Zvicër, 9. 12. 2016: …Mos u brengosni shqiptarë, se edhe këto zgjedhje do të përfundojnë ashtu sikurse edhe të tjerat. Nuk do të ketë ndryshime në dobi të popullit shqiptar, ashtu siç nuk ka pasur gjatë këtyre 25 viteve, sepse kjo klasë politike, asnjë kërkesë të popullit shqiptar nuk e ka dorëzuar deri tani në institucionet e IRJM. Pra, nuk ka bërë asnjë përpjekje që kërkesat e shqiptarëve të vihen në rend dite. Në bazë të kësaj rezulton se ata vrapojnë të mbledhin vota për pangopësinë e tyre….
Zgjedhje parlamentare ka pasur edhe më herët si në kohën e ish- Jugosllavisë, ashtu edhe tani në kohën e IRJM. Prandaj, mos u brengosni shqiptarë se nuk është fundi i botës. E ardhmja i takon rinisë shqiptare. Ballin lart shqiptarë, ju lumtë atyre bijave dhe bijve të popullit, të cilët edhe në këtë kohë të pakohë kanë mbetur vertikal dhe nuk iu kanë nënshtruar diktateve diktatoriale të kryetarëve të partive politike, sharlatanëve të kohës moderne apo strukturave të tyre të ferrit. Ju lumtë juve, që me neveri i shikoni autobusët e partive që bartin njerëz nga një tubim në tubim tjetër, me qëllim që të demonstrojnë forcë dhe numra në tubimet e tyre qesharake. Paraqitjet e tyre banale, pa asnjë program të mirëfilltë kombëtar, me teza kontradiktore, me fjalë boshe, nuk dëshmojnë pjekuri dhe nuk janë të denja për JU. Prandaj, nuk ka vend për brengosje, dhe këto zgjedhje do të përfundojnë ashtu sikurse edhe të tjerat. Nuk do të ketë ndryshime në dobi të popullit shqiptar, ashtu siç nuk ka pasur gjatë këtyre 25- viteve, sepse kjo klasë politike asnjë kërkesë të popullit shqiptar nuk e ka dorëzuar deri tani në institucionet e IRJM. Merreni me mend të nderuar bashkatdhetarë, që 25 vjet funksionojnë dhe thirren në emër të popullit dhe asnjë kërkesë nuk e kanë dorëzuar në parlament, në ministri, në qeveri, në gjykata, në organizata vendore dhe ndërkombëtare në dobi të popullit shqiptar. Por, përkundrazi kanë vrapuar dhe po vrapojnë edhe sot të mbledhin vota për gojën e tyre të madhe. Plagët e shqiptarëve të pafajshëm kullojnë gjak, vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj qytetarëve kanë arritur kulmin, kurse ata (kryetarët dhe rrethi i tyre) ëndërrojnë ditë e natë të ulin prapanicën e tyre në kolltukun e shkretë. Një fakt dihet se partitë politike shkojnë e vijnë mbi të gjitha mbetet populli. Mjerë ai që sot damkos vetën për interesin e tij personal apo klanor. Ju jeni, e ardhmja e popullit shqiptar në IRJM. Prandaj, ballin lart se ju jeni më të mirët, shpresa, e sotmja dhe e ardhmja e popullit shqiptar.
9 Dhjetor 2016
Postime të Lidhura
BEHXHET SH.SHALA BAJGORA: A DO TË DRIDHET E PËRDRIDHET SKENA POLITIKE NË KOSOVË?!
Prishtinë, 28. 05. 2016: (Donikat politike dhe këshilltarët injorantë) – Për momentin njeriu më i sulmuar në skenën…
MUSA SABEDINI: TË JETOSH NË ‘KAFAZIN ME GJEMBA’ TË QUAJTUR EUROPË!
Gjilan, 27 mars 2018: Evropa i ka borxh Kosovës dhe popullit të saj hapjen e dyerve. Evropa nuk…
REPUBLIKA SERBE NË BeH DHE ZAJEDNICA NË KOSOVË JANË BOMBA TË KURDISURA!
Nga Sherain Berisha, Pashtriku 7 nëntor 2023 REPUBLIKA SERBE NË BeH DHE ZAJEDNICA NË KOSOVË JANË BOMBA TË…
ILAZ KADOLLI: SYRI I SHQIPONJËS – KUJTIME E PËRJETIME HISTORIKE
Pashtriku, 29 Mars 2020: Në vitin 2017, në Shtypshkronjën ‘Blendi’ – Prizren, Shoqëria ‘Lëvizja’ ka botuar librin: “Syri…