Pashtriku.org, 26. 01. 2017: Sa herë takojmë dikë që shëndetin e ka përparësi në jetë, ajo që na le më shumë mbresa është diçka përtej formës trupore të shkëlqyer, është – mendja e shëndoshë. Të jesh i shëndetshëm s’do të thotë vetëm të hash mirë dhe të shkosh në palestër. Çfarë ka më tepër? Zbulojeni duke lexuar këtë artikull që do ju njohë me zakone të shëndetshme dhe mendime pozitive që ju motivojnë të arrini sukses në jetë.
1. Jini unik dhe mos e krahasoni veten me asnjë njeri
Kjo është një nga thëniet e mia të preferuara: “Çdo gjë ndryshon kur ju filloni të ndiqni frekuencën tuaj, në vend që të ndiqni frekuencat e të tjerëve përreth.” Duke qenë vetja do të transmetoni energji më të mirë se sa po të ndiqni dikë tjetër.
2. Dështimi dhe suksesi janë shumë të ngjashëm
Dështimi dhe suksesi qëndrojnë në skaje të kundërta dhe të ju shpien larg nga qendra e vetes tuaj. Bilanci i vërtetë ekziston vetëm në qendër, dhe të dy, suksesi dhe dështimi duhen marrë në mënyrë të barabartë që të balancojnë njëri tjetrin. Pra, pa marrë parasysh nëse ju keni dështuar apo keni pasur sukses, do ju duhet një moment reflektimi që t’ju kujtojë se duhet të ecni përpara, pavarësisht se cila anë ka mbizotëruar tek ju. Reflektimet janë çastet kur njeriu është afër me natyrën, duke rritur pozitivitetin brenda tij.
3. Përcaktoni qëllimet tuaja
Është bukur të caktosh qëllime që nuk vijnë domosdoshmërisht nga suksesi, por ato lloj qëllimesh që ju bëjnë një njeri më të mirë nga sa ishit më parë. Nëse do të krijoni diçka me vlerë për veten apo dikë tjetër, suksesi në mënyrë të pashmangshme do ju gjejë.
4. Meditimi është çelësi i lumturisë
Është zbuluar se një meditim 20-minuta çdo mëngjes ka pasur ndikim të madh pozitiv në disponibilitetin e përditshëm të disa njerëzve dhe ndërveprimin me njerëzit e tjerë. Mëngjeset e tyre rezultojnë me më pak stres.
5. Kur jeni në dyshim, buzëqeshni
I kthehem jetës sime dhe mendoj se sa me fat jam, dhe nëse e ve në dyshim, thjesht buzëqesh. Buzëqeshja bën që ne dhe të tjerët të ndjehen më mirë. Si një gazetare multimediale, Zhanin Morris mbulon tendencat e fundit për shëndetin, palestrën, bukurinë dhe mënyrën e jetesës për E! News, Today show dhe Good Morning America, por Jeannin e Morris.com, është sajti personal që gratë e dashurojnë. Me mijëra femra çdo ditë vizitojnë faqen e saj të internetit duke kërkuar të përqafojnë mendimet e saj pozitive dhe të jetuarit bukur.
6. Mos prisni vetëm të merrni, por edhe falni
Shikojeni botën me sytë e dashurisë, jo të frikës. Gjithmonë praktikoni mirënjohjen. Falni sa keni mundësi. Këto veprime janë çelës i gëzimit dhe nëse i praktikoni do ndjeheni më të pasur shpirtërisht.
7. Mësoni ti lini disa gjëra të shkojnë
Shikoni nga e ardhmja: Ajo nuk ekziston! Mos u mundoni të planifikoni çdo gjë. Mësohuni të jetoni edhe pa gjerat që s’mund ti keni ose i keni humbur. Mos prisni vetëm gjëra të mëdha. Gjërat e vogla në jetë janë më të bukurat.
8. Bëhuni pozitivë dhe ecni përpara
Na ndodh shpesh të përballemi me situata që nuk i prisnin, por e rëndësishme është të qëndrojmë pozitivë. Në vend që të mbytemi me mendime se si ndodhi diçka apo se si mund ta kishim bërë më mirë, është më mirë të harrojmë dhe të nisim diçka të re.
9. Kini besim në pamjen tuaj
Pranimi i pamjes fizike ju bën të ndjeheni në harmoni me veten dhe të tjerët. Kjo do të reflektojë në raportet e mira me njerëzit.
10. Muzika është përgjigjja
Muzika është pjesë e pandarë e rutinës ditore. Dëgjimi i këngëve ndikon në përmirësimin e situatave të ndërlikuara dhe ndryshon disponimin tuaj. Dëgjimi i muzikës gjatë udhëtimeve është diçka e mrekullueshme.
11. Përqendrohuni në punën tuaj
Gjatë kohës kur jeni duke punuar është shumë e rëndësishme që të përqëndroheni. Kjo do ju japë më tepër produktivitet në punë. Fokusohuni tek ajo që jeni duke bërë dhe kur e arrini, hiqeni nga lista juaj dhe vazhdoni punën me të tjerat.
12. Kini besim në vete
Teksa punoni, mos harroni se trupi juaj duhet të punojë të arrijë atë që mendja i kërkon. Mbushjani mendjen vetes për këtë, në rastet kur puna nuk ju ecën. Vërtet funksionon!
13. Fokusohu
Sa herë uleni për të ngrënë një vakt merrni një moment ndërgjegjësimi. Para se ta hani ushqimin, rrini për disa çaste duke marrë frymë thellë, duke u ndjerë mirënjohës për ushqimin tuaj. Kjo ndihmon për të ngadalësuar të ngrënit dhe për të shijuar çdo kafshatë.
14. Jini falenderues
Të jesh falenderues, ju bën një njeri më të mirë. Jini mirënjohës për gjëra të vogla, për detaje. /dritare/