Durrës, 26. 11. 2016: (Shoqata atdhetare e kulturore dega Durrës mbushi 10 vjetë jetë) – Ishte data 21 nëntor 2016, e cila hapi siparin e festimeve të festave të nëntorit të organizuar nga Shoqata Atdhetare e Kulturore ‘’Tomorri’’ dega Durrës. Në sallën kryesore të Pallatit të Kulturës “ A. Moisiu” ishte mbushur plot e përplot me antarë e simpatizanë të kësaj shoqate. Të binte në sy me shikimin e parë, sepse aty qenë të pranishëm nga gjithë grupmoshat e ndryshme. Tashmë është bërë traditë, se në aktivitetet e organizuara nga kjo shoqatë, të cilat janë të shumta e të shumëllojshme, kishte edhe pjesmarrës të ardhur nga Tirana, Berati, Skrapari,etj.
Fjalën përshëndetëse e hapi kryetari i kësaj shoqate z. Hajri Nuhu. Midis të tjerave ai theksoi se “ Sot ne jami mbledhur për të festuar e përkujtuar 110 vjetoron e themelimit të Shoqatës Atdhetare e Kulturore ‘’Tomorri’’ e cila u formua në nëntor të vitit 1906 në Rumani të firmosur nga 92 përfaqsues.Shoqata Tomorri është një nga shoqatat më të vjetra në shkallë kombëtare.Veprimtarinë e saj, kjo shoqatë e ka shtrirë veprimtarinë e saj në Shoqëri Klube si në Athinë, Egjipt, Amerrikë. Ndërsa në Shqipëri, në Skrapar,Berat, Tiranë, nga viti 1906 deri më 1951.Themeluesit e saj kanë qenë: Nikolla Naço në Rumani, Jani Vreto në Egjipt, Mit’hat Frashëri në Athinë, kurse në Amerikë Fan Noli, i cili ka dhënë një ndihmesë jashtëzakonisht të madhe për shoqatën ‘’Tomorri” e shqiptarët me banim atje .Për ringritjen e kësaj shoqate, para disa vjetësh me inisiativën e disa intelektualëve në Tiranë, merr udhë përsëri Shoqata Kulturore “Tomorri’ . Kryetari i saj u zgjodh z. Nuri Çuni.Një ndihmesë të veçantë ka dhënë e jep Poeti e Akademiku z. Xhevahir Spahiu, i cili është edhe President Nderi i Shoqatës Kulturore :Tomorri” etj. Sot Shoqata Kulturore “Tomorri” është e shtrirë në shumë rrethe të Shqipërisë si: në Vlorë, Sarandë,Kavajë, Shkodër, Korçë, Gramsh, Berat,etj. Por, edhe në Qytetin Bregdetar të Durrësit,e cila sot pikërisht më 21 Nëntor 2016 festoi 10 vjetorin e themelimit të saj. Pikërisht, në këtë nëntor, kur ne festojmë 104 vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë. Është një rrugëtim i gjatë historik me plot vështirësi e krenari që nga themelimi i kësaj shoqate , për të ardhur deri në ditët e sotme. Veprimtaria e kësaj shoqate ka qënë për të mbajtur gjallë atdhedashurinë për Shqipërinë, për gjuhën e traditat më të mira të popullit tonë sa atdhetar edhe liridashës.
Një kontributë të veçantë gjatë veprimtarisë 10 vjeçare të Shoqatës “Tomorri” dega Durrës, kanë dhënë Iliaz Hasanbelliu,Fatri Mezini, Arben Qato, Fatos Çerenishti, Spartak Braho,Sadik Muka, etj.Në këtë veprimtari jubilare të 110 vjetorit të Shoqatës Kulturore’‘Tomorri” të organizuar nga dega e Shoqatës ’’ Tomorri ‘’ Durrës, merrnin pjesë: Nuri Çuni, Xhevahir Spahiu, Nasip Naço,Bashkim Koçi,Zylyftar Hoxha, Ramiz Hamzollari, Rustem Zyka, etj. të ardhur nga Tirana.Por,aty ishte edhe Nesim Spahiu, Kryetari i Bashkisë së Skraparit.Po nga Durrësi!? Aty midis të tjerëve ishte i pranishëm edhe Prefekti i Durrësit z. Roland Xhelili, i cili përshëndeti Shoqatën Kulturore “Tomorri’’ të Durrësit, për kontributin e saj që jep në zhvillimin ekonomik e kulturor të qytetit bregdetar të Durrësit. Merrte pjesë edhe poeti Durrësak Stavro Nikolla Risto. Në këtë eviment kulturore e atdhetar, për 10 vjetorin e themelimit të Shoqatës “Tomorri” të Durrësit, u shfaq filmi dokumentar ‘’Udhëtimi i një dekade’’, por nuk munguan edhe këngët e grupit folklorik ‘’Riza Cerova’’, të cilat i dhanë ngrohtësi këtij aktiviteti. Ata ishin si nga herë në skenë me zërin e tyre kumbues si: Fatmir Ajasllari, Kastriot Alihoxha, Pëllumb Gjata, Nesim Meno, Sefedin Çela e Dule Malindi. Në fund të aktivitetit u dhanë edhe disa tituj nga kjo shoqatë. Kështu, Fatos Çerenishti iu dha ‘’Antar Nderi i Shoqatës’’, Tomorr Agalliu ‘’Diplomë’’, Bashkim Koçi ‘’Diplomë” , Abdulla Bregu ‘’Dipllomë’’. Gazeta ‘’Dielli i Tomorrit’’ me ish kryeredaktor Zylyftar Hoxha e Kastriot Caka aktualisht , është bërë si një ‘’Zonjë’’ e mirë që përhap dituri , kulturë e atdhetari te lexuesi i saj si në Shqipëri, por edhe në Kosovë, kryesisht në qytet Prishtinë e Vushtrri.
Durrës, 21 Nëntor 2016