GJOKË DABAJ: EVROPA TË HEQË DORË NGUTSHËM NGA GEI-POLITIKA!

Durrës, 1. 7. 2016: Largimi i Britanisë nga BE-ja krijon situatë të ngjashme me atë të mesit të shekullit XX. Në Gjermani, në atë kohë, u vendos diktatura naziste, në Itali diktatura fashiste, në Spanjë diktatura frankiste. Franca, duke qenë gabimisht e orientuar, nxori në skenë një Vishi dhe, me aq, i mbeti shpresa vetëm te anglo-amerikanët. Sllavët evropianë, të sëmurë nga pansllavizmi, e “pranuan” Evropën e atëhershme, kësisoj “të bashkuar”, vetëm nën diktatin e armëvet.
Anglezët dhe amerikanët kapitalistë bënë aleancë me Rusinë komuniste, kundër Evropës kapitaliste dhe e asgjësuan atë Evropë, duke instaluar aty, në vend të idevet nacional-kapitaliste dhe në vend të idevet social-komuniste, filozofinë e LGBT-së. Filozofia e LGBT-së nuk kish të bënte thjeshtë me një shtresë sociale moralisht dhe fiziologjikisht të shkurdisur, por kish të bënte me krejt superstrukturën kuazidemokrate, shoqërore dhe shtetërore, të instaluar dallaverisht dhe doemos gradualisht, në të gjithë popujt e këtij kontinenti, sa dritërrezatues ndër shekuj, aq edhe problematik, sidomos për shkak të verbërisë egoiste dhe rendjes pas përfitimevet gruporë apo personalë, pa u thelluar fort në atë se ç’mund të ndodhë nesër me fëmijët e nipërit. Të gjitha qeveritë e shtetevet të BE-së dhe klanet pas atyre qeverive, ishin dhe janë produkt i së njëjtës filozofi, i filozofisë LGBT. S’kish nga t’ia mbante, as presidenti, as kryeministri i cilitdo shtet të Evropës: O do të ish një gei politik, o nuk do të arrinte deri në pushtet. Plasën për të shembur komunizmin dhe për të riinstaluar religjionet e Mesjetës, pa menduar fare se, prej atyre religjioneve, mund të dilnin gjithfarë Alkaedash e ISIS-esh e në krahun tjetër lakuriqësimi i plotë i femrës, duke ia hequr asaj çdo mundësi për t’u bërë nënë. Lejo gjithfarë trafikimesh! Lejo drogë! Fryj e pompo industrinë e kazinove! Krijo ushqime me përbërës kortizoni! A mund të emërtohet ndryshe kjo filozofi, veçse filozofi LGBT-je?!
Tani, me ikjen e Mbretërisë së Bashkuar, puna e parë që do t’i duhej Evropës ta kryente urgjentisht, do të ishte heqja dorë prej kësaj filozofie, edhe në shoqëri, edhe në politikë. Përndryshe, pasionet, sidomos të “geivet aktivë”, na u shfaqën qysh këto ditë gjithandej. Po sjell këtu vetëm njërin nga shembujt: U paraqitën sakaq zëra shumë të thekshëm, për ta bërë Italinë Veriore një “gei aktiv”, duke e lënë Italinë Jugore të Garibaldit, që ta përdorë kush të dojë si një “gei pasiv”. Jemi të detyruar të përdorim sarkazmën, sepse, në vend që, jo vetëm Evropa, por krejt bota, ta mbledhë mendjen, se i ka arsenalet plot me armatime njerëzimshfarosës, atomik, kimik, biologjik, po merret me referendume dhe me pastrime aeroportesh nga kufomat!

Në Rusi, plutokracia që doli prej rrënimit të komunizmit, e solli në krye një diktator me emrin V.Putin. Në SHBA po tentohet të sillet një tjetër diktator me emrin D.Tramp (D.Trump). Në Mbretërinë e Bashkuar, në muajt e vjeshtës së sivjetme, o do të vijë një Putin-Tramp në krye të qeverisë, o ndryshe nuk do të mbahen nën zap, as Skocia, as Irlanda e Veriut dhe as paundi nuk do të mund të mbahet në nivelin e “menaxhuesit” të krizës së pashmangshme financiare. Është e qartë që, duke pasur kundër 49% të shtetasvet, atje as që mund të bëhet fjalë për kurrfarë demokracie. Demokracia atje ka vdekur prej kohësh.
Evropa e mbetur, dmth Evropa e lënë kësisoj në baltë, nëse do të mund të vendosë për ta nxjerrë jashtë veprimit filozofinë e LGBT-së (gjë që nuk duket aspak e mundshme), do të përballet me të paktën 4 probleme shumë të rëndë:
– me NATO-n,
– me sindromën separatiste a la Francë,
– me sllavo-grekët dhe
– me islamizmin.
NATO-ja financohet në rreth 80% prej SHBA-së. Si e tillë, ajo do të përpiqet ta sundojë ushtarakisht BE-në. Jo ta mbrojë, por ta sundojë! Me daljen e Mbretërisë së Bashkuar më vete, SHBA-ja detyrimisht do të përkrahë, në të gjithë aspektet, Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa me BE-në do të luhet loja tërhiq e mos e këput. Çdo të bëjë BE-ja në këtë situatë, në një kohë kur SHBA-ja dhe Britania do të jenë të gatshme të bëjnë aleancë me Rusinë, siç kanë bërë në Luftën e Dytë?! Në një ditë të bukur, NATO-ja mund të na paraqitet thjeshtë si një pushtues, dmth urdhërues, në vendet e kësaj Evrope kaq të shkapërderdhur.
Franca, pasi i pat humbur luftërat napoleoniane, dmth pasi nuk ia doli të bëhet sundimtare në krejt këto hapësira, ka qenë, në pjesën më të madhe të kohës, aleate e sllavëvet, e atyre sllavëve që, në kapërcyell të shekujvet XVIII-XIX, ia patën shpartalluar krejt ushtrinë, deri në atë shkallë, sa vetë Napoleoni qe detyruar të hyjë në barkun e kalit, për të mos u ngrirë prej të ftohtit. Në Luftën e Dytë Botërore, Franca u bë aleate me Anglinë e me SHBA-në, por edhe me Rusinë. A do t’i levërdisë Francës të rreshtohet edhe këtë herë me SHBA-në, me Britaninë dhe, në anë tjetër, edhe me satelitët e Rusisë e me vetë Rusinë?! Pra, çarja nuk ka ndodhur vetëm në La Mansh. Kjo pjesë e globit po plasaritet gjithandej!
Sllavo-grekët, të cilët tashmë gjenden në BE, si dhe ata që do të duhej të hynin së shpejti, o duhet të heqin dorë nga “ariu” sllavo-lindor, sipas shembullit të polakëvet, kroatëvet, sllovenëvet e ndonjë tjetri, o do të vazhdojnë të mbeten faktor destabilizimi, deri edhe nxitës e ndezës të zjarrevet të luftës. Dhe atëherë nuk dihet se ç’mund të ndodhë. Mundet që kjo Evropë e vjetër të shndërrohet papritur në poligon “shpërthimesh” bërthamorë. Sepse: Kundër kujt do t’i hedhësh bombat atomike në Afrikë apo në Amerikën e Jugut?! Këtu ke kujt ia hedh dhe ke mundësi t’ia shtiesh tmerrin krejt njerëzimit.
Islamizmi, sot për sot, duke iu nënshtruar një doktrine dhe një fanatizmi mirëfilli mesjetar, është vegël totalisht e verbër e forcavet hegjemoniste botërore. Ai islamizëm po përdoret kriminalisht prej gjithfarë shërbimesh sekretë. A e dëgjuat si u paralajmëruan amerikanët të bëjnë kujdes në aeroportin Ataturk?! Me t’u shkëputur Britania nga BE-ja, Evropës së mbetur do t’i duhej, nga njëra anë, të gjente mënyrën për ta çaktivizuar minën islamike të fanatizmit krejt të verbër, nga ana tjetër, të lidhej fort me pjesët progresiste të botës myslimane. Ka në botën myslimane forca progresiste me shumicë. A do të mundet kjo Evropë pa sy të gjejë miq që i kanë sytë?!
Por kjo është e vetmja rrugë e kësaj Evrope, e cila u tradhtua, thjeshtë u tradhtua, prej anglo-amerikanëvet. Jo prej anglo-amerikanëvet të kthjellët, po prej atyre që u është errur shikimi prej kohësh. Fill mbasi të jetë pranuar në BE Ballkani Perendimor, në të vërtetë pjesa lindore e Ilirisë së dikurshme, qoftë edhe me një lloj kooptimi, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Turqinë. Do të ish mirë të ishin bashkë, edhe Britania, edhe Turqia, në të njëjtën bashkësi shtetesh, por tash që iku Britania, për Evropën e mbetur nuk ka rrugë tjetër: Është e domosdoshme Turqia!
Askush në Evropë nuk duhet të trembet, që Turqia do t’i çojë Evropës islamizmin. Përkundrazi, një Turqi e Ataturkut, e cila, vetëm falë politikës destruktive të…, le të themi Perendimit, pa vënë emra shtetesh, është zbehur pak, mundet edhe do të çojë pa tjetër në vendet e Evropës vetëm mirëkuptim dhe hapësira të pakufi për ekonomi, diplomaci dhe strategji, aq sa shumica e evropianëvet do të thonë: Ku ishim deri tani?! Turqia është porta gjeostrategjike e Bashkimit Evropian. Nuk ka qenë i marrë Aleksandri i Madh që mësyu drejt Lindjes. Nuk ka qenë i marrë Konstantini i Madh, që e themeloi kryeqytetin e Evropës Lindore *Mbi Zanëtë.
Pra, vetëm kështu, bashkë edhe me Turqinë, një BE e re do të mund të bëhet e fuqishme dhe, si e tillë, ajo do të mund t’i shmanget edhe diktatit të pjesës perverse të angloamerikanëvet në NATO, edhe kërcënimit të rusëvet perversë. Të asaj pjese amerikane, angleze dhe ruse, politikisht dhe strategjikisht kretjt të çoroditur!
Një BE-je, të mbetur tani pa Britaninë e, në perspektivë, me një lidhje të skanuar me SHBA-në, do t’i duhet të ndërrojë qëndrim edhe ndaj Lindjes së Mesme e ndaj Afrikës Veriore. BE-ja duhet të punojë që Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, jo të vërshojnë nëpër Mesdhe, duke u mbytur me gra e me fëmijë, por të zhvillohen ekonomikisht atje, në vendet e tyre, duke inkurajuar që të vijnë në pushtet në ata vende qeveri e parti laike nacionale. Një Afrikë Veriore dhe një Lindje e Mesme u intereson qindfish të bashkëpunojnë me një Evropë progresiste, sesa të mbeten pre e gjithfarë intrigash hegjemoniste.
Por, si të krijohet një Evropë progresiste?!
Një Evropë progresiste mund të krijohet vetëm duke ia kufizuar, me ligje, mbisundimin plutokracisë ekstremisht egoiste.
Me Kinën një BE-je të riformuluar, vetëvetiu do t’i krijoheshin kushte përafrimi e bashkëpunimi në të gjitha fushat.
Që do të jetë vështirë, të gjithë e dimë, por Kontinentit Plak nuk i ka hije të mbetet përjetësisht pre e makinacionevet. Kontinenti ynë Plak duhet të tregojë mençuri në këso rrethanash të reja dhe kjo arrihet vetëm nëse e flak tutje, me vendosmeri, filozofinë JARGËPRODHUESE të LGBT-së.
Gjokë Dabaj – Durrës, 24-30 qershor 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura