Durrës, 5. 7. 2016: Një sërb me emrin Bobo na e shtypi një fëmijë në Kumanovë. Emërtimet ose nofkat Bobo u vihen zakonisht të fortëvet të qytetevet apo të lagjevet. Ata janë që në zanafillë kriminelë dhe përdoren prej strukturavet të organizuara sërbe si avangardë, si kontigjente dhune në vendet ku duan të tegohen zotër të situatavet. Edhe njësitë e quajtura paramilitare, pranëmilitare apo paralelmilitare, të cilat ushtronin genocid mbi popullsinë tonë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Kosovë, pikërisht prej të këtillë Bobosh përbëheshin.
Tani, njëri prej këtyre Bobove, zorbali, na e vrau edhe një fëmijë tjetër në njërën prej rrugëvet të Kumanovës. Na e shtypi si zog pule! Nëse do të ishim një komb i mençur, ne duhej të ishim ndalur, institucionalisht, dhe ta kishim analizuar këtë krim të sërbëvet me hollësi.
Puna e parë që do të duhej të bënim, do të duhej të ishte, të nxirrnim para opinionit shqiptar dhe atij botëror NUMRIN E PËRGJITHSHËM të fëmijëvet që na i kanë vrarë sllavët dhe grekët të paktën qysh prej shekullit XIX e këndej. Me çfarë do të merren institucionet tanë të statistikavet, nëse nuk do të merren me fëmijët që na i kanë djegur, masakruar, shpuar me bajoneta, çarë kokat me sëpata dhe shtypur me dashje me mjetet e tyre të mortorizuar?! Me çfarë tjetër do të merreshin institutet tanë të statistikavet?!?
Puna e dytë duhej të ishte, të mblidheshin organet përkatës të të 2 qeverive, do farë komisionesh të “sigurisë kombëtare” e ku di unë se ç’lloje organizmash të tjerë, të cilët i përdorin pa kursim fjalët KOMB e KOMBËTAR dhe marrin rrogat pikërisht në emër të KOMBIT. Mos i hëngshin me fëmijë e me familje ato rroga!
Qeveria e Tiranës dhe krejt sistemi „i sofistikuar“ mediatik, edhe ai, pa dyshim, „tërësisht” “kombëtar”, i cili prej kohësh e ka merituar një cilësim të ndryshëm, në mos të kundërt, ka gati 1 javë që ngre e lëshon një grabitje që u është bërë disa grabitësve në aeroportin e Rinasit. Të gjithë bërtasin dhe na paraqiten si të mençurit e dynjasë: Si u grabitën? Kush i grabiti? Nga cila portë hynë e nga cila portë dolën? Dhe asnjërit nuk i kujtohet të thotë: More, edhe ata që po i çonin ato para në Rinas dhe që po nxjerin përditë me miliona euro nga Shqipëria, janë e njëjta racë grabitësish! Pse lodhemi për të gjetur kush i grabiti grabitësit, në një kohë kur huliganët sërbë po na vrasin fëmijët?!
Në vend që ta trajtonte këtë problem edhe me A.Vuçqin, problem që është ndër më të rëndët në marrëdhëniet tona me fqinjët, Ed Rama foli në Paris me homologun e vet sërb për hekurudhat, në mënyrë që nesër ta kenë më lehtë Bobot për të ardhur edhe në Durrës.
As qeveria e Prishtinës nuk u muar e as që ka ndërmend të merret me vrasjen e këtij fëmije, që është një vrasje qartazi shoviniste. Qeveria e Prishtinës, as me flamurin që ia shkuli policia malaziase në Qafë të Çakorrit, nuk po merret. Ajo është tërësisht e zhveshur prej dinjitetit kombëtar.
Të kish vrarë ndonjë shqiptar ndonjë fëmijë sërb në Pançevë, në Kralevë apo në Zemun, notat e protestës dhe shkrimet kundër shqiptarëvet nuk do të kishin të numëruar.
As shoqatat tona patriotike, që i kemi me dhjetëra anembanë botës, nuk dëgjuam të jenë mbledhur, madje urgjentisht, me ngut, për të reaguar zyrtarisht ndaj veprave të këtilla barbare. Mund të ketë ndodhur që ndonjë kryesi shoqate edhe të jetë mbledhur, por në shtypin tonë, as në Tiranë, as në Prishtinë e as në Shkup, nuk u pasqyrua asgjë. Qeverisë së Shkupit nuk iu dërgua asnjë note proteste. Qeverisë sërbe në Beograd nuk iu dërgua asnjë promemorie.
I vetmi organizëm shqiptar që reagoi, ishte BDI-ja e Ali Ahmetit. Ajo parti i porositi shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë. Dmth, na bëri thirrje që të durojmë. Nuk do të ish këshillë e keqe, në rast se ajo parti do ta merrte përsipër t’i mbrojë fëmijët tanë, për të mos na i vrarë edhe herë të tjera.
Së fundi, çfarë u bë?!
Sulmuan disa shqiptarë të vëllanë e atij farë Boboje dhe e shpuan me thika. Nuk e vranë krejt, por vetëm e plagosën, në mënyrë që sërbët, gazetat sërbe, të kenë mundësi të na paraqesin edhe si vandalë, vrasës njerëzish të pafajshëm, edhe si qyqarë, që nisemi për të kryer një trimëri dhe s’e kryejmë dot.
Në këtë mënyrë, s’na mbetet tjetër, veç të kuptojmë një herë e mirë që jemi katandisur si mos më keq. Dhe unë jam më se i bindur që, po ta kishim më këmbë PËRKUJDESJEN SHQIPTARE, nuk do të mund të na ndodhnin të këtillë poshtërime. Nuk është poshtërim, kur ai tjetri të vret pa faj. Por është poshtërim kur ai tjetri të vret dhe ta lë fajin ty në derë, duke i hapur vetes rrugë, ose, më mirë, duke ia lënë ti rrugën hapur të të vrasë përsëri.