Zvicër, 27. 07. 2016: Jam i prirur që gjithmonë të mendoj pak më ndryshe se të tjerët. Për problemin që shtron portali amerikan Politiko, ka kohë që e bluaj në kokën time. Autori i shkrimit është një amerikan me prejardhje kroate, Chuck Sudetic, i cili është bashkautor i librit “Gjuetia” të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla Del Ponte, në të cilin ajo akuzonte ish-krerët e UÇK-së për krime gjatë luftës.
Derisa në këtë portal aludohet se “Thaçi po e rrezikon Kosovën për t’i ikur ndjekjes së mundshme nga Specialja”, bile pikërisht kështu edhe i vehet titulli këtij shkrimi, unë kam mendimet dhe dyshimet dhe pikëpyetjet e mia:
– derisa Hashim Thaçi me aq zell dhe përkushtim po i fut në burg gjithë ata bashkëluftëtarë dhe drejtues të luftës së UÇK-së, të cilët po dënohen me vite të tëra burg pa asnjë dëshmi dhe me akuza fantazma, për të cilat edhe Millosheviqi do ua kishte lakmi;
– këmbëngultësia e tij që kjo gjykatë speciale të themelohet dhe sa më shpejtë të fillojë nga puna;
– këmbëngultësia dhe kokëfortësia e tij që të miratohet një marrëveshje kaq e dëmshme, e rrezikshme dhe tejet antikombëtare siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi;
– puna e tij e zellshme rreth krijimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, këtij kanceri në metastazë për qenësinë e Kosovës si shtet;
-përkulja e tij para një monumenti të viktimave serbe në Grackën e Vjetër të Lipjanit, ku decidivisht shkruhet se janë të vrarë nga “teroristët shqiptarë” (edhe pse kurrë nuk është ndriçuar rasti dhe ka indikacione se ky rast është i ngjashëm me rastin “Panda”) dhe ky zotohet t’i zbulojë autorët e këtij krimi, pa marrë fare mundin të ndriçojë krimet serbe ndaj shqiptarëve;
– dhe shumë e shumë të këqija tjera që i ka sjellë dhe po i sjell dita ditës Kosovës dhe popullit të saj, ….
… doemos se kur i mendoj këto gjëra mendja më shkon duke ardhë në një përfundim fare logjik se Hashim Thaçi është duke rrezikuar çdo gjë shqiptare dhe qenësore për shtetësinë e brishtë të Kosovës vetëm e vetëm për t’i ikur një ndjekje të mundshme penale të ndonjë gjykate ndërkombëtare për krime lufte (nëse ai ka gisht në ndonjërën prej tyre), dhe për ta arritur këtë ai mund të jetë ndoshta njëri nga dëshmitarët e parë të mbrojtur ndërkombëtarisht të gjykatës speciale për krimet e imagjinuara të luftës së UÇK-së.
Dhe kur arrij këtu para syve më dalin e më defilojnë si në paradaë ushtarake:
– Ilir Konushevci-Mërgimi,
– Ismet Jashari-Kumanova,
– Mujë Krasniqi-Kapuçi,
– Fehmi Lladrovci,
– Ali Uka,
– Behajdin Allaqi, e….
Sipas ekspertëve të kriminalistikës, ka njerëz që kanë bërë ndonjë të keqe, atëherë janë në gjendje të bëjnë edhe shumë të këqija duke qenë shumë të vendosur për t’i çuar deri në fund veprimet e mbrapshta…
A thua mos është duke e vrarë ndërgjegja Hashimin për ndonjë ngjarje apo ndodhi?!
Pse ky zell kaq i tepruar dhe kjo këmbëngultësi kaq kryeneqe që të këqijat në dëm të çështjeve madhore kombëtare e shtetërore për t’i çuar medoemos deri në fund (?) sikur është demarkaciopni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe?!
Çfarë fshihet prapa gjithë kësaj?
Dhe e fundit – çfarë duhet t’i bëjë akoma Hashim Thaçi Kosovës dhe popullit të saj, të ardhmes së tyre, që populli të ndërgjegjësohet, të vetëdijësohet dhe të ngrisë jo vetëm zërin por edhe grushtin ndaj këtyre të këqijave që po i kanosen dhe po e rrezikojnë Kosovën dhe të ardhmen e saj?
***
Lexoni shkrimin në portalin amerikan Politiko:
The bullies who run Kosovo
Political elite frustrates murder, kidnap and organ traffick probes.
By Chuck Sudetic 7/21/15, 4:14 PM CET – Updated 7/23/15, 5:31 PM CET
http://www.politico.eu/article/kosovo-hashim-thaci-un-special-court-tribunal-organ-trafficking-kla-serbia-milosevic-serbia-ramush/