PULLUMB KACIQI: NË VEND TË INDINJIMIT

Kopenhagë, 09. 12. 2014 – Ndjehesh shume keq kur lexon shkrime te tilla, si shkrimi ne rubkriken Opinion ne www.pashtriku.org, i shkruar nga Xhemil Zeqiri me rastin e 25 vjetorit te themelimit te radios ”Zeri i Kosoves” ne Kopenhage. Shkrime te tilla, te cilat hedhin balte mbi mundin dhe djersen e njerzve, te cilet i kane perkushktuar jeten ketij institucioni, jane shume indinjuese dhe te demshme per opinionit publik. Nuk do te ndalem ne mos-permendjen e dates se clirimit te atdheut, te cilen z. Zeqiri e permend si nje turp, sepse RTV-Zik nuk ka monopol per te organizuar te gjitha festat kombetare, qofte kjo edhe festen e70 vjetorit te clirimit. Kete shume mire mund ta kishte organizuar vete z.Zeqiri dhe mospermendja e kesaj feste nuk i jep te drejten z.Zeqiri te bej me turp apo te perbalti kete institucion. Festimi i 25 vjetorit te themelimit te radio Zeri i Kosoves ishte nje feste e thjeshte, pa shume salltanete dhe e hapur per kedo, dhe nuk kishte nevoje per te ftesa ne vecanti. Ftesa iu bene vetem personave, te cilet nuk jane ne kontakt te vazhdueshem me komunitetin e shqiptareve ne Danimarke dhe autoriteteve te ndryshme ne Danimarke dhe autoriteteve shqiptare ne Danimarke. Nuk ka qene e nevojshme qe Z. Zeqerit t’i dergohej ftese e vecante si te ishte personalitet, i vecuar nga shume shqiptare te tjere.
Z. Zeqiri pretendon se ka qene themelues i ketij institucioni dhe i takonte vendi i nderit me nderimet qe i takojne. Dua ti kujtoj z.Zeqerit se themelues jane ata qe kane patur pergjegjesi juridike, ekonomike, profesionale e morale dhe qe i kane kushtuar mund e djerse ketij institucioni, pa kursyer veten, familjen dhe xhepin e tyre.

Ibish Neziri – i nderuar me Mirënjohje nga Kryeredaktori i Radios “Zëri i Kosovës” Ibrahim Xhemajli, për kontributin e tij si bashkëpunëtor i radios.

Gjate ketyre 25 vjeteve stafi i ketij institucioni ka patur shume veshteresi te tilla, dhe vetem ne saj te punes perkushtuese ia ka dale mbane per ta mbajtur gjalle kete institucion dhe realizuar misionin e tij. Nuk dua ketu te permend tonelatat me benzine, mijera e mijera ore pune duke xhiruar, ore pagjumesie duke rediguar emisionet, apo ngritur ne kembe tekniken. Per te realizuar festen e 25 vjetorit eshte dashur dy muaj pune e palodhur nga i gjithe stafi i radios Zeri i Kosoves. Per fat te mire festa u organizua shume mire, e cila u pershkua nga fillimi deri ne fund nga nje koncept i qarte i bazuar ne shqiptari, duke i rrespektuar autoritetet daneze.
Festa nuk kishte qellim pompos, apo mbushjen e gjoksit me dekorata, por thjesht ishte nje takim i hapur miqesor midis njerzve te thjeshte qe kane deshire per tu takuar ne respekt per njeri-tjetrit. Nuk munguan vallet, kenget dhe hareja shqiptare. Eshte qesharake te besh verejtje mbi pijet dhe ushqimin, ndonese edhe ato nuk munguan apo thjesht mund te bleje me cmim shume qesharak ne kafenen e lokalit. Duhet te theksojme se stafi i ketij institucioni punon falas dhe shpesh here, per shume aktivitete, paguan nga xhepi i tyre.
Per fat te mire une e njoh nga afer stafin e ketij institucioni, z. Ibrahim Xhemajli, z. Adnan Haliti dhe z.Ixhet Lutfiun. Puna e tyre gjate ketyre 25 vjeteve, per te mbajtur gjalle kete institucion, ka qene nje pune tej-njerezores. Eshte shume e veshtire te gjesh fjalen e sakte, e cila pershkruan qarte punen e tyre perkushtuese dhe te palodhur per 25 vjet te ketyre njerzve.
Radioaja, sipas bisedave te shumta ne rrethet shqiptare, nuk u formua si ide e z.Zeqirit apo e personave te vecante, por ishte vete ne frymen e kohes nga te gjithe shqiptaret, dhe per kete nuk ka nevoje ti veshe dikujt dekorata ne gjoks. Se cfare shkruajne gazetat daneze per z.Zeqiri nuk kane te bejne fare me themeluesit e ketij institucioni, apo me 25 vjetorin e ketij institucioni, por eshte ceshtje personale e vete z. Zeqeri, i cili duhet ti lere menjane trillimet dhe mbushjen e gjoksit me dekorata, sepse nuk eshte as vendi dhe kuvendi per gjera te tilla ne kete 25 vjetor te ketij institucioni. Askush nuk ia mohon punen atdhetare z.Zeqiri, por ky eveniment ka te beje me vete institucionin si institucion dhe misionin e tij dhe jo punen e personave te vecante. Te gjithe shqiptaret e komunitetit ne Danimarke kane bere shume per kete institucion, pa ndihmen e te cileve ky institucion nuk do te realizonte misionin e tij. Per fat te mire, stafi i radios ‘Zeri i Kosoves’, nuk ia kurseu fjalet e mira ketij komuniteti.
(Kontakti me autorin: [email protected])

………………………………………………………………..

Reagimi u bë ndaj këtij shkrimi:
XHEMIL ZEQIRI: SI U FESTUA 25 VJETORI I THEMELIMIT

TË RADIOS ‘ZËRI I KOSOVËS’ NË KOPENHAGË?!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3400

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura