Vjenë, 29.11.2015: Studentët shqiptarë në ambientet e Institutit Studentor festuan 28 Nëntorin- Ditën Flamurit. Shoqata studentore me sukses po jetëson programin e saj brenda vitit të themelimit të saj, në gjirin e së cilës pjesojnë studentë nga të gjitha trevat shqiptare. Programi filloi me Himnin Kombëtar të kënduar nga studentja, Arta Selimi. Drejtimi i programit u bë nga studentët: Ariana Sulemani dhe Endrit Xhelili. Në emër të organizatorit përshëndeti e uroi kryetari i Shoqatës Studentore Shqiptare, Argjend Kokalla. “Festa jonë është si rezultat i bashkëpunimit në realizimin e projekteve dhe ideve mes studentëve nga të gjitha trevat shqiptare. Lus të gjithë studentët shqiptarë në bashkëpunim për të mirën e përbashkët”. Nga diplomatët studentëet i uruan z.Arten Hanku, sekretar në Ambasadën e Shqipërisë. ”Ky flamur i ngritur për herë të parë nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u bë jo vetëm simbol i mbrojtjes së trevave shqiptare, por edhe simbol i mbrojtjes së qytetërimit evropian. Një falënderim shtetit austriak i cili e mbështeti në vazhdimësi kombin shqiptar në ditët më të vështira të tij”.
Faruk Ajeti, sekretar në Ambasadën e Kosovës.”28 Nëntori paraqet emëruesin e përbashkët si rrallë në histori: ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, në Vlorë nga Ismail Qemali, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto ngjarje përbëjnë bashkimin, qëndresën e vendosmërinë e kombit shqiptar për liri”. Ishin prezent edhe Ilir Islami, sekretar në Ambasadën e Maqedonisë, Anton Marku nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Fjalë rasti mbajti Egin Ceka, studiues e diplomat në Vjenë.” Në 28 nëntor të vitit 1912 ishte një elitë politike e cila ndërmori iniciativë diplomatike në gjithë Evropën për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë. Kjo rridhte nga veprimtaria pararendëse madhore e Rilindësve”. Ai foli rreth rrjedhave shoqërore në Shqipëri e trevat shqiptare që nga pavarësia. “Shqiptarët janë evropian dhe çdo konstrukt, kundërthënie mes Shqipërisë dhe Evropës, mes shqiptarëve dhe evropianëve është një kundërshtim në vetvete”.
Në vazhdim studentët Visar Kasa dhe Pëllumb Molaku kënduan këngën ”Hajredin Pasha”, kurse Arta Selimi këndoi këngën çame “Tumankuqe”, e përcjellë në violinë nga studentja çame Sara Lalaj. Një recitim i fuqishëm ishte ai i Jeta Jasharit me vargjet poetike “Jam shqiptar”. Studentë tjerë nga kryesia që organizuan mbrëmjen shënjuese ishin: Arbër Qarri Arbër Ahmeti, Mirlinda Gorqaj, Ariana Sulemani, Besforta Furriku, Mark Marku, Diellza Salihu, Durim Jupa, Blerina Osmani, Senad Kraja. Programi përfundoj me koktej rasti nga gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare. Një kohë të gjatë nuk janë prezantuar studentët shqiptarë në Vjenë me kaq entuziazëm dhe organizim të mirë. Shoqata e Studentëve Shqiptar tani jep shpresa në rilindjen e traditës organizative të studentëve shqiptarë që para një shekulli në Austri. Gjithë ambienti fliste me dëshirën e shpresën për bashkimin tonë gjithandej hapësirave ku frymojnë bashkëkombësit tanë.
Postime të Lidhura
QYTETARËT AKTIVË PËR PRIZRENIN: RAMADAN MUJA&CO, KA NISUR PUNIMET PËR NDËRTIMIN E NJË STADIUMI NË VENDIN E KRIMIT!
Prizren, 19. 06. 2015 – “Komuna e Ramadan Mujës”, më 16/06/2015, ka nisur punimet për ndërtimin e një…
ARDIAN RAMADANI: IRONIA NË LËVIZJE – PSE NA MALLKOI HISTORIA?
Kumanovë, 21. 06. 2015 – (Vështrim librit të Shefki Ollomanit «Çështja kombëtare shqiptare», Shkupi, Mars 2008, fq. 246)…
RAGIP SHALA: NGUJIMI I REPUBLIKËS NË ZGAFELLË (SHKURT 1989)!
Zvicër, 1 mars 2019: (Në 30 vjetorin e grevës së minatorëve) – Pas pranverës republikane të 81-tës, Kosova…
SHQIPTAR OSEKU: HEJ, MOS PËSHTYNI MBI PLAGËT E LIRISË! UÇK’ja NUK ISHTE LUFTË E KRERËVE, PO KRYENGRITJE E VEGJËLISË!
Oslo, 20 qershor 2017: Nuk po dyshoj as unë që Kosovën e çliroi Nato. Veç po çuditem qysh…