edhe ai i mëparshmi, (që përkah përmbajtja fare s’ka ndryshuar), janë të bllokuar dhe atë së pari, të vet-bllokuar! E, kur vet-bllokohesh të tjerët ta ndihmojnë këtë gjë edhe më shumë.
Kuvendi është i bllokuar ngaqë nuk ka sovranitet që nga dita e parë e nisjes së punës, fill pas luftës duke qenë pastaj gjithë të tjerët, në varësi të atyre që kanë në duar ndërtimin e rendit të ri botëror sikurse rindërtimin dhe dizajnimin e ri të interesave në Ballkan… Këto gjëra që po shkruaj nuk kanë të bëjnë me një nismë të mendimit të ri dhe njëmendsisë së re të shkëputjes nga interpretimet e vjetra rreth Kuvendeve të Kosovës.
E Kuvendi sot ndihet i bllokuar nga vet kuvendarët e saj!
Komedi dhe Tragjedi në të njejtën kohë!!!
Tashti, kjo mundet edhe të mos i pëlqejë fare dikujt por «Parlamenti» ynë, është pa iniciativa, shterpë, pa ide për të ardhmen, pa vizion…
Mendoj që në tërë botën nuk ka më Kuvend që është kaq neutral se që është ky i yni: ky nuk përzihet dhe nuk flet as për ato gjëra për të cilat i takon të marrë qëndrim, siç është ta zëmë fjala për «kishën Ortodokse në Kampusin e Universitetit!»
Por meqë në thumb kësaj radhe e kam Kuvendin dhe Kuvendarin nuk do të merrem me kishën, hë për hë,,,
E, vetmja gjë, që tani për tani për të cilën shërben Parlamenti, është që disa deputet, të tregojnë batutat e tyre, ca të tjerë sikur nuk munden menjëherë të përqendrohen në temë por së pari, duan të nisin FJALIMIN me një anekdotë, e shumë të tjerë duke zgurdulluar sytë, në Monitor të TV-ve, mbrenda në sallë, për të shikuar se mos objektivi i kamerës, i ka kapur dikund, që pastaj të rregullohen dhe të bëjnë një buzëqeshje fallso …
Kjo është puna më e mirë që dijnë të bëjnë parlamentarët.
Pra, Parlamenti i Kosovës, sot është shndërruar më shumë në një institucion kukull, karshi të huajve, i butë në raport me agresivitetin e ideve serbe dhe ideve nga Parlamenti armik i Serbisë.. Me një fjalë, një Parlament, kudo t’i hynte më shumë në punë autorit të “Përrallës me Tupan” për të gjetur, aktorë (humoristë) të shkëlqyer dhe atë pa audicion…
Pra, këtu shohim Kapitullimin e parë dhe qyqarllëkun e parlamentit të Kosovës ngaqë që në fillim, janë pajtuar që, anëtar të këtij parlamenti të jetë, Lista Serbe, si parti apo Lëvizje që përfaqëson Beogradin në njërën anë, ndërsa nga ana tjetër, atyre u janë siguruar ato tetë vende + dy vendet e këtyre të pa grupime… Me këtë rastë partitë Politike që participojnë aty nuk respektuan elektoratin e tyre, nuk u treguan largëpamës, elastik, realist për të ardhmen e pushtetit.
Parlamenti i Kosovës nuk është i aftë, as edhe një ligj ta vendosë vet, që bie në kundërshtim me interesat e të tjerëve dhe që është në interes shumë jetik për popullatën vendase!
Parlamenti i Kosovës, nuk është i hapur për të pranuar edhe iniciativa të tjera nga qytetarët, siç mundë të vijnë nga intelektualët e pavarur, Lëvizje të qytetarëve…
Pra, me një fjalë, një parlament i cili mund të lakohet nga të gjithë dhe në secilën rasë dhe trajtë. Por në këtë parlament, nuk mundë fort të lavdrohet as edhe opozita ngaqë ato ,sikur janë të predispozicionuara që të vrojtojnë kundershtarin, se ku po gabon, se sa në atë, se cili do të ishte roli dhe imazhi i një Parlamenti, përballë popullsisë dhe elektoratit.
Prandaj nuk do të ishte çudi, që në një të afërme të afërt, të ndodhë që “rebelimet e popullates” të nxjerrin ata deputarë ” klounësh” ( me perjashtime natyrisht) nga parlamenti.
I vetmi është Parlamenti i Kosovës, i cili vet-sjellë ligje dhe vet në seancen e radhës, voton kundër atyre ligjeve.
Voton kundër ideve Kombëtare dhe Çlirimtarëve në njërën anë ndërsa në anën tjetër i shperblen spiujtë dhe tradhtarët duke i emeruar prokuror dhe gjykates serish po ata që kanë qenë edhe më parë…
Pra me një fjalë, mund të themi që Parlamenti është shenderruar në një Parlament të shouve televizive ( që edhe për një kohë as edhe një emision humoristik -satirik s’do t’ja kalojë); Parlament pa rendë; parlament i pritjeve dhe përcjelljeve të delegacioneve e udhëtimeve të panumërta, jashtë shtetit. Pra aty ka gjithëçka por punë për të miren e qytetarit më së paku. Nuk e di sa do të vazhdojë kjo gjendje e bllokimit të përgjithshëm.
Parlamenti i Kosovës do të duhej të veproj sikur ato Ekipet e Futbollit: kur nuk u shkonë, ndërrojnë Trajnerin apo edhe tërë stafin drejtues, e shpeshë herë edhe ekipin e tërë, që do të thotë që; ka ardhë koha që vet deputetet ta dijnë, që aty janë në vendë të gabuar dhe kohë jo të favorshme per ta, ngaqë u ka ikur koha ( dashtë zoti) qyqarëve dhe frikacakëve… Pra kriza është substanca e vertetë e Parlamentit. Për fat të keq ky Parlament i Kosovës ka bërë marrëzira të mëdha.E, këto marrëzira kanë lindur si pasojë e asaj që; niveli intelektual i shumicës është shumë më i ulët nga niveli mesatar i popullit.
Sipas mendimit tim, Bllokimi i punëve në Parlament, bllokimi i ideve nga ata që nuk mendojnë njejtë si shumica e pozitës – apo si shumica e opozitës, na qonë drejtë zgjedhjes më të mirë të mundshme, Zgjedhje të parakohshme. Unë nuk e përcaktoj dot se kjo po të varet nga vet politikanët, ata do të luteshin që kjo gjendje e Bllokimit të vazhdojë deri ne pakufi kështu që; a do zgjedhje të reja dhe të PARAKOHSHME DUHET TA PERCAKTOJË VETË POPULLI…
Nga ana tjeter fakti, se shumica parlamentare PDK- LDK-ës, praktikon një monizëm të ri, me një garniturë pluraliste, krijon parlamentokracinë më të dobten, më pa mend dhe fetishizon mekanizmin e votës, që shëndrrohet në ostrakizëm. Ky ështe realiteti i një Parlamenti i cili veten nuk e përfill. E realiteti duhet t’i hedhë tej alergjitë politike, të shikohet realiteti në sy, të mirret në konsideratë dhe të mos përdhunohet.
Në të kundërten realiteti nuk të përfill ngaqë edhe ti nuk e përfill atë.
E, pikërisht këtë po bënë sot Parlamenti i Kosovës, i cili udhëhiqet nga mediokër të llojit të vet, të llojit të tyre dhe përkrahët po ashtu nga mediokrët edhe më të avansuar në krahasim me ata që janë të zgjedhur në kryesi të këtij Kuvendi…
Ky parlament do të ketë përgjegjësi Historike.
Në Kosovë falë këtij Parlamenti ndeshemi për çdo ditë me një jetë të brishtë në “demokracin e paqenë” me një traditë patriarkale dhe moniste të fortë (nga të dy grupet e mëdha) – kjo krijon pengesa psikologjike dhe rutinore të mëdha…
Në faktë, një parlament me deputarë e të cilët nuk janë në gjendje të ulen dhe të debatojn për tema madhore siç janë demarkacioni e sidomos Asociacioni i Komunave serbe për njerën palë dhe «Zajednica» për palën tjetër nuk mund të quhet ndryshe përpos:
«Parlament i deputarëve të zgjedhur nga militantët e partive e të cilët në radhë të parë, mendojn, që detyra e tyre parësore dhe kryesore është, ruajtja e interesave të partis të cilën përfaqësojn, ruajtja e interesave të klaneve mbrenda partis si dhe rehatia personale karshi probleve madhore të vendit, në emër të të cilit flasin!»
Unë do të uroja që këta deputarë të jenë të ndërgjegjshëm e më shumë të përgjegjëshëm karshi obligimeve që kanë por duke pasur faktin që këta janë zgjedhur nga të parët e partive për të qenë pjesë e kuvendit pikrishtë pse janë të papërgjegjshëm dhe servil ndaj sundimtarit të partis, nuk mund të presim asgjë nga këta; kur them asgjë mendoj në të mirë të popullatës dhe në dëm të partis të cilën ata përfaqësojnë!
E mira e së mirës për Kosovën do të ishte që: ky parlament të shpërndahet sa më parë që të jetë e mundëshme!
E mira tjetër akoma më e mirë se kjo e para do të ishte që mundësishtë asnjëri nga këta të mos zgjedhet si deputet në legjislacionin e ardhshëm, çka shumë pak është e mundëshme kështu që na mbetetët të shpresojmë që të ndodhë kjo e treta dhe e cila është: «Të mbyllën që të gjithë deputetët në sallën plenare të Kuvendit, tû mbyllën dyer e dritare, t’u hidhet gaz lotësjellës me sasi tonelatësh dhe në këtë mënyrë t’u jepet mundësia që të gjithë të vdesin për Kosovë dhe për t’mirën e Kosovës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura