BEDRI TAHIRI: FUNDSHEKULLI I COPËTIMIT TË SHQIPTARËVE OSE RIBASHKIMI KOMBËTAR

(Prishtinë, 09. 03. 2012) – Gjithmonё e jetёs, çfarёdo lloj ndarjeje shkakton dhimbje. Ato pёrjetohen nё mёnyra tё ndryshme. Ka ndarje tё detyrueshme, por ka edhe ndarje miradashtas, me qejf e me pёlqim. Ndarje tё pёrkohshme e ndarje tё pёrjetshme. Ndarje nga vёllai, ndarje nga motra, ndarje nga prindёrit, ndarje nga miqtё, ndarje nga shokёt, ndarje nga gruaja, ndarje nga vendlindja, ndarje nga jeta… Dhe, zakonisht, nё tё tilla raste, nuk mendohet ribashkimi. Jo, ore jo, qofshit me jetё tё jetёve, meqё ai nuk ёshtё i nevojshёm e as i mundshёm. Pёrkundrazi, ato ndarje shkojnё vazhdimisht duke u thelluar e duke u degёzuar.
Copёtimi ia kalon ndarjes. Madje, ai ёshtё diçka krejt tjetёr. Vetё nocioni copёtim reflekton njё gjё tё tillё. Ai bёhet pёrdhunshёm, me forcё. Nuk thuhet kot: u bё copё e grimё. Buka qё copёtohet nuk ngjitet mё. U bё copё e thermi. U bёfsh copё- copё. Tё shqeut ujku nё njёqind copa. Shembuj kёsisoji ka sa tё duash. Sidoqoftё, kjo ёshtё mё e lehtё, ngase kemi tё bёjmё me gjёsende lёndore.
Po copёtimi shpirtёror e kombёtar?!
Ah, tё keqen vёllai, kёtu qёndron puna krejt ndryshe. Bota njerёzore ёshtё mё delikate sa edhe vetё natyra. Edhe veprimet brenda saj janё mё tё ndёrlikuara, mё serioze, mё tё komplikuara. Njeriu, qёnia mё e pёrsosur e globit, posedon njё botё specifike emotive. Zbёrthimi i gjithё misterit tё njeriut ёshtё thuajse i pamundur. Mendja e tij e stёrholluar imagjinative ka arritur tё depёrtojё nё tё gjitha shtresimet hemisferike, ka arritur deri nё hёnё e mё larg, por ende nuk e ka shterruar hulumtimin e njohjes se vetvetes. Ka bёrё pёrparime nё dije, nё shkencё e nё teknologji, por nuk ka mundur ta dёshifrojё plotёsisht intimitetin ndjenjёsor tё shpirtёsisё se vet. Gjithё universi qё na rrethon nuk bёn sa njё zemёr e sa njё shpirt njeriu. Nё kёtё jam mёse i sigurtё. Njerёzorja dhe shpirtёrorja nuk peshohen dot nё kandar… Ashtu janё edhe familjet, fiset, kombet, e popujt. E po, ato nuk janё gjё tjetёr veçse bashkёsi individёsh. Rravgimet e tyre nёpёr zigzakёt e mugёtirave tё zymta historike, pa dyshim lёnё gjurmё tё pashlyera.
Dhe, tё kthehemi nё temё.
Copёtimi shpirtёror e kombёtar rёndojnё mё shumё se vetё shkёmbinjtё e vargmaleve tona qё puqen me qiellin. Kemi dёgjuar e mёsuar pёr copёtime fisesh, kombesh, popujsh e shtetesh. Pёr kёtё historia mban shёnime tё sakta dhe dёshmon me shembuj konkret. Ama, sidoqoftё, ai ёshtё i riparueshёm. Ёshtё njё proces qё nё vijimёsi evoluon dhe kuron plagёt, duke i lёpirё me gjuhёn e vet. Rёndom, pas njё periudhave tё caktuara kohore, herё- herё tё gjata e tё rёnda, herё- herё tё shkurtra e mё tё lehta, bёhet ngjizja, koagulimi, mpiksja, shёrimi dhe bashkimi. Mё falni se gabova. Jo bashkimi, por ribashkimi. Bashkimi u shkon mё shumё atyre pjesёve qё asnjёherё nuk kanё qenё bashkё. Ndёrkaq, pjesёt qё kanё dalё nga njё tёrёsi, mund tё ribashkohen, ngase bashkё kanё qenё edhe mё parё.
Po shqiptarёt ç’duhet bёrё nё kёtё fundshekull nopran e tekanjoz?!
Kjo dihet katёrcepёrisht: Duhet ribashkuar.!
Populli shqiptar, ndёr mё tё vjetrit nё gjithё rruzullin, pёrherё jetoi nё trojet e veta stёrgjyshore. Kurrё askujt nuk i ra nё qafё, por kurrё nuk e lanё tё qetё grabitçarёt orekssёmurё. Trojet e tij, tё shtrira det me det e deri tej Adriatikut, u tkurrёn e u rrudhosen sa mund tё mbuloheshin me njё gunё bariu. Sekush qё erdhi kёtejpari, veçan fqinjёt e pangopur, serbёt, grekёt, maqedonёt, shqeu nga njё copё tё shtatit tё drobitur nga betejat e luftёrat. Dhe, fare nё fund, kur tё tjerёt u paqёtuan brenda kufijve tё vet, edhe ky grusht i etnisё sonё qё, me mund e sakrificё, mbijetoi zezonat, u copёtua pamёshirshёm. E copёtuan fqinjёt lakmiçarё dhe e bekuan vendimmarrёsit evropianё e botёrorё. Sot, shqipet e lirisё, ashtu tё copёtuara, gjallojnё nё Shqipёri, nё Kosovё, nё Maqedoni, nё Mal tё Zi, nё Serbi, nё Greqi…
Dhe, tashmё, kur po mbushet njё shekull i plot nga ky copёtim prokrustian, ёshtё njё rast i volitshёm pёr ndёrgjegjёsim tё historisё njerkё. Pra, ata qё na copёtuan, ata duhet edhe tё na ribashkojnё. Njё rast, vёrtet historik. Mёsuesja e jetёs duhet t’i vё gisht kokёs dhe tё mbledh mendjen e tё korrigjojё padrejtёsitё e djallёzisht qё pёr njёqind vjet na rёnduan pamёshirshёm mbi kurrizin e gjakosur.
Pra, fundi i 2012- sё, gjegjёsisht fillimi i 2013- sё, tё kurorёzohet me ribashkimin e tё gjitha Trojeve Etnike Shqiptare.
-O burra, ta bёjmё Shqipёrinё! – do tё thoshin rilindasit tanё mendjendritur. As tё madhe, as tё vogёl, as artificiale. Ta bёjmё atё realen: Shqipёrinё Natyrale! Atё me katёr vilajetet e dikurshme, pa e harruar Çamёrinё heroike. Tekefundit, gjaku nuk bёhet ujё. Kёtё lё ta dinё tё gjithё, ata qё na duan e ata qё na urrejnё, miqtё e armiqtё, dashamirёt e dashakёqinjtё…
Do ta bёjmё Shqipёrinё, jo pёr inat tё shqiptarёve, siç thoshte dikur Faik Konica zemёrplasur, por pёr hir tё atyre (dёshmorёve) qё me gjakun e tyre mbёltuan L I R I N Ё.
E ata nuk janё tё pakёt. Vargoi i tyre zgjatet tej e tej nёpёr dekada e shekuj, qё nga heroi ynё kombёtar, Gjergj Kastrioti- Skёnderbeu e deri tek komandanti legjendar, Adem Jashari.
Dhe, sot, edhe pse i kemi dy shtete: Republikёn e Shqipёrisё (28 nёntor 1912) dhe Republikёn e Kosovёs (17 shkurt 2008), shumё pjesё kanё ngelur jashtё kufijve realё, andaj, shkurt e shqip, njё veprim i tillё, korrigjimi i padrejtёsive historike ndaj shqiptarёve, shtrohet si domosdoshmёri para diplomacisё evropiane dhe asaj botёrore:
Sepse bёmё: Shumё luftёra, shumё beteja, shumё sakrifica, shumё dhembje…
Sepse patёm: Njё gjuhё, njё komb, njё kulturё, njё flamur, njё ideal…
Sepse ato i karakterizon: Emёruesi i pёrbashkёt dhe synimi pёrfundimtar: RIBASHKIMI KOMBЁTAR!
Dhe, mё 28 Nёntor 2012, shpresoj e besoj, nёse drejtёsia ёshtё drejtёsi e demokracia demokraci, do tё duhej tё festonim me tё vetmin urim: Gёzuar RIBASHKIMI KOMBЁTAR!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura