GJOKË DABAJ: SHËRBIMI JOSHTETËROR KOMBËTAR I SIGURISË, KËRKESË E NGUTSHME E KOMBIT SHQIPTAR

Durrës, 2 mars 2017: Lajmi që dikush paska guxuar të futë në Republikën e Shqipërisë 1300 ton plehëra të helmët, nuk është i vetmi. Ka me qindra lajme të tillë, por edhe me qindra mijë raste, kur dinjteti i shqiptarit dhe jeta e shqiptarit merren nëpër këmbë.
Në të tilla rrethana, alarmante dhe mjerane, shqiptarët, nëse duan të mbijetojnë, si individë, si familje dhe si komb, janë të detyruar të krijojnë e të gjejnë MËNYRA për t’i dalë zot vetes.
Shtetet, dmth, pushtetarët, filluar nga kryeministrat e poshtë, nuk po mund ta kryejnë rolin mbrojtës pa një „suport“ të EFEKTSHËM. Policitë nuk mund, shërbimet sekretë shtetërorë nuk mund, partitë nuk mund, shoqatat nuk mund. Gazetat mund të zbulojnë diçka dhe aq. Asgjë më tepër nuk mund të bëjnë të quajturat media, përfshirë aty edhe të quajturit rrjete socialë.
Atëherë, si do të mbrohen shqiptarët nga kjo e keqe që u është vërsulur?! Ka vetëm një rrugë: Të organizohen ILEGALISHT! Bija e bij të guximshëm të këtij Kombi, njerëz të arsimuar, vizionarë, por edhe trima e dinakë deri atje ku duhet, të gatshëm për t’u sakrifikuar, duhet të organizohen joshtetërisht, të përcaktojnë format e organizimit e të veprimit (Përvoja, as botërore, as e jona, nuk mungon.), dhe t’u hyjnë punëvet në shërbim të Kombit të vet dhe të familjevet të veta. Rrugë tjetër nuk ka!
Pse po them JOSHTETËROR?! Po them JOSHTETËROR për shumë arsye. Qoftë edhe pse ne nuk ndodhemi në një shtet të vetëm. Por edhe se shërbimet e sigurisë të shteteve të vegjël i asfiksojnë, i gllabërojnë dhe i kthejnë në të mirë të vetes shërbimet më të mëdhenj. Asnjë shërbim sigurie i cilitdo shtet të vogël, në kohën tonë, nuk i shërben kombit të vet.
Është afërmendsh që edhe shërbimet joshtetërorë të sigurisë mund të keqpërdoren prej gjithfarë duarsh. Qen të mëdhenj e të vegjël, zagarë e kone, nuk do të lënë rast pa lehur e pa kafshuar. Por shërbimet joshtetërorë janë të RIGJENERUESHËM. Dështon një shërbim sigurie joshtetëror, kuptohet, ilegal, i prishet koka, kalbet nga brenda!? Djemtë dhe vajzat e mira të Kombit krijojnë një tjetër atje ku s’i shkon mendja askujt.
Nuk duhet të guxojë kush të pranojë plehëra të helmet në tokën shqiptare! Nuk duhet të guxojë kush të pranojë miell, siç po thuhet, kancerogjen në tregjet shqiptarë! Nuk duhet të guxojë kush t’u dhurojë të huajvet toka, as t’u japë koncesione territorialë! Nuk duhet të guxojë kush t’ua prishë shqiptarëvet shtëpitë me lloj-lloj shpërthimesh të nëndheshëm! Nuk duhet të guxojë kush të lakmojë minierat tona, sikur janë mall pa zot! Nuk duhet të guxojë kush të thotë, pa pikë zori, për tokat shqiptare: “Këto janë toka”, ta zëmë, “të Greqisëapo të Sërbisë”!
Siguria duhet të sigurohet në radhë të parë brenda vetes sonë, sepse atij të jashtmit as që i shkon mendja të futë hundët në një popull që EFEKTIVISHT i del zot vetes.
Një gjykatës nuk duhet të guxojë të gjykojë shtrembët, jo se e kërcënon pala që e humb gjyqin padrejtësisht, por duhet të trembet nga Shërbimi Kombëtar i Sigurisë! Të trembet, sepse i ikën koka! Pa krisma dhe pa kurrfarë kërcënimesh paraprakë. I ikën koka, sikur ia merr vetë Perendia!
Një mësues a pedagog nuk duhet të guxojë të bëjë tregti me dëftesa e diploma, qoftë pa dhënë dituri, qoftë edhe duke dhënë dituri me para thelë mbi bisht! Jo se e kërcënon “nevojtari”, por sepse duhet të trembet prej Shërbimit Kombëtar të Sigurisë, atij joshtetërorit, atij të vëretit!
Një mjek nuk duhet të guxojë t’i rrjepë familjet e të sëmurëvet, jo se e rrëzikon familja e të sëmurit, por sepse të gjithë keqbërësit duhet ta kenë mbi krye shpatën e Damokleut, ndëshkimin nga Shëbimi Kombëtar i Sigurisë.
Një politikan nuk duhet të guxojë të dalë e të shpifë kundër rivalit të vet në politikë! Çdo fjalë që lëshon një politikan, me mikrofonin te goja, duhet ta peshojë mirë, se përndryshe e pi e zeza!
Një tregtar nuk duhet të guxojë të futë në tregun shqiptar mallra jashtë stndardevet. Një ndërtues i rrugëvet nuk duhet të guxojë të na ndërtojë rrugë jashtë standardevet. Nuk duhet të guxojë dikush t’i marrë vajzën tjetrit e ta shesë atë, qoftë nëpër “semaforët” e Evropës, qoftë nëpër motele këtu rretherrotull. Le të “dojë” vajza! Askush nuk duhet të guxojë me u ba tutor ose tutore e saj, se e pi e zeza! Nuk duhet të guxojë kush të marrë një fëmijë në tokën shqiptare, qoftë edhe fëmijë jevgu, dhe ta shfrytëzojë atë si t’i dojë qejfi! Askush nuk duhet të guxojë t’u shpërndajë e t’u shesë drogë fëmijëvet e të rinjvet shqiptarë!
A jemi a s’jemi një komb serioz?! Të jesh një komb serioz, do të thotë në radhë të parë të dish INSTITUCIONALISHT ta mbash pastër moralin tënd dhe dinjitetin tend.
Natyrisht, e gjithë kjo nuk do kuptuar sikur anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare, Joshtetërore, do të dlin tash e të vrasin njerëz nëpër Shqipëri. Shërbimi i Sigurisë Kombëtare, Joshtetërore, duhet të ketë punë kryesisht me krerët: Me kryeministrat, me ministrat e drejtësisë, me ministrat e rendit e të shërbimevet secrete shtetërorë, me ministrat e ekonomisë, me ministrat e arsimit e me radhë. A s’e di një kryesues i administratës shtetërore ç’poshtërsira ndodhin në sektorin e tij?! Rrjedhimisht, atij duhet t’i dridhen leqet e këmbëvet, kur të hipi në atë karrike!
Kjo është e vetmja rrugë, në planin e veprimit EKZEKUTIV, (sepse në planin e edukimit moral ka të tjera mënyra), që Kombi ynë, i rrëzikuar nga të katër anët, të mund të mbrohet, të mund të mbijetojë dhe të mund të dalë fitues nga kjo katrahurë e tmerrshme popujvrasëse.
Individualisht nuk mund të bëhet asgjë. Duhet organizim dhe jo dosido, por organizim i bijvet e bijavet më të mira të këtij Kombi dhe s’ka nevojë për kurrfarë zhurme: Jo u krijua, jo s’u krijua. Jo po shkelet, jo s’po shkelet “demokracia”. Demokracinë e kanë shkelur me kohë peshqit e mëdhenj. Ka nevojë vetëm të kryhen punët! Edhe qorri e di që shumica e punëvet antishqiptare, ashtu si edhe antiturke, antigreke, antimalazeze, antialgjeriane, antisiriane etj. etj. planifikohen dhe kryhen me rrugë ILEGALE! Atëherë, përse edhe mbrojtjet të mos jenë ILEGALE?!
Është pra, jo një fjalë në erë, por PUNË E DOMOSDOSHME! Patriotizëm ka në shpirtin e shqiptarëvet me shumicë. Duhet vetëm kthjellim i mendjes dhe veprim. Vetëm veprim, pa humbur nëpër mjegullat e teorivet që i kanë mpirë kaq keq shpirtrat dhe mendjet njerëzore!
Dy duar për një kokë, ka thënë populli ynë dhe atëherë s’do të kuturisë askush me futë plehëra të helmet, as në mendjen, as në tokën tonë!
Gjokë Dabaj, Durrës – 1 mars 2017.

___________________
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
“Pianeta Italia News”: 1400 kontenierë me plehra janë zhdukur në Shqipëri!
Sipas një investigimi të revistës italiane online “Pianeta Italia News”, mbi 1400 kontenierë me mbetje nga Italia dyshohet se janë zhdukur në Shqipëri. Ato ishin pjesë e një sasie mbetjesh që kalonin tranzit nga Italia drejt Maqedonisë. Revista italiane shkruan se për këtë çështje ka nisur një hetim edhe në Shqipëri, lajm që përgënjeshtrohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

REVISTA ITALIANE PLEHRAT SHQIPERI |ABC NEWS

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura