GJOKË DABAJ: NËSE NË SHTETIN GREK DO TË FUNKSIONONIN FJALËMIRAT E GJUHËS SHQIPE

Durrës, 27. 01. 2017: Nëse në shtetin grek do të funksiononin Fjalëmirat e Gjuhës Shqipe, sipas programit që ka Përkujdesja Gjithshqiptare, askush nuk kish pse të çuditej: Ua! Në ushtrinë greke paska edhe shqiptarë! Të shtatë djemtë, që e manifestuan publikisht kombësinë shqiptare, nuk do t’i akuzonte dot askush, nuk do të habitej askush dhe të paktën nuk do të duhej ta quante të panatyrshëm pohimin e tyre që janë shqiptarë.
Jo vetëm ata shtatë ushtarë, por të dymbëdhjetë mijë djemtë e mërgimtarëvet shqiptarë, që sot po kryejnë shërbimin ushtarak në ushtrinë greke, do të mund të frekuentonin të shtunavet Fjalëmirat e Gjuhës Shqipe, të dëgjonin atje pjesë të historisë së Kombit të vet, të këndonin lirisht Himnin Shqiptar dhe këngë të tjera shqipe, të ishin të regjistruar me kombësi shqiptare në dokumentet e atyre Fjalëmirave dhe atëherë, a do të kish arsye dikush për t’u habitur?!
Ta sqaroj pak shifrën dymbëdhjetë mijë (12000), sepse dikush nga lexuesit mund të mos e ketë të qartë. Në vitin 1991 dhe në vazhdim, gjatë gjithë vitevet që pasuan mbas 91-shit, në shtetin grek kanë vërshuar qindra mijë shqiptarë nga Republika e Shqipërisë për të kërkuar atje punë. Fëmijët që kanë lindur prej atyre qindra mijë mërgimtarëvet shqiptarë, janë regjistruar si shtetas grekë. Tani ata janë rritur dhe, sipas ligjevet të shtetit grek, janë thirrur për të kryer shërbimin ushtarak në ushtrinë greke.

Mbrëmë, më 26 janar 2017, në një emision të TV-Klanit, midis tjerash, u dha edhe njoftimi se në ushtrinë geke sot po shërbekan jo më pak se dymbëdhjetë mijë (12000) të këtillë bij mërgimtarësh shqiptarë.
U tha sa djem mërgimtarësh shqiptarë të kohëvet të vona shërbejnë në atë ushtri, por nuk u tha sa mijë djem nga Çamëria shërbejnë në atë ushtri dhe nuk u tha sa mijë djem arvanitas vit për vit mbushin radhët e asaj ushtrie.
Në qoftë se do të funksiononin në shtetin grek Fjalëmirat e Gjuhës Shqipe, me siguri që, edhe ne, edhe vetë grekët, do ta dinim dhe do ta thoshim publikisht që ushtria greke përbëhet në shumicën e saj prej shqiptarësh dhe atëherë doemos do të ndryshonte edhe mentaliteti i mbrapshtë i politikanëvet të shtetit grek.
Nuk besoj të ketë shqiptar që nuk është mërzitur dhe bajatur, sa herë që vjen ndonjë përfaqësues i shtetit grek këtu në Tiranë, duke dëgjuar kërkesën që “shteti shqiptar t’i japë të gjitha të drejtat minoritetit grek”. Në të vërtetë, shteti shqiptar ua ka dhënë minoritarëvet grekë të gjitha të drejtat, aq sa ata, jo vetëm janë të lirë të regjistrohen si grekë në dokumentet e tyre, por kanë shkolla në gjuhën e tyre, deri edhe universitet të vetin në Gjirokastër, e megjithkëtë, qeveritarët e shtetit grek, në vend që ta falenderojnë shtetin shqiptar dhe të premtojnë për të vepruar edhe ata si ne, nuk pushojnë së kërkuari ato të drejta nacionale që atyre u janë dhënë prej kohësh.
Mjafton vetëm kaq sa thashë, për të kuptuar sa i domosdoshëm është për Kombin Shqiptar institucioni i Përkujdesjes Gjithshqiptare, i konkretizuar në punën e përditshme të Fjalëmiravet të Gjuhës Shqipe, të cilat do të duhej të funksiononin në krejt botën.
Dhe mjafton vetëm kaq, për t’u uruar atyre djemve jetë të gjatë, duke i falenderuar nga thellësitë e shpirtit të Kombit tonë, për gjestin e tyre madhështor. Ka lezet t’i shohësh nëpër gazeta ata djem, aq të sinqertë dhe aq kenarë për Kombin të cilit i përkasin! U lumtë! Lavdi nënavet që i kanë lindur e rritur!
Gjokë Dabaj, Durrës – 27 janar 2017

Total
0
Shares
9 comments
  1. Hi there! I understand this is somewhat off-topic but I had to ask.

    Does running a well-established website such as yours take a large amount of work?
    I am brand new to running a blog however I do write in my diary on a daily basis.
    I’d like to start a blog so I can easily share my experience and thoughts
    online. Please let me know if you have any ideas or tips for new aspiring bloggers.

    Thankyou! I saw similar here: sklep online and also here:
    e-commerce

  2. It’s a shame you don’t have a donate button! I’d certainly donate to this excellent blog!
    I guess for now i’ll settle for bookmarking and adding your
    RSS feed to my Google account. I look forward to brand new updates and will talk about this blog with my Facebook
    group. Chat soon! I saw similar here: dobry sklep and also here: e-commerce

  3. I have been exploring for a little bit for any high-quality articles or blog posts
    in this kind of area . Exploring in Yahoo I finally stumbled upon this
    website. Studying this information So i am happy to express that I have
    a very excellent uncanny feeling I found out just what I needed.
    I so much definitely will make sure to don?t disregard this website and provides
    it a look regularly. I saw similar here: sklep internetowy and also here: sklep online

  4. I believe everything composed made a bunch of sense.

    However, consider this, what if you wrote a catchier post title?
    I ain’t saying your content isn’t good, however what if you added a post title that makes people desire more?
    I mean GJOKË DABAJ: NËSE NË SHTETIN GREK DO TË FUNKSIONONIN FJALËMIRAT E GJUHËS
    SHQIPE – Pashtriku is a little vanilla. You might look at Yahoo’s front
    page and note how they create post headlines to grab people to click.
    You might try adding a video or a related picture or two to
    get people interested about what you’ve got to say. Just my opinion, it
    would make your posts a little livelier. I saw similar here: e-commerce and also here:
    Ecommerce (ravionix.shop)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura