EDHE NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT

EDHE NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT

29 janar 2023

Shkruan: Nusret Pllana

Gjermani – Gelsenkirchen

Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët!

Një mbrëmje që do të mbahet mend një kohë të gjatë nga kurbetçarët tanë gjithandej Gjermanisë, me rastin e promovimeve të veprave: „Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999“, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana dhe, „Mos harro kurrë“, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj.

Me këtë rast, u promovua edhe filmi dokumentar: „Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike“, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, film ky që u ndoq me lot në sy, nga shumca e të pramishmëve, në sallën e mbushur përplot me dashamirë të artit dhe të librit.

Shumë faleminderit të dashur vëllezër e motra kurbetçarë, për pjesmarrjen Tuaj madhështore dhe kontributin e jashtëzakonshëm që t‘i nderoni kaq dinjitetshëm

dëshmorët dhe martirët e kombit tonë dhe, nderimin që ua bëtë sonte 1432 fëmijëve shqiptarë- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashiste dhe gjakatare!

Një falënderim të veçantë për këtë organizim kaq të suksesshëm ia dedikojmë Ing. Burim Krasniqit me shokët e tij: Ali Matoshin, Mahmut Hamzën e Sulejman Durgutin.

Respekt dhe falënderim të veçantë për kontributin e çmuar në këtë promovim veprash publicistike e dokumentare dhanë edhe shoktë të mi dhe bashkëveprimtarët e mi të përhershëm, Baki Mustafa, Can Tahiri e Martin Çuni e Atdhe Geci.

Na nderoi me pjesëmarrjen e tij aktive edhe anëtari i familjes së martirizuar Sokoli, veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari z.Pal Sokoli. Gjithsesi respekt dhe falënderim për këtë promovim të suksesshëm meritojnë edhe, z. Afrim Aziri, Sali Shala e Vesel Berisha.

E udhëhoqi me përgjegjësi e kompetencë veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe gazetari i mrekullueshëm, z. Can Tahiri!

Xhiroi kameramani profesionist nga Shtutgarti, z. Apostol Xhoga, të cilin e falënderojmë për punën e kryer me përkushtim dhe përgjegjësi.

RESPEKT!

———————

 ME KONSUMIMIN E MALLRAVE TË SERBISË SHKELIM GJAKUN E DËSHMORËVE TË KOMBIT!

https://pashtriku.org/me-konsumimin-e-mallrave-te-serbise-shkelim-gjakun-e-deshmoreve-te-kombit/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura