CILAT USHQIME NA SHTOJNË NUMRIN E VITEVE TË JETËS?!

Pashtriku.org, 16. 11. 2014 – Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën.


Ja cilat janë ato:
Vaji i ullirit
Katër dekada më parë, një studim i realizuar në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta të sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidues të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.
Vera e kuqe
Të pish alkool do të thotë t’ua hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkoolike sjellin probleme, me përjashtim të verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratrol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

Boronicat
Gjatë një studimi të gjerë të publikuar në vitin 1999, u nxor në dritë fakti se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, një kohë që ishte ekuivalente me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.
Peshku
Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.
Kosi
Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është i pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.
Bajamet
Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.
Çokollata
Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2./

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

Demokracia negative!

Demokracia negative! Kur politika, paraja,padrejtësia, vjedhja, korrupsioni, droga e krimi bëhen bashkë Nga Skënder Sadri Kapiti, 9 Korrik…