PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: SERBËT DHE RUSËT I TESTOJNË ALEATËT E TYRE, NUK DUAN LUFTË ME SHQIPTARËT

Tetovë, 02. 02. 2017: Provokimet serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në kohën e fundit, me mbështetje të hapur edhe nga politika dhe diplomacia ruse, përmes murit ndarës në Mitrovicë, arrestimit të Ramush Haradinajt, trenit paramilitar serb etj., janë frymëzim i ri për nacionalizimin dhe shovinizmin serb, me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të ,,krenarisë” për superioritetin serb në rajon, pas humbjes së disa luftërave dhe dështimit të idesë për krijimin e Serbisë së madhe, por në asnjë mënyrë nuk paralajmërojnë një konflikti të ri mes serbëve dhe shqiptarëve, siç paralajmërojnë disa mediume, politikanë dhe analistë.
Ata që e njohin mirë historinë, mentalitetin, strategjinë dhe synimet e përhershme sllave në rajon dhe më të gjerë, i kanë të njohura këto manovra të tyre për forcimin e ndikimit rus në rajon dhe më gjerë, por në radhë të parë janë një TEST LOJALITETI i aleatëve të tyre strategjikë, sidomos i rrjetit të agjenturave të fshehta në bizneset e mëdha dhe strukturat politike udhëheqëse, në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë, si dhe në rajonin më gjerë, sidomos në Athinë, Sofje dhe Ankara.
Sllavët kurrë nuk godasin ushtarakisht aty ku strukturat agjenturore u shërbejnë me besnikëri interesave të tyre strategjike afatgjata! Cili mund të jetë interesi serb e rus nga një konflikt i ri me shqiptarët, i cili mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë?! Aktualisht nuk ka asnjë arsye për një aventurë të tillë, kur dominimi i tyre në politikë, ekonomi dhe sferat e interesit gjeostrategjik në qendrat shqiptare është ende në epërsi në krahasim me ndikimin e fuqive të tjera botërore. Pengesa e vetme për forcimin e ndikimit rus në trojet shqiptare janë gjykatat dhe prokuroritë publike speciale, por, për këtë, rusët, serbët dhe satelitët e tyre mund të hakmerren në terrene të tjera ndaj aleatëve të mëdhenj të shqiptarëve, amerikanëve dhe disa vendeve evropiane, por assesi në Kosovë.
(28 janar 2017)

***
SHQIPTARËT NUK PËRFITOJNË ASGJË EDHE NGA QEVERIA E RE NË MAQEDONI
Abdulla Mehmeti

Secili mund t’u besojë udhëheqësve të subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni për vullnetin dhe qëllimet e mira, nëse nuk futen në beteja të mëdha politike kështu të çarmatosur dhe në kushte kur çdo kundërshtar e ka fitoren e garantuar.
Përderisa shqiptarët në Maqedoni, përmes subjekteve të veta politike do të vazhdojnë të futen në kurth, me legjitimimin e pushtetit dhe sundimit mbi shqiptarët përmes zgjedhjeve të falsifikuara, të padrejta, jo të lira dhe jodemokratike, të organizuara dhe kontrolluara nga pushteti, përmes ligjeve diskriminuese, listave të pa pastruara nga qindra mijë votues fiktivë, sistemit zgjedhor jodemokratik, njësive zgjedhore të pa balancuara, përjashtimit nga listat votuese të dhjetëra mijë shqiptarëve pa shtetësi, përjashtimit nga listat votuese të qytetarëve shqiptarë në botën e jashtme, si dhe pa pasur pasqyrë reale për numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend, përmes regjistrimit të popullsisë sipas standardeve ndërkombëtare.
Kur shqiptarët në Maqedoni, edhe përkundër faktit se janë popull autokton, jetojnë në vazhdimësi historike në trojet e veta etnike dhe përbëjnë shumicë të konsiderueshme në nivel të shtetit, por edhe më tej trajtohen si pakicë kombëtare, në bazë të kushtetutës, në të cilën është përcaktuar se Maqedonia është shtet nacional i popullit maqedonas, i cili shqiptarëve vetëm ,,u siguron barazia të plotë qytetare dhe bashkëjetesë të përhershme me popullin maqedonas, romët, turqit, vllahët, serbët, boshnjakët dhe kombësitë e tjera që jetojnë në këtë shtet”.
Përderisa subjektet politike të shqiptarëve nuk do të krijojnë strategji të përbashkët dhe nuk do të sigurojnë mekanizma për avancimin e të drejtave të ligjshme të popullit shqiptar në Maqedoni, ata do të trajtohen edhe më tej si qytetarë të rendit të dytë, do të diskriminohen në të gjitha sferat e jetës, do të varfërohen, do t’i braktisin vendlindjet e veta, do të ndëshkohen kolektivisht dhe individualisht përmes proceseve të montuara politike dhe, përfundimisht do t’i nënshtrohen procesit të akulturimit, asimilimit dhe zhdukjes në masë, pavarësisht se cili subjekt politik i shqiptarëve merr pjesë në qeveri dhe cili nga subjektet politike joshqiptare do ta formojë qeverinë e këtij shteti.
Për aq më tepër, nëse qytetarët tolerojnë të mbeten në pushtet të njëjtat subjekte politike për disa mandate me radhë, kur dihet se ky proces është shkelje rëndë e normave themelore të demokracisë dhe i jep shans pushtetit për instalimin e diktaturës.

(29 janar 2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

JO ASOCIACIONIT!

Reagim i ShFHDK: Gjaku i dëshmorëve të na bashkojë kundër armiqëve në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të…