SULEJMAN MEHAZI: QASJE VEPRËS POETIKE TË BESIM XHELILIT, ‘DALLGË NË ZEMËR’

Tetovë, 5. 9. 2016: Përgjithësisht, dihet se vetëm poetët dijnë të bëjnë përshkrimin e ndjenjave dashurore më së miri, për shkak se vetëm lirika e ka atë majën e më pjellores dhe më të frytshmen për të shprehur ndjenjat e dashurisë. E këto ndjenja i shpreh këndshëm e bukur dhe poeti tetovar Besim Xhelili në përmbledhjen e tij poetike “Dallgë në zemër”, dallgë me 183 dhimbje të fuqishme dashurie. Pra, në konstelacionin poetik zemra është vendbanimi i dashurisë dhe ndërmjtësuese e poetit, në njërën anë, dhe dashurisë, në anën tjetër, që do të kuptojmë se dallgët poetike ndahen te Besimit në dy pjesë: njëra pjesë ka të bëjë me veten e poetit, ndersa pjesa tjetër me dashurinë. Ana personale e poetit Besim Xhelilit ēshtë mosegzistenca, ndërsa ana që ka të bëjë me dashurinë është ekzistenca. Zemra e poetit është e dallgëzuar me përmasa shpirtërore dhe lëndore të qenësisë së poetit. Dallgët e zemrës së Besim Xhelilit ndahen në tri shkallë psikopoetike-terapeotike 1.”Sot asnjë rreze agimore nuk drodhi arsyen”, fazë fillestare ku poeti fare spontanisht humb arsyen për dhimbjet e tij dashurore duke u shprehur:
“Shumë herë zemrën ma rëndon kënaqësia,
rrugës së vetmisë m’shoqëron vetëm mërzia,
Një engjëllushë m’i mori shpirtin dhe këto mend,
Ajo larg tretet, unë varrit tim ia kërkoj një vend.
Hëna më urren, dielli nuk m’sjell ngrohtësi lumturi” (dhimbja e parë)

Në fillim të kësaj rruge dashurore “zemra e poetit rëndohet nga kënaqësia”, kurse në vargjet në vijim, kjo dalgë i kthehet në patologji, sëmundje e neurozë, për shkak të mos realizimit të dashurisë.
2.Shkalla e dytë dashurore:“Spo arrij rrugën andaj nga dëshirat anojnë/ sikur asgjësohem, rrudhat aty n’ballë dhimbjen arnojnë”.

Mos arritja e rrugës së poetit Besim vjen nga animi i dëshirave të panjohura, për të hyrë në këto rrugë të vështira dashurore duhet trimëri, po dhe frikë, sepse kur poeti dashuron bëhet dhe frikacak. Shkalla e dytë e poetit është arti i humbjes së mendjes për të vështruar dhe hyrë në të panjohurën, pa e ditur akoma se ku po shkon i dashuruari. Të gjitha këto i shpreh në dhimbjen poetike numër 62.
“Më janë ngatërruar shkronjat dhe tingujt,
Disa në fyt, ca mes dhëmbëve e ca nën gjuhë.
Tani më shumë se kurrë më duhet zëri yt;
Ku humbi ajo buzëqeshje, pse tash s’më njeh?!
I kalova netët duke vrapuar i humbur në kohë
Dora jote fshihet dhe timen me vete se merr,”.

Poeti Besimi sipas këtyre vargjeve heq dorë nga e njohura, nuk mbahet pas saj, por,“vrapon i humbur në kohë”, duke e pritur dorën e fshehur të së dashurës, duke pritur të panjohurën, e panjohura do t’i vijë vet. Dora e së dashurës së poetit duket si një fantazmë, që flet e nuk shihet. Dashuria e poetit ka dhimbje normale, njerëzore nuk shpreh ndjenjat platonike të miteve, përrallave e hokave, por është ngacmim, i shoqëruar me ndjenjën dhe idenë e një shkaku të jashtëm.
3. Shkalla e tretë e poezive nis:“Si aktor rrugësh atë natë dashurinë aktrova/ si ashik rrëmbyeshëm akullin në dorë afrova.”
Në këtë nivel shpirtëror poeti dashurisë i jep një gjykim të thellē që e paraqet si mizore apo si fryt i një dhune psikike. Dallgët e zemrës së dashuruar janë më të mëdhaja e më të fuqishme në krahasim me shkallën e parë e të dytë sepse ajo është më e individualizuar dhe dallga e dashurisë është më e fortë për shkak se autori këtu shpreh më tepër aftësi për të përballuar këtē dashuri.
“Aq më pihet sonte një pikë nga shpirti yt
Është tharë fyti im, njē etje më çmend
Ah si më çlodh nxehtësia e buzëve të tua”

Këto frymëzime për poetin janë çaste të mrekullueshme, sepse ai me këto shprehje poetike aktron bukur me të dashurën, bëhet se nuk e di se ku ec, kush ēshtë, duke mos shikuar as drejtimin, as qëllimin e fare i pa vetdijshëm. Dhe aty ku s’ka vetdije shfaqet dashuria, sepse është e thënë e vjetër se njerëzit e ditur nuk mund të dashurojnë, po dhe poeti që dashuron nuk është i ditur, prandaj dhe në poezinë e Besimit nuk shihet dituria, por dashuria.
Pra, shkalla e parë e dashurisë në poezitë e Besimit vjen nga një e panjohur, e dyta, i afrohet me dëshirë të panjohurës dhe e treta bëhet pjesë e së panjohurës.
Konkluzionet poetike të poetit Besim Xhelilit:
– Në 183 korniza, copëza dallgësh poetike Besim Xhelili shpreh gjendjen e tij psikologjike, keqardhje dhe pikëllim për shkak të mungesës së dashurisë;
– Me anë të ritmeve dhe rimave poeti ju jep vargjeve një muzikë, që ekziston në vete, një këndim pa përcjellje muzikore;
– Poezitë e Besimit kanë një komunikim joverbal dhe është poezi e fatit individual.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura