Prishtinë, 14 dhjetor 2018: (Perndjekja dhe denimi i Luftes se UÇK-se!) – Perpjekjet per çlirimin e Kosoves se pushtuar nga Jugoserbia (me Kosove Levizja kuptonte te gjitha viset e pushtuara te Shqiperise nga Jugoserbia) kulmuan me themelimin, organizimin dhe drejtimin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves nga Levizja Popullore e Kosoves. Lufta Çlirimtare e LPK-UÇK-se, perveç perkrahjes mbarekombetare shqiptare, fitoi edhe perkrahjen e popujve dhe qeverive perendimore. E gjithe bota e civilizuar e quajti te drejte Luften Çlirimtare te popullit shqiptar! Madje, Serbia u bombardua nga NATO-ja gjate 73 diteve deri sa nenshkroi kapitullimin dhe terheqjen e plote dhe pa kushte nga Kosova shqiptare (me kufijte e autonomise)…
Menjehere pas kapitullimit dhe debimit te forcave serbe nga Kosova me kufijte autonomist u vendos administrata e OKB-se (UNMIK) dhe forca ushtarake e NATO-s (KFOR). Me t’u konsoliduar UNMIK-u ne Kosove nisi edhe persekutimi, arrestimi (ndalimi) dhe denimi i luftetareve te UÇK-se! Nuk vonoi shume dhe ky persekutim mori permasat dhe karakterin e gjuetise se shtrigave! Klasa politike sa here qe ndaloheje, akuzoheje ose denoheje ndonje luftetar lirie do te leshonte deklarata ose prononcime, qe ishin bere refren i tyre: “Ne i besojme drejtesise. Askush mbi ligjin”, e pallavra te kesaj natyre, qe flisnin shume per karakterin dhe natyren e ketyre politikaneve dhe qeveritareve! Nuk vonoi shume te vinin edhe akuzat e para nga Gjykata e Hages! Luftetaret e lirise akuzoheshin per “krime lufte” e per “krime kunder njerezimit”! Praktiken e njejte te gjuetise se shtrigave e ndoqi edhe misioni me i madh i BE-se, EULEX-i, qe ne fakt ishte vazhdim i misionit te UNMIK-ut, siç po del te jete edhe Gjykata Speciale vazhdim i misionit te EULEX-it! Vendi qe ishte shkaktar i te gjitha luftrave, shkaterrimeve, masakrave, krimeve dhe gjenocidit ne Iliri (Ballkan), Serbia, shpetoi pa ferre ne kembe! Mbeti shtet i paprekur dhe pa mbikeqyrje e kontroll nderkombetar! Madje, ne Bosnje u krijua edhe nje Serbi e vogel,-Republika Serbska! Njefare bosnizimi, ne kushtet tona, iu imponua edhe Kosoves me krijimin e komunave dhe kishave, monumenteve e zonave te mbrojtura “serbe”!!! Ne fund, pas marreveshjeve te Brukselit, u kerkua edhe krijimi i nje territori (entiteti) “serb”, duke i bashkuar komunat “serbe”! Perveç kesaj Veriu i Kosoves mbeti tash e njezet vjet nen kontrollin e Beogradit dhe kishte e ka tendenca per shkeputje nga Republika e Kosoves! Per jetesimin e ketij projekti per nje Kosove te bosnizuar, multietnike e me sovranitet te dyfishte (pak me Republiken e Shqiperise e pak me Serbine, e hapur andej e kendej!) duheshin gjithe keto misione te “deklaruara” e te “pa deklaruara” ne Kosove dhe gjithe keto gjykata te “zakonshme” e “speciale” per t’i trembur dhe disiplinuar te gjithe ata (sidomos ata qe dolen nga Lufta Çlirimtare) qe mendonin, besonin dhe perpiqeshin per jetesimin e BETIMIT te UÇK-se dhe te programit te LPK-UÇK-se! Kjo politike e “kamxhikut” dha rezultate te mira! Klasa e re politike (e vjetra ishte e nenshtruar gjithmone!) sa e joshur nga pasuria, lavdia e pushteti e sa e shantazhuar dhe kercenuar nga gjykatate e UNMIK-EULEX-it dhe nga ato nderkombetare (e Hages dhe kjo Specialja!) hoqen dore nga bashkimi kombetar e me vone edhe nga shkeputja e plote e Kosoves nga Serbia, duke e degraduar lirine dhe pavaresine e Kosoves se fituar me shume perpjekje, mund, sakrifica e gjak! Degraduan deri aty sa me doren e tyre te krijojne edhe Gjykaten Speciale (unike ne bote!) per denimin e Luftes se UÇK-se dhe te kombit shqiptar! Arsyetimi i tyre per krijimin e kesaj Gjykate eshte edhe me (vete)poshterues: “Po e themelojme dhe votojme Gjykaten Speciale per te deshmuar pafajsine tone dhe pastertine e Luftes se UÇK-se”!!! Ne fakt pas çdo akuze kunder ndonjerit nga luftetaret, komandantet apo drejtuesit e perfaqesuesit politike te UÇK-se eshte thene keshtu! Pse duhet deshmuar pafajsia ne gjykate?! Pse duhet krijuar gjykate speciale per te deshmuar pastertine e luftes sone te drejte? Ku i shpie mushka keta njerez?! Pastertia e Luftes sone do te deshmoheje duke kembengulur, duke u angazhuar dhe duke luftuar me te gjitha mjetet dhe menyrat per shkeputjen e plote te Kosoves nga Serbia dhe kundershtimin e cilesdo tendence, perpjekje a veprim per ta persekutuar dhe denuar luften tone çlirimtare dhe luftetaret e saj… Lufta jone Çlirimtare dhe pastertia e saj do te mbroheje jo duke shkuar ne Gjykata qe 20 vjet, por duke i denoncuar krimet dhe gjenocidin e Serbise dhe duke e akuzuar e denuar Serbine per keto krime e per kete gjenocid…
Xhevat Bislimi
Postime të Lidhura
Skënder Sadri KAPITI: Vizioni i reformatores Grida Duma
Durrës, 2 Nëntor 2019: Shqiptarët e kanë humbur besimin te politika dhe te politikanët shqiptarë, dhe jo vetëm…
RREZIKU NGA ZAJEDNICA DHE 44 MINISHTETET SERBE! (VIDEO)
RREZIKU NGA ZAJEDNICA DHE 44 MINISHTETET SERBE! (VIDEO) Nga Sheradin Berisha Rreziku nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet serbe…
FAHRI DAHRI: ҪËSHTJA ҪAME DHE VIZITA E ILIR METËS NË GREQI
Itali, 14. 10. 2016: Përkitazi me shkrimin: Llogaritë e vogla politike meskine që fshihen pas sulmeve ndaj Ilir…
XHEVAT BISLIMI: DUKAGJINASIT FALËNDERUES PËR KUFIRIN ME MALIN E ZI (Humor i zi!)
Viti, 27 shkurt 2018: Shqiptaret e rajonit te Dukagjinit më në fund janë të lumtur që u gjend…