Pashtriku.org, 4. 11. 2016: Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetin social Facebook autorizimin që serbi Dushan Mugosha i njohur gjatë luftës me nofkën “Sali Murati” të ishte vendimmarrës në brigadën e parë komuniste. Dokumenti sipas tij nuk gjendet në Arkivin Qendror Shqiptar, por në Arkivat e Partisë Komuniste Jugosllave. Dervishi ngre pyetjen se pse Mugosha dhe Popoviçi ishin ende vendimmarrës në Shqipëri, dy vjet pasi themeluan PKSH-në?
Lexoni statusin e Kastriot Dervishit:
Dushan Mugosha dhe brigada e parë komuniste
Ky është dokumenti që autorizonte Dushan Mugoshën (Sali Murati) të ishte vendimmarës në brigadën e parë komuniste. Dokumenti në fjalë nuk gjendet në arkivat shqiptar, por në Arkivin e Partisë Komuniste Jugosllave. Një pyetje e thjeshtë do ishte vetëm kjo: Pse qëndronte akoma në Shqipëri, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi. Pse duhej të ishin vendimmarrës ata në Shqipëri dy a tri vjet pasi formuan PKSH-në?
***
Dokumenti arkivor/
KOMANDA E SHTABIT TË PËRGJITHËSHËM T’USHTRISË NACIONA-ҪLIRIMTARE SHQIPTARE
SHTABIT TË BRIGADËS SË I-rë
KËTU
U njoftojmë se autorizojmë shokun Sali Murati të marrin pjesë në vendimet që do merren për aksione dhe në diskutime si dhe në vendime të tjera.
Komisari politik:
Enver Hoxha
Komandanti i Përgjithshëm:
Major Spiro Moisiu
20/VII/1943
-Vula-
____________
Lexoni faksimilin:
Shqipëri, 1943: Ulur – Dushan Mugosha dhe Enver Hoxha, në këmbë – Miladin Popoviçi dhe (?)