Pashtriku.org, 21. 10. 2016: Një hartë e vjetër franceze, e vitit 1861 dëshmon për trojet, që banoheshin nga shqiptarët. Nëse krahasohet kjo hartë me hartën e sotme, shihet qartë se shqiptarëve iu është pushtuar pjesa më e madhe e tokave duke e copëzuar atë në disa shtete fqinje.
Studiusi Artan Shkreli e ka publikuar këtë hartë, të hartuar më 1861, (17 vjet para Kongresit të Berlinit -1878) nga francezi Lejean. Në skicimet e francezit shihet se ‘Skipetares’ (kështu i quan shqipetarët) ishin pjesa më e madhe e territoreve, pikërisht ato me ngjyrë të verdhë.
“Pjesë nga harta etnografike e vitit 1861, para Kongresit të Berlinit, realizuar nga frengu Lejean (mos harrohet se francezët kishin aksesin më të madh në territoret e Perandorinë Osmane atë kohë, e për rrjedhojë kishin mundësi të mira për studimin etnografik të popujve dhe etnive që e popullonin atë) – thotë z.Shkreli dhe vazhdon:
“Do ishte kurioze, për efekt krahasimi, realizimi i një harte të tillë sot pas një shekulli e gjysmë, për të parë se si ka ndryshuar demografia me shfaqjen dhe konsolidimin e shteteve moderne ballkanike”.
“Me përjashtim të njollave sllave (gjelbër) dhe vllahe (blu) Lejean shënon më 1861 si SKIPETARES pjesën tjetër (verdhë)”, – përfundon Artan Shkreli.
Postime të Lidhura
BRAHIM AVDYLI: ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE (V)
(Zvicër, 06. 02. 2013) – Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – (“FEJA E SHQIPARIT…
RUDOLF VIRCHOW: KAFKAT SHQIPTARE TREGOJNË RACËN MË SUPERIORE TË EUROPËS
Pashtriku.org, 20. 02. 2017: (Rezultatet e shkencëtarit Rudolf Virchow, krijuesit të shkencës së kronologjisë, një prej shkencëtarëve më…
ARKEOLOGU MOIKOM ZEQO ‘GJASHTË QYTETE TË PA ZBULUARA ILIRE, DËSHTIMI I ARKEOLOGJISË SHQIPTARE’ (VIDEO)
Pashtriku, 12 Korrik 2019: Arkeologu dhe shkrimtari ynë Moikom Zeqo në një intervistë në “Report TV” zbulon situatën…
PREJARDHJA GJENETIKE E SHQIPTARËVE
Prejardhja gjenetike e shqiptarëve Nga Gjergj Bojaxhi dhe Alban Lauka Artikull pëmbledhës i gjetjeve të deritanishme Prej vitesh…