TËRNOCIPRESS: FUNKSIONIMI I KËSHILLIT “NACONAL” NË PËRPUTHSHMËRI ME LIGJET DISKRIMINUESE SERBE

(Nga Tërnoci’press, 14. 09. 2012) – Dje, në mënyrë solemne, u hap zyrtarisht zyrja e Këshillit “Nacional” njëpartiak, pikërisht në ambientet e ish’Komitetit të Lidhjes Socialiste të Serbisë, me seli në Bujanoc.
Në këtë solemnitet, nuk morën pjesë përfaqësuesit e pushteteve komunale në Preshevë dhe Bujanoc, përvec mysafirit nga Sanxhaku, kryetar i Këshillit Kombëtar Boshnjak Esad Xhuxheviq, i cili ka vërejtur se “ka disa simbolika të çuditshme në ate se hapësirat në ndërtesë janë të komitetit të dikurshëm”, shkruan jugpress.
Gjithashtu, ishin pjesmarrës edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Maqedonisë Borçe Veliçkovski, perfaqësuesit e Trupi Koordinues për Serbinë Jugore, organizatat ndërkombëtare dhe deputeti jolegjitim i Lugines në parlamentin Serb, Riza Halimi .
Kryetar i Këshillit “Nacional” Shqiptar me seli në Bujanoc, Galip Beqiri, gjatë hapjes zyrtare të ambientit të ri të punës, ka thënë se “ky këshill është shumë i rëndësishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përputhshmëri me ligjet e saj”.

Zyra e Këshillit “Nacional” u vendos në ndërtesën e ish Komitetit në Bujanoc!

………………………………………………

Se sa i përmbush ky Këshill “Nacional”, jolegjitim kërkesat e shiptarëve, flasin faktet se në fillimin e vitit të ri shkollor, nxënësit e klasave të para pengohen të mësojnë nga abetarja mbarëkombëtare, duke urdhëruar që ata të mësojnë nga abetarja pa identity e kësaj krijese fantome e ndihmuar nga Beogradi.
Ky Këshill “Nacional” i ndihmuar nga Beogradi dhe i vendosur në ndërtesën e ish Komitetit, i cili ka qenë simbol i frikës, diskriminimit dhe terrorit të shqiptarëve, po krijon tollovi nëpër shkollat duke dhënë pëlqimin për drejtorët sipas bindjeve politike të cilat ia servon deputeti jolegjitim dhe oartia e tij PVD-ja.
Këshilli, gjithashtu, është vendosur mbi bazat e një pushteti të dikurshëm për ta sfiduar pushtetin local në Buajnoc dhe Preshevë. Pushtet mbi pushtet. Kjo strukturë qeveritare e KNSH bashk me Trupin Koordinues dhe Beogradin, paraqesin format më të vrazhdëta të bllokimit të proceseve të funksionimit të qeverisjes locale në këto komuna me shumicë shqiptare.
Sipas gazetës ditore serbe “Blic”, zyrat e Këshillit “Nacional” Shqiptar janë me një sipërfaqe prej 120 katrorë, dhe pajisjeve të tyre, blerja e mobiljeve dhe pajisjeve kompjuterike ka kushtuar 4.5 milion, gjithashtu , e ka ndihmuar edhe programi EU PROGRES me 10.000 euro.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura