Prishtinë, 18. 10. 2016: (Buburrecat kombëtarë dhe hiçët e politikës) – Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë u takua në Nish me , aktualisht kryeministrin më të fuqishëm në Ballkan , Aleksandar Vuçiq nga i cili kërkoi ta njeh pavarësinë e Kosovës sikur që i bëri me dijese Trepça është e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Gjithashtu ia bëri me dije kryeministrit serb se drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës , Nehat Thaçi u arrestua politikisht . Këtë fakt tërthorazi e pranoi edhe Vuçiqi pasi e krahasoi me rastin e Oliver Ivanoviqit që u dënua për krime lufte dhe krime kundër civilëve në Mitrovicë. Natyrisht se për njohësit mesatar , këto dy raste janë të pakrahasueshme dhe se arrestimi i Nehat Thaçit është bërë pikërisht kur Gjykata e Apelit po e shqyrton ankesën e ekipit mbrojtës të Ivanoviqit , pra qëllimi është që lirimi i Thaçit të kushtëzohet me lirimin e Ivanoviqit. Tregëti e ndyrë politike ! Kryeministri shqiptar , në takim me kryeministrin e Serbisë mbajti një qëndrim prej burrështetasi duke iu përmbajtur preambulës së Kushtetutës së Shqipërisë e cila, shprehimisht e njeh Shqipërinë si Piemont të gjithë shqiptarëve sikur që e detyron ate se duhet të dalë në mbrojtje të intereseve të shqiptarëve kudo që jetojnë , pavrësisht rrethanave dhe kontekstit politik. Ashtu veproi kryeministri Rama dhe nuk kishte të drejtë të vepronte ndryshe , nëse do t’i përmbahej Kushtetutës. Pas kësaj nisi një fushatë kundër kryeministrit Rama që udhëhiqej nga një ish kamerier i një kafeterie të njohur si çerdhe e nostalgjikëve jugosllavë dhe “ baballarëve “ impotentë të “ kombit kosovar “ të cilin presidenti aktual e bëri me çyk të zorit politikan nën një mesatare e që është referencë për një karrierë të suksesshme diplomatike. Ky kritikues i kryeministrit shqiptar , kur erdhi para mëdyshjes ; lekët apo karriera politike e gjeti më të aryeshme , që për interes të Kososvës , gjithsesi , të përcaktohet për lekët e Sfidave të Mijëvjeçarit duke u thirrur në maksimën gjeniale të Karl Marksit se: “baza materiale përcakton superstrukturat tjera ku politika zë vend qendror “. Ky kritikues i Ramës, në politikë ka hyrë në mënyrë klandestine për t’i shërbyer me illy padronit që e futi në politika provinciale dhe si i tillë gjithmonë do të kujtohet.
Përpjekja për t’u fërkuar me Ramën ishte vetëm një përpjekje për “fisnikërim “ të tij politik por përmbajtja që e ka nuk e duron potencialin mbushës të Edi Ramës. Të gjithë e kemi një letëridentiteti njerëzor, kombëtar, politik dhe moral prandaj, ndonëse mund ta falsifikojmë letërnjoftimin e tjetrit, sjelljet e shpërfaqin ate të vërtetin nga i cili vështirë se mund të ikim! Unë e them se e kemi të pamundur të ikim. Sulmin pastaj e vazhdoi, nga shteti i të gjithë shqiptarëve trashigimtari i emrit dhe mbiemrit ( pa një shkronjë ) të atij që më shumë se 40 vjet e sundoi Shqipërinë dhe i cili nuk bëri asgjë për shqiptarët dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm , Hoxhës së Gjirokastrës . Qartazi , adashi i Hoxhës së Gjirokastrës , kosovari , ish shef i servuesit të Illy kafes , Hoxha i Suharekës , rrëshqiti në mes të Tiranës duke marrë nën thua te figura gjigante e kryeministrit shqiptar dhe fati që nuk e theu kurrizin ndonëse u lakua keq në drejtim të Prishtinës dhe Thaçit . Pushkatimin medial dhe virtual të kryeministrit shqiptar e vazhdoi “ batalioni i kosovarëve “, me “gjeneralët “ e dështuar e që duan të ringjallen përmes infuzionit Rama. Pastaj , ata që Kosovën e kanë në gojë kurse Jugosllavinë dhe Serbinë në kujtesë dhe zemër, fort u hidhëruan me Ramën sepse , në takim me Vuçiqin nuk e paska luajtur rolin e endacakes së Brukselit që karrierën e saj të ministres për Mashtrime , e filloi me rrena dhe po e përfundon me rrena ! Ramën e kundërshtuan ata që u mësuan me rolin përfaqësues , në emër të paraardhësve të tyre , të Titos , Rankoviqit , Millosheviqit dhe mbrojtësve të tjerë të dëshmuar të çështjes kombëtare jugosllave dhe serbe e që e konsideronin si çështje kombëtare të tyre. Tre udhëheqësit , që më së shumti e dëmtuan çështjen kombëtare e që e sunduan Shqipërinë afërsisht 80 % të kohës , që nga shpallja e Pavarësisë , Ahmet Zogu , Enver Hoxha dhe Sali Berisha dështuan pikërisht sepse e mohuan rolin e Piemontit të Shqipërisë dhe paternalizmin ndaj shqiptarëve jashtë Shqipërisë e që dhunoheshin deri në zhdukje . Deri kur shqiptarëve do t’u mohohet e drejta të jetojnë sipas vullnetit të tyre e që u njihet serbëve , turqve , maqedonëve , romëve , egjiptasëve , boshnjakëve etj?! Pse të gjithë të tjerët paskan të drejtë ta kenë pasaportën e shtetit amë , pavarësisht ku jetojnë , kurse shqiptarëve të Kosovës u mohohet kjo e drejtë ?! Realisht dhe kryesisht bartës të pasaportave shqiptare janë këta që po e sulmojnë Edi Ramën, që janë kundër bashkimit kombëtar , që i kanë shërbyer qençe , me prindër dhe edhe personalisht , Jugosllavisë dhe Serbisë . Të tillët i nderon sot Shqipëria , për turp ! Edi Rama dhe çdo kryeministër i Shqipërisë duhet të flas për Kosovën dhe në emër të Kosovës për t’i ngushtuar hapësirën këtyre injorantëve politik që Kosovën e shndërruan në kasollën e xha Tomës kurse qytetarët e saj në presonazhe të Migjenit . Në Kosovë sot himni kombëtar është Poema e Mjerimit !
Rama dhe çdo kryeministër i Shqipërisë duhet të flasë për dhe në emër të Kosovës , deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare që ende ka mbetur e pazgjidhur në Ballkan. Në të kundërtën do ta kemi një situatë sikur në Maqedoni , Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës ku i keni shqiptarët skajshmërisht të defaktorizuar dhe të pafuqishëm politikisht . Injorantët politik po e fajësojnë Ramën se e paska defaktorizuar Kosovën për librat shkollorë në Luginë kur kamionët me libra nga Kosova mbetën në depot e Serbisë pçr muaj me radhë dhe Kosova nuk ishte në gjendje të bënte asgjë përveç se t’i pranojë mbrapa !
Shqipëria ishte dhe mbetet bërthama e shtetit e të gjithë shqiptarëve , përmbajtja e saj , kuptimi i shtetit dhe vet ekzistenca e shtetit dhe kombit shqiptar. Prandaj, Shqipëria ka detyrim njerëzor , kombëtar , moral , politik dhe historik të flasë për dhe në emër të shqiptarëve kurse , për alienët e kombit kosovar mund dhe po flasin falanga e injorantëve” intelektualë “ që lehtësisht i blen me një porcion qebapa . Kjo falangë e tredhur kombëtarisht i palohet çdo sunduesi në Kosovë i cili kërkon nga shqiptarët e Kosovës të deklarohen si kosovarë por këtë kërkesë nuk e kanë për serbët e Vuçiqit , Sheshelit dhe Nikoliqit , për turqit e Erdoganit , boshnjakët gjithashtu të Erdoganit , romët , egjiptasët , ashkalinjt etj.
Këta që po e kritikojnë Ramën po veprojnë sikur një shkollë e natës për zhdukjen e analfabetizmit që e kundërshton dhe i shpallë luftë për jokometencë universiteteve të Kembrixhit dhe Oksfordit! Deri më sot qztetarët e Kosovës por as të Shqipërisë nuk kanë pasur mundësi të përcaktohen se a duan të veprojnë si dy shtete apo si një shtet kurse qytetarëve të Kosovës , në mënyrë arbitrare u janë imponuar simbolet kombëtare dhe shtetërore sikur që janë flamuri , himni apo stema e Kosovës e që nuk ndodhë në asnj[ vend normal . Nuk ka Shqipëri të Madhe sikur që nuk kishte as Gjermani e as Vietnam të Madh por ka Shqipëri natyrore , si kornizë dhe përmbajtje shtetërore për shqiptarët dhe joshqiptarët që pranojnë të jetojnë aty . Çdo imponim dhe rregullim shtetëror me ndihmën e kërcënimit , frikësimit apo shantazhit ka jetëgjatësi sa edhe vet këto dukuri terrorizuese. Shpërbërja e perandorisë sovjetike dhe asaj jugosllave e forcojnë këtë pohim timin !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA – Prishtinë, 18 tetor 2016