ABAS FEJZULLAHI: SHPIRTNGUSHTËSIA E HUMBËSVE DHE SHPIRTGJERËSIA E FITUESVE NË ZGJEDHJET E 11 QERSHORIT 2017!

Bern, 15 qershor 2017: Kudo në vendet demokratike gjatë pjesëmarrjes në garatë e organizuara që kanë të bëjnë me zgjedhjet e rregullta apo të parakohëshme në nivele lokale apo qëndror, ku nderohet vota dhe votuesi, humbësi në mënyrë të kulturuar e uron fituesin për fitoren.
Po çfarë ndodhi në Kosovë ?
Udhëheqësit e partive që paraprakisht bëjnë marrëveshtje e pazare si gjithnjë njëri me tjetrin për pozita e për pushtet, lidhin bashkim e kumari me dy apo edhe 12 parti, për të hy e zënë ndonjë vend, në Kuvend a Qeveri… !
U bashkuan në dy grupacione kryesore PDK-AAK-NISMA dhe nja 9 satelit të tyre tjerë të vegjël llaskucësh që ju kanë bashkangjitur për të lëpirë ndonjë ashtë që do ta hedhin këta tre të pangopurit e bashkuar për interesa të tyre e jo të Kosovës, në të cilën thirren, njashtu edhe bashkimi i grupacionit të dytë mes LDK- AKR dhe Alternativa..(me premtime e mashtrime, ndërskamca e tradhti në momente të caktuara ndaj njëri tjetrit siç u dëshmua prej vitit 2008 e deri tani nga të njejtit) dhe Lëvizja Vetëvendosja e vetme pa u zie e perzie me të përmendurit e provuar më parë, doli ky rezultat i zgjedhjeve sipas të dhënave nga KQZ deri më datën 12. 06. 2017 nga 99% të votave të numruara.:
1.LËVIZJA VV, garuese e vetme, palidhur farëe kumari me tjera parti, dëshmoi se fitoi më së shumti vota si parti e vetme që do të thotë e para në vend, me mbi 27% sipas të dhënave të KQZ, nga numrimi i 99% të votimeve. Falë syqeltësisë së rinisë brenda dhe jashtë vendi (kurbetit) s`bashku me qytetarët e vetëdijsuar për ndryshime me votat e tyre dhanë këto vendime, për ndryshime, por edhe vërejtje dhe ndëshkime për ta që e kanë merituar kahere. Si në vijim :
2.PDK-AAK-NISMA dhe 9 partitë e vogëla (lypsarësh) për ndonjë vend a privilegjë në Kuvend nga ana e tri partive pakë më të mdhaja që dikur ishin një, përseri u bashkuan , pra partit e bashkuara që thirren si krahu i luftës (kuptohet që edhe e kanë bërë tue zhvilluar në nivelinë më të lartë keqpërdorimet, krimin e organizuar politik dhe ekonomik –(përjashto disa të cilët kanë qenë pjesëmarrës në luftë që dihet) që vet me gojën e tyre kanë folur e thënë në Kuvendin e Kosovës, tue rëndue njëri tjetrin për gjitha që u thanë më sipër, (pasi që u ndanë e u përçanë, jo për interesatë e Kosovës, por të tyre )… filluan të Festojnë fitoren e tyre në sheshin Skënderbe në Prishtinë, si fitues në vendin e parë s`bashku 12 parti në bisht maçorri qorr e sakat kah ta marrish e me plotë gjynahe për veprat e bëra, si rrumullakë e sumull të gjithë grumbull ja dhanë emrin PAN, fituan 34 %, dhe ma përkujtonin manifestimin në Gazimestan të Millosheviqit që humbje e serbëve në në betejen e Kosovës e kremtojnë vazhdimisht si Fitore… !
Këta thirren në fitore ashtu siç ua ka lënë amanet ish prijsi i tyre Hashim Thaçi se vetem këta kanë të drejtë ta formojnë qeverinë, kështu nugulin këmbë edhe tani dhe fillojn tërthorazi të përgatitin terrenin për kërcënime tue thirrë në të drejtatë e kryetarit të shtetit dhe kushtetut e cila me nenet e saj dykuptimshe dhe te përshtatur kahere me qellime te caktuar për joqëndrueshmëri se vetem partia qe ka shumicë ka te drejtë gjithsesi të formoj qeverin edhe pse në realitet është pakicë me vota dhe kuvendarë në kuvend…etj…
Në të vërertetë s`kanë ndërgjegje, kulturë, guximin dhe përgjegjësi si njerëz e qytetar, ta pranojnë humbjen që e kanë merituar moti, por, populli ua bëri me dije se kush janë e çfarë kanë bërë deri më tani, pa ua kërkuar fare letërnjoftimin se kush jan e çfarë jan e si duken, sepse vet me veprimet e tyre gjatë qeverisjessi kurvendarë dhe pushshtetarë treguan hapatas se kush janë… !
Kështu e ka demokracia, ku përkundër vështërsive dhe pengesave vie në shprehje…heret a vonë, por pasojatë e keqbërësve janë afatgjate dhe të pa përmirsuara në shumë raste siç është në Kosovë… !
3.Dhe LDK-ja bashkë me AKR dhe Alternativen të tria s`bashku, pësuan poashtu humbje dhe patën 25% të votave, s`paku nga kjo përqindje nja 16% sa i takojnë LDK, që i ka fituar le ta falënderojnë për së vdekuri Dr.Ibrahim Rugovën, që edhe atë 16% të votave të fituara ua ka dhënë nga varri autoriteti i përjetshëm i tij tek zgjedhësit, në shenjë nderimi që kanë pasur e kanë përgjithmonë për kryetarin e parë të LDK-së dhe kryetar i parë dhe historikë i Republikës së Kosovës, fitues i të gjitha zgjedhjeve para dhe pas luftës deri sa ndrroj jetë.. !
Sa për udhëheqësin e LDK-së Isa Mustafën dhe llaskucët për rreth tij që për pozita e pushtet si Haki Rugova, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Skënder Hyseni, Ismet Beqiri dhe Sabri Hamiti e disa te tjerë në kryesi e kanë shkatrruar e sjellë LDK-së në këtë gjendje humbje dhe përçarje të dashamirëve të LDK dhe veprimtarëve të devotshëmsi brenda vendit dhe jashtë në kurbet.. sepse këta të përmendur kishin për të marrë rezultatin vetem me votatë nga familjarët e tyre dhe sejment si soj i tyre..!
SE JANË SHPIRTNGUSHT E SHPIRT ZI VET DËSHMUAN UDHËHEQËSIT E PARTIVE PËR VETEN E TYRE:
Se janë shpitngusht e shpirt zi të gjithë udhëheqësit e partive të përmendura që deri më tani janë zie e përzie mes veti ti mua unë ty për interesa e pasuri, për të grumbulluar sam a shumë kokërra(vota) që edhe ato që i kanë grumbulluar e marrë si meritojnë, por kështu e ka demokracia kur keqpërdoret, asnjëri s`pat guximin e lere ma kuklturën hiq se hiq edhe pse thirren në titiuj të ndryshëm e si akademykë e çka jo tjetër e si kryetar partie me shkue dhe me ja uruar fitoren e thell që rinia dhe populli ia dha për ta provuar edhe LVV dhe të zgjedhurin e kësaj partie për kryeministër z. Albin Kurti, i cili mes tjerash tha se nuk ka fituar VV, por Kosova…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura