Pashtriku.org, 06. 10. 2016: (A është fajtore historia apo injoranca) – Shqiptarët janë popull pa fat por edhe pa fat. Të pa fat janë sepse pjesën dërmuese të qenit si popull kanë mbijetuar në kushte të robërisë, nën Bizantin, nën perandorinë Romake, nën dhunën e osmanlinjve që dikush përpiqet ta paraqesë si bashkjetesë, nën bullgarët, nën sllavët, nën italianët, nën gjermanët, nën sovjetikët, serbët, kinezët dhe shqitarët pa identitet kombëtarë në Shqipëri dhe shqiptarët jugosllavë në Jugosllavi, nën UNMIK-un dhe EULESH-in dhe nën bandat e injorantëve që bënin politikë antikombëtare dhe që shtetin e llogarisin si plaçkë personale. Ishim dhe jemi me fat se, përkundër të gjitha këtyre të këqijave , mbijetuam dhe nuk u asimiluam siç ndodhi me shumë popuj të tjerë . Mbase për këtë arsye asnjëherë nuk patëm mundësi të merremi me çështje të mëdha përveç se fjalët i patëm dhe i kemi të mëdha në kohën që merremi me çështje të mëdha duke ia ngulitur vetes në kokë se jemi faktor i pashmangshëm i politikave globale . Realisht, sot nuk jemi askushi në politikat vendimarrëse dhe , në vend se të merremi me problemet reale, tërë kohën merremi duke luftuar me njëri – tjetrin sikur që të njëjtën luftë e bënte Sanço Pança me mullinjt e erës apo Sizifi, që së koti e rrokulliste gurin! Pa u kthyer në historinë e hershme po ndalem në këtë historinë e re që po na shkruajnë të huajt dhe Serbia, së bashku me Turqinë dhe pakurrizorët vendorë. Kosova nuk ishte palë e barabartë në Rambuje sepse vetëm zbatonte urdhëra dhe anëtarët e delegacionit, ushtarët, paqësorët, mbeturinat e shoqërisë civile, këshilltarët injorantë që hanin dhe pinin për së koti, politikanë të deklasuar dhe me afat të skaduar përdorimi , këshilltarë dhe politikanë dashakeq ndërkombëtarë, mbetje të rezistencës studentore ishin në rolin e kukullave jofunksionale ! Ndryshe , si do të pranonin çarmatosjen e UÇK-së pa kushte dhe pa e arritur qëllimin për çka luftuan . Si do të pranonin që në Marrëveshjen e Kumanovës, Serbia të bëhet faktore përcaktuese edhe për Kosovën kurse Kosova të mos pyetet për asgjë ! Si do të pranonin që për sigurinë e brendshme të Kosovës të pyetej Serbia në takimet e rregullta me ndërkombëtarët në Merdare dhe Rudare , në Nish dhe Beograd por jo edhe në Prishtinë . Si do të pranonin dhe si do të lejonin anarkinë e pasluftës ku u dhanë pas plaçkitjes dhe krimeve ordinere me të cilat siguronin sundim politik. Si lejuan që OSBE , një mision që e mohonte pavarësinë e Kosovës dhe qartazi punonte për Serbinë , të organizojë zgjedhje të Serbisë në Kosovë duke i forcuar dhe legjitimuar strukturat paralele kriminale serbe . Si lejuan të degradojë në ,masë aq të madhe arsimi i të gjitha niveleve në Kosovë , të rrënohet shëndetësia , të privatizohet ekonomia , të prostituohet diplomcia, të kriminalizohet privatizimi dhe të promovohet injoranca , si vlerë kombëtare dhe shtetërore. Kosova kurrë nuk ka qenë më keq përjashtuar kohën e gjuetisë së Serbisë dhe pisave jugosllavo – shqiptarë, mbi shqiptarët që e donin lirinë për çka u sakrifikuan kurse horrat po i gëzojnë këto fryte. Si ndodhi që u bënë më shumë se 55.000 veteranë të luftës dhe si do të lejonte një popull liridashës që horrat e UDB-së , policisë serbe dhe ata që kurrë dhe asgjë nuk bënë për këtë popull . Po të kishim vetëdije njerëzore, kombëtare dhe politike a do të ndodhte që të përbuzen vlerat kobëtare siç po veprohet me Bacën e Madh për ata që e duan lirinë dhe Adem Demaçin për ata që e dhunuan lirinë dhe, në vend të kurorave të dafinave, u stolisën me injorancë dhe këtë po e bëjnë, për interese personale disa injorantë , krejtësidht të padishëm por shumë të rrezikshëm dhe të dëmshëm, që nga përfundimi i luftës e deri me sot ! Përgjegjës për ndarje dhe fedralizim të Kosovës janë ndërkombëtarët kurse zbatues në praktikë janë injorantët vendorë. Prandaj, dyshoj se Kosova do të bëhet shtet funksional shkaku se po përdoret për të kënaqur apetitet e fqinjve . Maqedonia e mori hisen e pamerituar , Mali i Zi vazhdon të zgjerohet në dëm të Kosovës sikur që edhe Serbia po lufton të marr sa më shumë territor në brendi të Kosovës kurse Veriun që e ka okupuar as që e llogarit si pjesë të pazarit. Kurse, ne evropianët e rinj dhe kosovarët e rremë, të ngjizur nga disa intelektualë pakurrizorë dhe injorantë funksionalë do të vazhdojmë të nxjerrim sytë njëri – tjetrit gjithandej ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, Mal të Zi, FYROM, Luginë të Preshevës dhe në Kosovë . Edhe në diasporë ku janë bërë pikë e pesë dhe vetëm për plaçkitje të xhepave të diasporës lehtësisht e bëjnë pajtimin që mungon thuaja në të gjitha fushat.
Bashkimi kombëtar dhe mashtruesi Hill
Të gjithë popujt e ndarë , kryesisht ndahen dhunshëm sikur që ndodhi me shqiptarët, synojnë të bashkohen e që është e drejtë e pamohueshme. U bashkua Vietnami, u bashkua Gjermania, do të bashkohet Koreja sikur edhe Tajvani, u nda Sudani për shkaqe fetare dhe ekonomike, është ndarë populli kurd , po ndahet Siria , Libia mirëpo asnjëherë nuk do të pushojnë përpjekjet e popujve të ndarë për bashkim . Shqiptarëve kjo e drejtë po u mohohet , që nga koha kur janë ndarë dhunshëm në pesë shtete . Kjo e drejtë u mohohet nga diplomacia ndërkombëtare përmes strukturave politike vendore të legjitimuar si injorantë ordinerë. Së fundi, një ish diplomat dhe ndërmjetësues deklaroi se Shqipëria paska qenë kundër bashkimit kombëtar që është një mashtrim dhe deyinformatë e paturpshme. Po kz diplomat dhe ndërmjetësues, gjatë përpjekjeve të shqiptarëve në luftë për liri , me të gjitha format e mundshme dhe kërcënimet angazhohej për autonomi substanciale të Kosovës në Serbi sikur që UÇK –në , së bashku me një koleg të vetin e quante terroriste. Kam qenë dëshmitar okular kur bënte përpjekje për një autonomi substanciale dhe si argument bindjeje e përdorte kërcënimin , fuqinë e Serbisë dhe mospërkrahjen ndërkombëtare. Tash , nga Shqipëria e shpërndanë një të pavërtetë se Shqipëria nuk paska dëshiruar të bashkohet me Kosovën duke mos e dhënë edhe një shembull të vetëm kur shqiptarët paskan pasur mundësinë të jenë për bashkim apo kundër bashkimit. Ky dezinformues , nga një distancë historike e shpërndanë një të pavërtetë për të dekurajuar ata që vazhdojnë të besojnë në bashkimin kombëtar , si shprehje e lirë e vullnetit të tyre . Ky dezinformues dhe lobues i autonomisë substanciale e dinë shumë mirë se vetëm referendumi , si mjeti më demokratik i shprehjes së vullnetit dhe arritja më e madhe e demokracisë , është tregues i vullnetit të shumicës së popullit për fatin politik dhe se në të cilin shtet duan të jetojnë . Ky mashtrues e dinë shumë mirë se në shtetin nga vjen , për gjëra shumë më të parëndësishme , referendumi vendosë për vullnetin dhe përcaktimin e qytetarëve. Kurse neve në Kosovë , Shqipërinë përtej Drinit , askush nuk na ka pyetur për asgjë prandaj i kemi simbolet “ shtetërore “ që nuk zgjojnë emocion as kur jeni të dehur ! Ma gjeni një shtet të cilit arbitrarisht i janë kontrabanduar simbolet “ shtetërore “ sikur i janë imponuar Kosovës “ multietnike “ të varur nga Serbia dhe të kërcënuar nga hamshorët ndërkombëtarë ! Sigurisht se nuk mund ta gjeni ! Le të lejohet një referendum , si përcaktim i vullnetit demokratik të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës nëse janë për ose kundër bashkimit kombëtar dhe pastaj mund të flasim se kush ka të drejtë ! Nëse vullneti i shumicës është kundër bashkimit atëherë të gjithë ata që besojnë në demokraci do të pajtohen me rezultatet e këtij referendumi . Deri atëherë. Kristofer Hill dhe besimtarët e tij do të llogariten si spekulues. Jashtë dhe brenda Kosovës !
Ramiz Kelmendi dhe 1 milionë vende të punës
Ramiz Kelmendi u tregua biznesmen i suksesshëm prandaj , duke menduar , me të drejtë se edhe politika në Kosovë është biznes që sjellë shumë përfitime e filloi kacavjerrjen drejt majave politike . Normalisht , filloi me AAK-në , si lokalist dhe financues duke u Zgjedhur deputet. Pastaj , me rritjen e apetiteve për t’i kapur majat , hzri nç bashkëjetesë politike dhe biznesore me Thaçin dhe pasi mori në thua për postin e zkryeministrit u bë krejt i “ pavarur “ duke e përdorur demarkacionin si votë shantazhi për postin e synuar. E nxorri nga loja kiushëririn tim nga Peja dhe donte ta luante rolin e Çernomirdinit dhe Ahtisarit midis pozitës dhe opozitës për arritjen e një konsensusi për demarkacion . Së fundi e nxori xhokerin nga mënga për hapjen e 1 milionë vendeve të reja të punës për kohën sa do të kishte mandatin politik. Unë plotësisht i besoj sepse ka filluar mbarë duke siguruar postin e zvendëkryeministrit dhe një vend pune për veten. Përmbushja e premtimit mbetet vetëm çështje teknike, i mbeten t’ sigurojë vetëm edhe 999.999 vende pune. Premtimin solemn do ta bëjë me datën 1 Prill!
Gjykata Raciste Speciale
Nuk ka shtet në botë ku është formuar një Gjykatë që ndanë drejtësi – padrejtësi duke pasur parasysh vetëm faktin e përkatësisë etnike . Nuk ka Gjykatë ku 100% janë ndërkombëtarë, ata që të akuzojnë , ata që të dënojnë dhe ata që të mbajnë në burg, jashtë vendit dhe shtetit tënd e që të detyrojnë të besosh se kjo është bërë me ligje të Kosovës. Nç një shtet normal, pozitë dhe opozitë do ta kundërshtonte këtë monstrum të drejtësisë, jo shkaku se nuk duhet të dënohen për krime sepse atyre që u dëshmohen krime duhet të dënohen por shkaku se edhe pas 500 vjetëve, në ligjeratat e Juridikut dhe literaturën juridike do të shënohet se në Kosovë është formuar një Gjykatë Speciale për luftën e UÇK-së dhe kundër shqiptarëve kurse serbët nuk do të përmeneden askund apo do të përmenden si viktima ! Po bëhet një luftë , ata që e votuan këtë Gjykatë mendojnë se do ta shpëtojnë prapanicën e tyre kurse të tjerët shpresojnë se këtë Gjykatë do ta përdorin si fuqi elektorale për të ardhur në pushtet. Nuk do të ndodhë as e para e as e dyta . Shpejt do të bindeni për këtë !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë – 6 tetor 2016