Në 43 vjetorin e 17 janarit 1982
DOKUMENTI I PËRMENDUR NË RADIOGRAMIN E 16 JANARIT 1982, NUK VENDOS PËRFUNDIMISHT BASHKIMIN: LNÇKVSHJ – PKMLSHJ!
Nga Sheradin Berisha
Më 09. 09. 2024 historiani Fatmir Z. Arifi, në rrjetin e tij facebook ka hapur këtë temë për diskutim:
PSE KONTESTOHET 17 JANARI 1982? MË 16 JANAR 1982 NË ANKARA JANË BASHKUAR PKMLSHJ – LNÇKVSHJ!
Nuk di pse Sherafedin Berisha e konteston 17 janarin e vitit 1982, si datë të kontestuar të bashkkmit të oraganizatave të fshehta me karakter çlirimtar dhe anti anti pushues… kur në këtë datë u bashkuan tri organizata të tipit nacionalçlrimtar dhe anti jugosllav, të cilat përfaqësonin organizimin çlirimtar të deleguar në shtetet e Europës Perëndimore?
Botërisht është e ditur se më 17 janar të vitit 1982, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelendi, kanë vendos të bashkohen në një front të bashkuar mbi bazën e dokumentit programor të: Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës, të hartur nga OMLK…
Në Ankara të Turqisë, më datë 16 Janar të vitit 1982, PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ janë bashkuar, por nuk ia kanë përcjell atë informim, të paktën Jusufit për të mbajur qëndrim që do të bazohej në vendimmarrjen e 16 janarit 1982.
Gjithnjë sipas dokumenteve arkivore, Jusuf Gërvalla nuk kishte asnjë dijeni se në Ankara janë bashkur më 16 Janar të vitit 1982 Organizata e PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ
https://www.facebook.com/share/p/VdWGMb9nz3JL7hvM

***
Përgjigjia ime në temën e shtruar për diskutim nga Fatmir Z. Arifi është si më poshtë:
MË 16 JANAR 1982 NUK KA NDODHUR BASHKIMI I ORGANIZATAVE: LNÇKVSHJ – PKMLSHJ!
Nga Sheradin Berisha
Historiani Fatmir Z Arifi, jo një herë i ka bërë temë diskutimi radiogramet (kabllogramet) e diplomatit shqiptar në ambasadën e Shqipërisë në Turqi, Bujar Hoxha, dërguar Ministrisë së Jashtme në Tiranë në janar – shkurt … 1982.
Dhe radiogrami (kabllogrami) më i pëlqyer i tij
dhe i Ibrahim-Miran Kelmendit për diskutim ishte pikërisht radiogrami me dy faqe i datës 16 janar 1982, që u deshifrua nga FH më 18 janar 1982, në ora 12:00 – 12:40, një ditë pas atentatit (më 17 janar 1982) në Untergruppenbach të Gjermanisë, ndaj Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës.
Duket që ky dokument është pëlqyer me qëllim që të vihet në dyshim, Bashkimi i 17 shkurtit 1982 (në Ankara) midis LNÇKVSHJ-së, (i përfaqësuar nga Sabri Novosella dhe Xhafer Durmishi), dhe PKMLSHJ-së, (i përfaqësuar nga Abdullah Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli), në një LËVIZJE me emërtimin “Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ)”.
Për të mos e përsëritur vetveten në këtë drejtim, në vijim po i sjellë për diskutim dy faqet e radiogramit, datë 16 Janar 1982, që u deshifruan nga shifranti FH, më 18 janar, në orën 12:00 – 12:40.
***
DESHIFRIM
TEPER SEKRET
Nr. Fletës 60
Nr. 1736, nga Ankara
Nr. 83 – Data 16. 01. 1982
MINISTRISE JASHTME
Sefedini (*) me dha dy dokumente. Njeri mban firmën e Xhelalit (**) dhe te Sefedinit dhe eshte dokument qe ben fjale per bashkimin e dy organizatave perkatese. Por ky dokument nuk vendos perfundimisht bashkimin e tyre. Megjithate eshte pozitiv. Sefidini, duke folur për bashkimin, tha se ne baze punohet me te vertete per te. Aksionet e perbashket e prodhojne kete. (vijon)
…….
Deshifrimi filloi më 18. 01 ora 12:00
Deshifrimi mbaroj më 18.01. ora 12:20
Firma e shifrantit FH.
***
DESHIFRIM
TEPER SEKRET
Nr. Fletës 61
Nr. 1737, nga Ankara
Nr. 84 – Data (mbaroi)
PKML do te vazhdoje presionin e saj. Por ajo eshte marre vesh me shoket e saj që te mos kalohet ne fazen e kryengritjes te armatosur. Ajo ndjek kete taktik. Te mos hiqet dore nga kerkesa per republike.
Bujari (***)
……
Deshifrimi filloi më 18. 01 ora 12:20
Deshifrimi mbaroj më 18.01. ora 12:40
Firma e shifrantit FH.
——–
(*) Sefidini – Abdullah Prapashtica (PKMLSHJ)
(**) Xhelali – Sabri Novosella (LNÇKVSHJ)
(***) Bujar Hoxha, diplomati i ambasadës shqiptare në Ankara të Turqisë.
___________
Pa u futur në diskutim të gjerë për gjithë përmbajtjen e radiogramit prej dy faqesh, po ndalem vetëm tek kryetema që po diskutojmë.
Në faqen e parë të Deshifrimit të radiogramit (kabllogramit) diplomati Bujar Hoxha me fjalinë e parë njofton ministrinë e jashtme se:
– “Sefedini me dha dy dokumente.”
Me fjalinë e dytë informon se:
– “Njeri (dokument) mban firmën e Xhelalit dhe te Sefedinit dhe eshte dokument qe ben fjale per bashkimin e dy organizatave perkatese.”
Me fjalinë e tretë konstaton:
– “Por ky dokument nuk vendos perfundimisht bashkimin e tyre”.
Ndërsa me tri fjalitë e fundit pasqyron angazhimin (e Sefidinit) për të ndodhur ky bashkim në bazë përmes aksioneve të përbashkëta.
Konkretisht shkruan:
– “Megjithate eshte pozitiv. Sefidini, duke folur për bashkimin, tha se ne baze punohet me te vertete per te. Aksionet e perbashket e prodhojne kete.”
***

Duke pas parasysh disa të dhëna të publikuara nga përfaqësuesi i PKMLSHJ, Osman Osmani dhe kujtimet e përfaqësuesit të LNÇKVSHJ-së, Sabri Novosella, për mua (si studiues i kujdesshëm) këto dy dokumente që përmenden në radiogramin e z.Bujar Hoxha, janë materiale jo përfundimtare (siç theksohet edhe në radiogram) të një procesi bisedimesh midis LNÇKVSHJ-së dhe PKMLSHJ-së, që kanë nisur në dhjetor 1981 dhe kanë përfunduar më 17 shkurt 1982, kur u arritë marrëveshja për bashkimin: LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ.
Rrjedhimisht, meqë në radiogramin (kabllogramin) e datës 16 janar 1982 përmenden këto dy dokumente, atëherë është detyrë profesionale e Fatmir Z. Arifit t’i bëjë publike ato për të kuptuar saktësisht përmbajtjen e tyre, sepse ky radiogram informues si i tillë, nuk ka vlerë shterruese pa këto dy dokumente bazike!
Më gjerësisht për këtë temë lexoni:
ZHVILLIMET NË LËVIZJE, PAS ATENTATIT TË 17 JANARIT 1982 NË UNTERGRUPENBACH TË GJERMANISË
I
***
II
***
III
________________
Shtojcë me disa dëshmi për temën e trajtuar:
NJË DËSHMI E MUNGUAR PËR „BASHKIMIN“ E 17 JANARIT 1982!
***
DISKUTIMI ME IBRAHIM KELMENDIN, SHTRESUESIN E GËNJESHTRAVE PËR HISTORINË LËVIZJES …
***
JUSUF GËRVALLA DEMASKON IBRAHIM KELMENDIN, PËR 5 PRILLIN 1981 DHE JO VETËM!
***
LETRAT E JUSUF GËRVALLËS HALË NË SYTË E IBRAHIM KELMENDIT!
https://pashtriku.org/letrat-e-jusuf-gervalles-hale-ne-syte-e-ibrahim-kelmendit/