MARIN MEMA: UNË JAM SHQIPTAR KOSOVE

Tiranë, 19. 10. 2016: Unë jam shqiptar kosove sepse kurrë nuk do të pranoj që historinë të ma bëjë ndonjë burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert, Hashim apo diçka tjetër. Unë jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk bëhet ujë, sepse gjakun edhe pse unë jam nga Kolonja e kam të njejtë me çdo shqiptar kosove !! E këtë nuk e ndalon askush!!
***
Unë jam shqiptar kosove sepse stërgjysherit e mi kanë dhënë shpirtin për këtë vend. Unë jam shqiptar kosove sepse stërgjyshërit e mij nuk shihnin kufij mes Shqipërisë. Unë jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element të masakrave të tmerrshme të bëra mbi vëllezërit e motrat e mija kosovare! Unë jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Isën e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Delinë, Shaqir Smakën e shume të tjerë. Ata jane heronj për mua!! Ata kanë një gjak me mua!!! Unë jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë, luftuan për të njejtin flamur, sepse në shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qëmoti !!!

Unë jam shqiptar kosove sepse kurrë nuk do të pranoj që historinë të ma bëjë ndonjë burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert, Hashim apo diçka tjetër. Unë jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk bëhet ujë, sepse gjakun edhe pse unë jam nga Kolonja e kam të njejtë me çdo shqiptar kosove !! E këtë nuk e ndalon askush!!
Nuk prishet e përçudnohet historia sepse disa tuafer (me qëllim) duan të ngrenë pengesa e biles edhe”armë” moderne duke ndezur armiqësi mes të njejtit komb!! Nuk dua të di nëse në pushtet është Edi apo Lulzimi (sepse për çështjen kombëtare nuk ka të majtë e të djathtë, nuk ka as flamuj politikë), por atë që s’mundet ta ndalojë askush nga këta BURAT me një R është të qenit shqiptar, të menduarit bashkë, të ecurit bashkë, drejt një historie që do apo s’do Enverushi është e përbashkët !!
Historia nuk është lodër, nuk është telekomandë ku çdo kush mund të shtypë stacionin që dëshiron, por është identitet, pasion, ndjenjë, është gjak, është e mbetet HISTORI! Ndaj shpesh është më mirë të heshtësh se të broçkullisësh! Hesht Enverushke është me burrërore se të hollosh zërin e të bësh si burrë! Ti nuk bëhesh kurrë burrë duke mohuar historinë!!
Unë e kuptoj se të jesh pushtetar si këta, nuk të intereson identiteti kombëtar, por kjo s’do të thotë se ne, njerëzit e thjeshtë duhet të hapim rrugë, e të lejojmë këta pseudoshqiptarë të hapin gojë e të nxjerrin të vjella antikombëtare!! Historinë e bëjnë burrat e jo gjysmë burrat!!
Unë jam shqiptar kosove dhe i tillë do të mbetem!! Ndaj Enverushërit dhe gjithë çeta pas tij duhet të kafshojnë gjuhën nëse nuk u pëlqen, duhet ta bëjnë me zorr, sepse fatin e shqiptarëve të Kosovës nuk e vendos askush tjetër përveç historisë që ka drithëruar çdo shtëpi në atë tokë!!
I ndjeni klithmat?
I ndjeni vuajtjet? po masakrat, vrasjet, ndyrsitë, i ndjeni ???
E pra ato janë shpirtëra, shkuan për të qenë të lirë, e jo për tu drejtuar nga askush që për interesa personale shpik, mohon, hedh poshtë, shkel identitetin, siç po bëjnë ca nga pushtetarët xhepa plotë e shpirt të boshatisur!!!
Unë jam shqiptar kosove e këtë s’ma ndalon askush!! Historia është për burrat e jo për dallaveraxhinjtë!!
_____________
PS: Kush u mërzit le të kërkojë yjesinë në qiellin blu për hir të pushtetit të disave… Ne të tjerët nuk kemi ndasi, përkundrazi jemi shqiptarë Kosove, Çamërie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice, Shkupi e kështu me rradhë!! Jemi shqiptarë!!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HOLOKAUSTI

HOLOKAUSTI Nga  Xhelal Zejneli Fajësia është gjendja në të cilën ndodhemi të gjithë ne, pavarësisht nga faji –…