REXHEP KASUMAJ: HISTORI…

Berlin, 13. 12. 2016: Shumë ndjekës të temës kanë prirjen të pohojnë se kombet e vjetër a fuqitë globale me traditë mendimi shtetëror, shestojnë linja të gjata të interesave gjeostrategjikë. Dhe ato nuk i lëvizin lehtë prijësit e rinj apo konjukturat kalimtare.
Megjithatë nëse historia nuk është veçse një biografi njerëzish të mëdhenj (Emerson) – aherë ç’të jetë vallë jetëshkrimi i ardhmë, i panjohur i Trumpit dhe sekretarit të tij të jashtëm Rex Tillerson?
Sepse biografia e të dytit (si mësohet në rrethe të epërm amerikanë), këtij lauranti të Putinit, vegëzuar ndërlidhshëm në panoramën ekonomike të Rusisë, mund të shndërrohet në histori për shqiptarët.
Por si?
Athua në formatin e një Malte të re?
E kjo domethënë: ripërcaktim përparësish duke spostuar keq interesin shqiptar, apo baraspretendim simetrik mes Kosovës së shkëputur dhe Krimesë së aneksuar, sipas optikës së Kremlinit mbi vullnetin e parrëzueshëm të popujve?
Ose, ndoshta, ngrirje e amullt, getoizim i thellë i Republikës së re, ku mbeturinat e sherbëtorsisë serbe gëzojnë lumturisht sundimin, të harruar a përçmuar nga syri i botës?
Kushedi. Mbase dhe Emersoni i mendimit eterik s’do ketë gjithmonë të drejtë..!
R. K

Rex Tillerson dhe Vlladimir Putin!

____________
Russia ties complicate Exxon CEO Rex Tillerson’s prospects for secretary of state gig
http://www.dallasnews.com/news/politics/2016/12/06/russia-ties-complicate-exxon-ceo-rex-tillersons-prospects-trump-secretary-state-gig

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura