(Pashtriku.org, 26. 09. 2012) – Libri më shpërthyes i fundshekullit të XX-të, që ka provuar saktësinë e parashikimeve të ngjarjeve në këtë shekull pa dyshim është libri i studiuesit anglez David Icke: (…and the Truth Should Set You Free). Libri në shqip titullohet “Prapaskenat e historisë botërore -…dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”, botuar në dy vëllime nga Helga’s secrets. Pasi botuesi në SHBA e lexoi librin në dorëshkrim, tha: “E kam shumë të vështirë të shpreh me fjalë sesa më ngacmoi ky libër. Është një libër që e kam pritur për një kohë shumë, shumë të gjatë. Unë e dija se ky libër do të vinte dhe ja ku e kam tani këtu. Në fakt jam i pushtuar nga urgjenca dhe padurimi për ta botuar dhe për ta shpërndarë”. David Icke tregon historinë e vërtetë prapa ngjarjeve botërore të cilat formësuan të ardhmen e ekzistencës njerëzore dhe të botës ku ne jetojmë, së bashku me fëmijët tanë. Pa frikë, ai ngre siparin për të parë lidhjen e çuditshme të rrjetës ndërkombëtare të manipulimit duke zbuluar të njëjtët njerëz në një numër të vogël, shoqëritë sekrete dhe organizatat që kontrollojnë jetët tona të përditshme. Ata projektojnë luftëra, revolucionet e dhunshme, mizoritë e terrorizmit dhe vrasjet politike; ata kontrollojnë tregun botëror të drogërave të rënda dhe makinerinë e indoktrinuar të medias. Çdo ngjarje negative botërore e shekullit të XX-të, por edhe më herët, mund të gjurmohet drejt së njëjtës Elitë Botërore dhe drejt emrave që janë shumë të njohur. Asnjëherë më parë ky rrjet nuk ishte shpërfaqur kaq i detajuar dhe me një stil shkatërrues sesa te ky libër. Nëse ju nuk doni që jetët tuaja të jenë kaq të manipuluara nga kjo Elitë, shqyrtojeni këtë libër me interes. David Icke zbulon sfondin ekzoterik të komplotimit botëror dhe ofron një frymëzim shpirtëror si zgjidhje në të cilën çdo burrë, grua dhe fëmijë i planetit të ndjehet i lirë duke e shkatërruar programimin ditor: “Grushtin e shtetit mbi mendjen njerëzore”; ai kthehet drejt fuqisë së pacak të mendimit mbi vetveten dhe vendos mbi paracaktimin e rolit të njeriut. Fjalët e tij janë projektuar të na frymëzojnë të gjithëve ne për të qenë realisht ata që duhet të jemi, për të hapur derën e burgut mendor që ne ja kemi ndërtuar vetes dhe për të ecur drejt dritës së lirisë. Njihe të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.
Kopertinat e librit në shqip dhe anglisht.
* * *
E nisim me kapitullin 3 (të librit) “Fuqia e letrës”, që ka të bëjë me kreditin…
DAVID ICKE: KPITULLI I 3 – FUQIA E LETRËS
Plani për Rendin e Ri botëror dhe kontrollin global lëvizi në një stad të ri me lindjen e “parasë së këndshme” (fallco). Ky është një proces, sipas të cilit, bankat huajnë para që nuk ekzistojnë (kreditimi) dhe ju ngarkojnë ju me interes për të. Nëse jepni diçka që nuk ekziston dhe kërkoni që unë t’ju paguaj për të, ju do të merrni parasysh ndërhyrjen e policisë. Nëse unë ju jap diçka që nuk ekziston dhe ju them se, nëse ju nuk më paguani për këtë, atëherë do t’ju thërras në gjykatë dhe do t’ju sekuestroj pronën, ju mund të thoni se jetojmë në një shtet fashist. Në fakt, kjo që ju përshkrova është sistemi i bankingut botëror dhe mënyrat përmes të cilave edhe popujt, edhe qeveritë janë duke u zvarritur në borxhe. Po me çfarë barazohet borxhi? Me kontrollin.
Ndër bankierët e parë të botës moderne ishin Kalorësit Templarë. Ata ishin bërë shumë të pasur prej mbështetjes së kryqëzatave prej të krishterëve dhe prej trashëgimive nga njerëzit, të cilët shumë shpesh shpresonin të zinin një vend në parajsë. Ata kishin organizatat më të fuqishme në çdo vend, në të cilin u themeluan, kurse tempujt e tyre në Paris dhe në Londër do të bëheshin qendra financiare. Përfundimisht, mbreti Filip IV i Francës, në bashkëpunim me papa Klementin V, shkatërruan templarët dhe vodhën pasurinë e tyre për të paguar borxhet dhe, ashtu siç e kam skicuar te vepra ime tjetër, Rebelimi i robotit, ka edhe gjasa të tjera të arsyetuara për këtë veprim. Mjeshtri i Madh i Templarëve, Zhak de Molei, u dogj në turrën e druve dhe Urdhri më pas kaloi në ilegalitet për të punuar dhe për të komplotuar në fshehtësi brenda organizatave të tjera. Bota e krishterë e kishte mallkim fajdenë (ngarkesën e borxhit me interes), por me kalimin e shekujve, kjo u harrua dhe sistemi i bankingut, i cili sot kontrollon njerëzimin, filloi të zhvillohet.
Monedha e këtyre kohëve ishte një metal i çmuar (siç është ari dhe argjendi) dhe për arsye sigurie, zotëruesit filluan ta depozitojnë pasurinë e tyre monetare te arpunuesit, të cilët kishin dhoma me ndërtime të përshtatshme për të siguruar depozitat në kasaforta të sigurta. Argjendarët duhej të lëshonin fatura në letër për arin dhe argjendin që u ishte lënë si depozitë në ruajtje dhe pronarëve të vërtetë do t’u paguhej borxhi i marrë nëpërmjet tërheqjeve të porcioneve të “depozitave”, sipas nevojave. Duket qartë se ky ishte një proces kaba për të lëvizur gjithë këto metale tutje e tëhu, ndërsa faturat e letrës do të bëheshin lehtësisht të pranueshme si monedha. Ari dhe argjendi kishin filluar të qarkullonin gjithnjë e më pak, por zotëruesit e tyre i këmbyen ato me lëshimin e faturave (“para”) për të paguar borxhet. Po në këtë mënyrë sot bëhen pasuri të mëdha prej lëvizjes së thjeshtë të numrave midis një skedari kompjuteri dhe një tjetri.
Arpunuesit dhe pronarët e tjerë të dhomave të sigurta filluan ta kuptojnë se, ndonjëherë, vetëm një pjesë e vogël e arit dhe argjendit tërhiqej prej depozituesve. “Kështu”, menduan ata, “përse të mos lëshojmë dëftesa (para) për njerëzit e tjerë, të cilëve nuk do t’ua japim arin dhe argjendin dhe t’i ngarkojmë me interes për këto fatura?” E vetmja mënyrë që hileja të dështonte, ishte që ata të lëshonin shumë dëftesa dhe secili do të paraqitej në të njëjtën kohë për të tërhequr depozitat në ar dhe argjend. Ata filluan të lëshonin më tepër fatura për zotëruesit e arit dhe argjendit, se sa shuma e arit dhe argjendit që kishin depozituar në kamaret e tyre. Shumica e faturave që lëshuan (prej të cilave fituan interes) ishin të lidhura me arin dhe argjendin, të cilin “bankat” nuk e kishin. Por derisa vetëm një sasi e vogël e metaleve tërhiqej në të njëjtën kohë, ata ishin në rregull. Por ata nuk mund të lëshonin shumë njësi të vogla letre në pafundësi për arin dhe argjendin që nuk ekzistonte dhe as t’i ngarkonin ato me interes. Kështu, me një fjali, ju keni një përshkrim të sistemit të sotëm të bankingut, i cili kontrollon botën.
Njerëzit dhe qeveritë janë fundosur në borxhe dhe dëshpërimisht përpiqen të paguajnë interes mbi paratë që kurrë nuk kanë ekzistuar, nuk ekzistojnë dhe kurrë nuk do të ekzistojnë. Është llogaritur se mesatarisht, për çdo £1 000 që një bankë merr nga klientët, e jep hua (dhe e ngarkon atë me interes) më së paku për £10 000! Ajo është në gjendje ta bëjë këtë përmes një sistemi thyesor (fractional reserve system), çka do të thotë se ato duhet të mbajnë një fraksion (të themi një të dhjetën) e depozitës së tyre totale në bankë, ose “rezervën”. Ato veprojnë kështu pasi nuk mendojnë se klientët do t’i kërkonin shumat e tyre në të njëjtën kohë. Në shumicën e vendeve ku bankat mirëfunksionojnë, ka rregulla ose ligje, të cilat e lejojnë një bankë që t’ua u përplasë derën nëse shumë njerëz kërkojnë paranë e tyre në të njëjtën kohë. Banka i krijon këto para jashtë atmosferës delikate prej printimit të numrave mbi një ekran kompjuteri. Një copë e majme e taksave tuaja shkon te bankat për të paguar interes mbi paratë e krijuara në këtë mënyrë, kur këto taksa mund të përdoreshin për të lehtësuar varfërinë dhe urinë si dhe të krijonin mundësi më të gjera. Në fakt, nëse sistemi i parasë do të ishte strukturuar për t’i shërbyer popullit dhe jo bankierëve, do të ishte një rast i mirë për të thënë se të gjitha taksat do të merrnin fund.
…………………………
David Icke: The corrupt money – Banking system…:
…………………………………
Dredhia me të burgosurin është plotësuar me faktin se, nëse ju dështoni në pagesat e interesave mbi paranë që nuk ekziston, banka mund t’iu marrë makinën, shtëpinë si dhe prona të tjera… një pasuri e cila ekziston. Kujtoni, gjithashtu, se ndërsa ju jeni duke marrë hua një llogari të sigurt nga banka, ju do të ktheni mbrapsht më tepër se kaq, interesin. Nga rrjedh ky interes? Ai vjen nga bollëku dhe krediti botëror. Kështu, me çdo hua të ripaguar mbrapsht te banka, qysh kur filloi ky sistem, pagesat e interesave kanë qenë thithësit e pasurisë dhe parasë botërore në sistemin e bankingut. Me çdo borxh të ripaguar, kontrolli i këtij sistemi është fuqizuar. Kjo e lejon sistemin e bankingut, të kontrolluar prej Elitës Botërore, të japë hua, madje në shuma edhe më të mëdha nga paratë që nuk ekzistojnë dhe t’i plandosin gjithnjë e më shumë njerëzit në borxhe.
Shekulli XVIII bëri një hop thelbësor përpara për ambiciet e Elitës Botërore, Vëllazërisë, ndërsa ky sistem bankingu u zgjerua, veçanërisht me lindjen dhe ngritjen e shpejtë të mbizotërimit të Shtëpisë Rothsçajlld. Pak organizata në kohët moderne i kanë shërbyer ambicieve të Vëllazërisë më tepër se sa kjo shtëpi. Këtë emër do ta hasni në sa e sa raste në gjysmën e parë të librit (pasi aty shpjegoj se si Gardianët e Burgut manifestojnë kontrollin e tyre mbi nivelin fizik), por unë duhet ta përmbush këtë përkushtim me një tregim të shkurtër të historisë Rothsçajlld.
Mayer Amschel Bauer, (më vonë Rothsçajlld), lindi më 1743 në Frankfurt, Gjermani. Ai u martua me Gutle Schnaper më 1770 dhe ata patën një familje të madhe me pesë djem dhe pesë vajza. Ai u shkollua për rabin, por më pas punoi për bankën Openheimer në Hanover dhe më vonë u bë fajdexhi, i cili veproi si agjent për Uilliamin IX, Lendgreiv i Hesse-Cassel. Më 1785, Uilliami trashëgoi pasuri të madhe familjare në Evropë, të llogaritur në afro 40 milionë dollarë. Një pjesë e saj ishte akumuluar prej trupave me qira për Britaninë për të luftuar në Luftën për pavarësinë amerikane të projektuar nga Vëllazëria.
Perandoria Rothsçajlld ishte ngritur nga paraja e përvetësuar prej Majer Amshelit nga Uilliami, që ua pat vjedhur ushtarëve, të cilat ua dha me qira jashtë shtetit Britanisë. Paraja, e cila ndoshta llogaritej te tre milionë dollarë, ishte dhënë prej qeverisë britanike për Uilliamin që të paguante ushtarët, por ai i mbajti ato për vete. Uilliami ia dha paratë e tij për t’i fshehur nga ushtria e Napoleonit, Rotsçajlldit, por ky i dërgoi ato në Angli me djalin e tij, Nathanin, për të themeluar në Londër degën e perandorisë së familjes. Nathani e përdori paranë për të blerë një sasi të madhe ari nga Kompania e Indive Lindore dhe më pas e përdori këtë ar për të financuar veprimin heroik të ushtrisë së Dukës së Uellingtonit. Nathani e manipuloi situatën në këtë mënyrë, nëpërmjet së cilës do të fillonte pasurimi i pafund i Rothsçajdëllve. Ne duhet t’ju kujtojmë se paraja, si gjithçka tjetër, është energji. Ajo mund të përdoret për qëllime pozitive ose negative dhe mban energjinë e “qëllimit” përtej saj. Ndërtimi i Shtëpisë së Rothsçajdëllve mbi paratë e përvetësuara prej një përvetësuesi, do të thotë se perandoria ishte ndërtuar qysh nga fillimi bazuar mbi një energji negative.
Si përgjigje e krimit të mirorganizuar financiar të Nathanit, degë të Shtëpisë Rothsçajlld ishin ngritur në Berlin, Paris, Vjenë dhe Napoli. Fëmijët e Majerit ishin vendosur me detyra në secilën prej tyre. Sot, holdingjet e Rothsçajdëllve thuhet se janë Fondi i pesë shigjetave i Kuraçaos dhe Korporata e pesë shigjetave të Torontos, Kanada. Emri vjen nga një simbol i Rothsçajlldëve, një shqiponjë me pesë shigjeta në kthetrat e saj, çka simbolizon pesë djemtë. Pasuria u shtua prej hopit kolosal nga manipulimi që Rothsçajlldët iu bënë qeverive dhe nga të vepruarit përmes rrjetit të Vëllazërisë për të sajuar luftëra dhe revolucione, shpesh duke iu huajtur para të dyja krahëve të konfliktit të ardhshëm. Ju do ta shihni se kjo do të bëhej një praktikë e pandryshueshme për elitën e bankingut. Është e lehtë të krijosh konflikt dhe luftë; ju keni nevojë të kontrolloni vetëm diktatorin ose qeverinë, të siguroheni se ata zotërojnë mënyrat për të ndërtuar një ushtri të fortë dhe pastaj inkurajojini ose i udhëzoni ata të pushtojnë vende të tjera. Është e kuptueshme se këto vende do ta mbrojnë veten dhe menjëherë ju do të keni një luftë!
Kam dëgjuar të thuhet se asnjë nuk fiton nga luftërat, por kjo nuk është tërësisht e saktë. Bankierët fitojnë në çdo rast… me pak fjalë. Ata u japin hua para që nuk ekzistojnë, të dyja krahëve dhe arrijnë fitime të mëdha mbi interesat. Ata kontrollojnë edhe krahët e fabrikantëve, me të cilët të dyja anët shpenzojnë paranë e çuditshme, që ua kanë dhënë hua bankierët. Në këtë mënyrë, ata rimarrin paratë e tyre përmes kompanive të armatimit, ndërkohë që vazhdon ngarkimi me interes mbi huanë fillestare të qeverive. Pastaj, kur dy ose më shumë vende shkretojnë njëri-tjetrin me ndihmën e parave të ofruara nga bankat, të njëjtat banka u huajnë atyre akoma edhe më shumë para që nuk ekziston për të rindërtuar vendin e tyre të shkatërruar dhe infrastrukturën. Kjo sjell akoma edhe më shumë fitime për bankat dhe përmes huasë, atyre iu dhurohet kontrolli i këtyre vendeve dhe i popujve të tyre. Perandoria Rothsçajlld do të bëhej shumë e zonja për manipulime të tilla, ashtu siç bëri në Amerikë me J. P. Morganin, perandorinë Rokfeler dhe shumë të tjerë, të cilët, nëse ju shikoni përtej fasadës së organizatave dhe tymit të ekraneve, ato janë të kontrolluara prej shumë pak familjeve dhe individëve. Ka prova për të pretenduar se, në fakt, Shtëpia e Rothsçajlldëve ishte mbrapa të dyja këtyre bizneseve dhe perandorive të bankingut, një tregues ky i madhështisë së Rothsçajlldëve që synonin të fshihnin zgjerimin e fuqisë së tyre dhe përpiqeshin të kontrollonin mbrapa pushtetarëve fasadë dhe organizatave.
Por bankierët nuk mund t’i bëjnë të gjitha këto vetë. Ata kanë nevojë për rrjetin e Vëllazërisë për të manipuluar rrethanat në të cilat do të shpërthejnë konfliktet. Rothsçajlldët kanë qenë për mjaft kohë tifozë të Frimasonerisë dhe Napoleon Bonaparti ka qenë rrethuar prej frimasonëve, të cilët e këshillonin për politikat dhe ekspanzionizmin e tij. Ata e bindën që të pushtonte Egjiptin dhe të grabiste qytetet e lashta për njohjet dhe artifaktet që ato zotëronin, të cilat ishin të shenjta për ritualet frimasonike dhe legjendat. Napoleoni solli me vete në Paris një obelisk egjiptian, si pjesë e kësaj grabitjeje. Frimasonët britanikë e bindën qeverinë e tyre të bënte të njëjtën gjë dhe, si rezultat, ky obelisk, i njohur si Shigjeta e Kleopatrës, u vodh, madje, ende sot qëndron në Londër. Aventurat e Napoleonit ishin shfrytëzuar mirë prej Vëllazërisë dhe bankierëve të tyre. Në librin e tij, Rothsçajlldët, historiani Xhon Rives tregon se si Nathan Rothsçajlldi përjetoi rezultatin e betejës së Vaterlosë më 1815 dhe e pa se si Uellingtoni i mundi ushtritë e Napoleonit. Nathani pastaj vrapoi me kuaj për në kanalin anglez dhe bursën e Londrës. Këtu, duke parë me ligësi panikun goditës dhe hidhërimin, shpalli njoftimin se Uellingtoni ishte mundur. Ai u bë bindës për këtë, pasi vetë shiti disa stoqe aksionesh me çmime të ulëta, qesharake. Kjo solli si rezultat një panik në bursë ku gjithkush, në mënyrë dëshpëruese, përpiqej të shiste të vetat me çfarëdo çmimi që të mundej. Në fshehtësi, Nathani dhe shtëpia e Rothsçajdëllve i blenë këto stoqe më pas për një çapë buke. Në atë kohë, pa telefon ose telegraf, duheshin disa ditë që lajmet të depërtonin në Londër, kur, në fakt, Uellingtoni kishte fituar. Bursa menjëherë u ngrit dhe u turr përpjetë. Nathani i shiti stoqet, të cilat i pati fituar me fshehtësi dhe korri kështu fitime të majme. E njëjta metodë bazë është përdorur qysh atëherë dhe ende përdoret sot për të manipuluar tregjet financiare. Paniqet e bursës nuk janë të rralla. Ato janë projektuar për të shpartalluar gjithsecilin, me përjashtim të atyre që e kanë krijuar atë. Ardhja e perandorisë Rothsçajlld ishte përmbledhur te fjalët e Majer Amshelit kur ai do të thoshte: “Më jepni kontrollin e monedhës kombëtare dhe për mua s’do të ketë rëndësi se kush i bën ligjet”.
……………………………………….
David Icke: World Banking System – 1
* * *
David Icke: World Banking System – 2.
……………………………………
Nathan Rothsçajlldi mori në dorë fatin Rothsçajlld dhe ndikoi në nivele të reja. Është meritë e tij që u shumëfishua kapitali i saj 2 500 herë në kursin e pesë viteve. Ai themeloi koncernin e bankingut privat N. M. Rothsçajlld dhe Bijtë në Londër me degët e veta në Paris, Berlin, Vjenë dhe Napoli. Ky veprim kishte për qëllim të operonte në bursa dhe të jepte borxhe për qeveritë dhe të tjerët. Ai do të bëhej agjent dhe menaxher për bankat, hekurudhat, prodhuesit e armëve dhe korporatat e të gjitha llojeve. Prej kësaj erdhën degët e kompanisë, të cilat morën emra të ndryshëm për të fshehur zgjerimin e ndikimit së Rothsçajlldëve, fuqisë dhe infiltrimit të tyre. Kjo është njëlloj me operimin e sistemit të sotëm financiar, me një pakicë në qendër që përdor fronte dhe emra të ndryshme në pafundësi, për të njëjtën organizatë. Thjesht shikoni emrat e dyqaneve në qendrën e një qyteti mesatar; nëse do të shihni se kush i zotëron ato, do të zbuloni se janë grupe të njëjta të vogla. Ju do të zbuloni të njëjtin fakt te paraqitja me emra të ndryshëm të pluhurave larës dhe produkteve të tjera nëpër supermarkete. Në Amerikë, perandoria Rothsçajlld ishte paraqitur prej kompanive si Kahn, Loeb dhe Co dhe kështu njëlloj ka gjasa, sipas shumë studiuesve, se kompanitë amerikane siç janë ato të J. P. Morgan, Speyer dhe Lehman, gjithashtu kanë qenë kontrolluar gjerësisht prej Rothsçajlldëve. Kryeministri Benxhamin Dizrael ishte shumë i afërt me familjen Rothsçajlld. Këta të fundit i dhanë borxh qeverisë së tij 4 milionë paundë për të blerë një zonë të rrethuar në Kanalin e Suezit më 1875. Novela e Dizraelit, Koningsbaj (Conningsby), duket qartë se është e bazuar mbi historinë e familjes. Personazhi Sidonia, në pasazhin e mëposhtëm, është në të vërtetë Nathan Rothsçajlldi:
“Ai arriti këtu [Londër] pas paqes së Parisit me një kapital të madh. Ai e siguroi gjithë këtë sasi me kreditimin e Vaterlosë, ngjarje e cila e bëri atë një nga kapitalistët më të mëdhenj në Evropë… Ai mori fitimin që i takonte mendjemprehtësisë së tij. Evropa i kërkoi para dhe Sidonia [Nathani] ishte gati për t’ia dhënë hua Evropës. Franca donte shumë, Austria akoma edhe më shumë, Prusia pak, Rusia ca miliona; Sidonia do t’i furnizonte që të gjitha ato. I vetmi vend, të cilin ai nuk e kreditoi ishte Spanja; ai ishte paraqitur tepër mirë me burimet e veta.
“…ai themeloi një vëllazëri ose me kushërinj të afërt, te të cilët do të kishte besim, për shumën e kapitaleve themelore. Ai ishte lord dhe mjeshtër i tregjeve të kapitalit botëror dhe, sigurisht, një lord virtuoz dhe mjeshtër për gjithçka tjetër. Në kuptimin e plotë të fjalës, ai mbante peng të ardhurat e Italisë Jugore dhe monarkët apo ministrat në të gjitha vendet u bënin korte këshillave të tij dhe drejtoheshin prej këshillave të tij”.
Ose siç e thekson historiani Xhon Rives në veprën e tij Rothsçajlldët:
“Pak do ta kishin parashikuar se ky djalë i Majer Amshelit, në pak vitet që do të rridhnin, do të ushtrohej për një ndikim të pacak, saqë paqja e kombeve do të varej prej një të lëkunduri të kokës së tij; se kontrolli i fuqishëm që ata ushtronin mbi tregjet monetare evropiane do t’u jepte mundësinë e pozicionimit si arbitra të paqes dhe të luftës, derisa ata, për qejf të tyre, mund të refuzonin ose të furnizonin mjetet e kërkuara për të vazhduar një fushatë.
“Por kjo që mund të duket e pabesueshme, në fakt, vinte prej ndikimit të tyre të paanë, të kombinuar me pasurinë dhe kreditin e tyre të pafund, çka u jepte mundësinë për të vepruar ndaj firmave ekzistuese jo shumë të fuqishme, për t’i kundërshtuar ato për një kohë të gjatë, me qëllim që t’i ngutnin aq sa duhej për t’ua u thithur një biznes, të cilin Rothsçajlldët ua i kishin refuzuar. Për të fituar këtë pozicion të lartësuar, Majer Amsheli dhe bijtë e tij kërkuan bashkëveprimin me shtetet, por me ndonjë prej tyre, i cili ishte ngjitur në saje të mbështetjes së tij dhe që i shtrinte tepër përmasat e ambicies së vet, ai do të sillej si i pavarur në të gjitha ndihmat e mundshme dhe do të vepronte me to me lirinë më të madhe, ndërsa shtetet mbeteshin në një pozicion lutës te këmbët e tij”.
Zgjerimi i ndikimit së Rothsçajlldëve që nga kjo kohë është rritur dukshëm. Kur vdiq Nathani, djali i tij më i madh, Lioneli, u vendos si drejtues i N. M. Rothsçajlld. Lioneli eci para në kreditimet për qeveritë britanike dhe amerikane, si dhe për të tjera qeveri si ajo e Egjiptit. Kjo përfshinte një borxh prej rreth 80 milionë dollarësh për Britaninë për të financuar luftën e Krimesë (e projektuar nga Elita), në të cilën vdiqën dhjetëra e mijëra njerëz. Lioneli veproi edhe si agjent i qeverisë ruse për 20 vjet. Ai u zëvendësua prej djalit të tij të madh, Nathan Mayer, i cili do të bëhej i pari Lord Rothsçajlld, kur ai u ngrit në dhomën e lordëve dhe mori një karrige në Dhomën Britanike të Lordëve, më 1885. Lordi i parë Rothsçajlld do të bëhej drejtues i Bankës së Anglisë, me një fuqi të patreguar për të ndikuar në sistemin botëror financiar. “Zonja e vjetër e Thridnidël Strit” – siç është quajtur Banka e Anglisë, ka qenë dhe mbetet një armë në dorë të Elitës Botërore. Përfaqësuesit Rothsçajlld nëpër botë vazhduan të manipulonin ngjarjet duke përdorur fuqinë e tyre, për t’i shërbyer axhendës afatgjatë, e cila pasqyronte atë të Vëllazërisë: mbizotërimin botëror.
E vendos theksin këtu për të hedhur dritë mbi faktin se pjesa e luajtur prej Rothsçajlldëve nuk është një model për të sharë gjithë popullin çifut si një të tërë, shumica më e madhe e të cilit nuk e ka idenë se çfarë po ndodh dhe sigurisht nuk do ta mbështetnin nëse do ta dinin. Shumë nga anëtarët e familjeve që unë do të përmend, si Rothsçajlldët, Rokfelerët etj., nuk e dinë planin e lojës, asnjëri. Janë disa që i kontrollojnë perandoritë e tyre, të cilat unë do të synoj t’i tregoj dhe jo gjithçka që e ka emrin Rothsçajlld, Rokfeler dhe të tjerë. Unë besoj se ndër vite studiuesit, të cilët kanë fajësuar gjithë konspiracionin e popullit çifut si një i tërë, janë gabuar seriozisht; njëlloj mund të thuhet edhe për organizatat çifute, pasi nuk mund të pranohet e njëjta gjë nëse ndonjë person punon në fshehtësi për Rendin e Ri Botëror, gjë që është njëlloj naive, nëse do të lejonim, – edhe më keq, – dogmën, për të errësuar të vërtetën e tyre. Ne jemi duke vënë re, sipas një drejtimi të përbashkët, një zvarritje për fuqi dhe kultin e Syrit Gjithëvështrues, i cili po mbizotëron mbi të gjitha racat dhe, sipas pikëpamjes sime, është i lidhur, – ndonjëherë njihet, ndonjëherë jo – me një forcë kontrolluese të lartë: Gardianët e Burgut të Dimensionit të Katërt.
Një rrjet bankingu i Elitës Botërore u krijua me bankat qendrore në çdo vend, duke punuar së bashku për të manipuluar sistemin kryq e tërthor Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo do të koordinohej më vonë nga Banka e Ujdive Ndërkombëtare në Bazel të Zvicrës dhe nga 13 njerëz elitarë në Komisionin e Bankingut Ndërkombëtar në Gjenevë të Zvicrës. Vini re faktin se Zvicra gjithmonë është e distancuar në vetmi, kur Evropa shkon drejt luftës. Ky është shpjegimi. Është qendër e financimit të Elitës Botërore. Ideja e një banke qendrore në çdo vend ka qenë një frymëzim i Elitës. E para ishte Banka e Amsterdamit më 1609, që u pasua nga Banka e Hamburgut (1619) dhe Banka e Suedisë (1661), të pajisura me statute nga pasardhësit e bankierëve në Xhenova dhe Venecie.
Këto përfshinin Varburgët e Hamburgut, të cilët rridhnin nga familja e Abraham del Bankos, bankierit më të madh të Venecies. Manipulatorët që qëndronin përtej Bankës së Amsterdamit qëndronin edhe përtej holandezit Uilliami i Oranzhit, i cili mori fronin e Britanisë më 1689, një manovrim i shkathët i realizuar prej manovrimeve të shoqërisë sekrete të quajtur Urdhri Portokalli. Banka e Anglisë erdhi shpejt më pas, sipas statutit të garantuar nga Uilliami më 1694. Shumë studiues pretendojnë se të gjithë monarkët e Evropës kanë një lidhje të vjetër me Uilliamin. Rezistenca kundrejt bankës e parlamentit u kapërcye kur Uilliami futi Britaninë në një luftë të kushtueshme me Francën. Nevoja për të forcuar monedhën e bëri opozitën të dorëzohej ndaj presionit të paraqitur nga banka, e cila filloi të huante para që nuk ekzistonin për qeverinë britanike. Si përfundim realizoi fitime fantastike nga të ardhurat prej paketave popullore, përmes taksës së të ardhurave dhe shfrytëzimit, madje të njerëzve më të varfër nëpër perandorinë britanike. Ishte krijuar institucioni i njohur si Komiteti i Borxhit Kombëtar (për bankat). E drejta e posaçme mbretërore për shumat e mëdha të parasë i ishte dorëzuar komitetit, të cilit i ishte dhënë gjithashtu fuqia për të këmbyer bazat e pasurisë kombëtare të arit, që i kontrollonte Elita.
Një pjesë udhëheqëse e Elitës Botërore në majë të piramidës njerëzore është grupi i njohur si Fisnikëria e Zezë, nga rridhnin edhe familje si ajo e Varburgut të Hamburgut. Ato ishin në ballë të planit për të vendosur Uilliam Oranzhin në fronin britanik dhe krijimin e sistemit të parasë, ashtu siç e njohim ne. Ata e kishin origjinën nga Guelfët, gjithashtu të quajtur të Zinj ose Guelfët e Zinj dhe sot Fisnikëria e Zezë. Ata ishin forca mbrapa normanëve, të cilët pushtuan Anglinë në betejën e Hastingsit, të drejtuar prej Uilliam Pushtuesit më 1066. Më vonë, kur ai u vendos në Xhenova, Itali, Fisnikëria e Zezë mbështeti Robert Bruce-in në pushtimin e tij të Skocisë dhe ishte po kjo linjë gjenetike dhe shoqëri sekrete, e cila i mundësoi Uilliam Oranzhit të bëhej mbret i Anglisë, Skocisë dhe Irlandës. Përmes Uilliamit, Fisnikëria e Zezë krijoi Bankën e Anglisë dhe Kompaninë famëkeqe të Indive Lindore, e cila u ngut të kapte Azinë dhe Lindjen e Largme prej Anglisë (Elitës Botërore) dhe të bëhej drejtuesja më e madhe e veprimeve të papara të drogës në botë, që s’është parë ende të përsëritet. Bashkimi politik dhe ekonomik i Anglisë e Skocisë ishte projektuar për të detyruar Skocinë në rrjetën e merimangës së parave të huajtura dhe kontrollit. Ne kemi një Mbretëri të Bashkuar me të gjitha të drejtat – e bashkuar në mbikëqyrjen e vet për të manipuluar sistemin e kontrolluar të parasë nga ana e një pakice. Bankierët e Elitës sakaq po manipulonin nëpërmjet ndikimit gjithnjë në rritje anekënd botës. Ata u përfshinë në Luftën Civile Amerikane, në të cilën financuan në të dyja anët. Rothsçajlldët e Londrës krijuan Veriun, ndërsa Rothsçajlldët e Parisit themeluan Jugun. Presidenti Abraham Linkoln kishte shtypur edhe kartëmonedha pa interes, të quajtura “greenbacks”, për të pakësuar nivelin e borxhit, me të cilin do të përballej qeveria e tij. Kjo kishte premisa shkatërruese për bankat. Nëse kjo do të vazhdonte edhe pas luftës e do të ishte përhapur edhe në vende të tjera, bankat dhe Elitat do ta kishin humbur fuqinë e tyre. Sipas shumë studiuesve, Linkolni u vra nga John Wilkes Booth një agjent i Shtëpisë së Rothsçajlldëve. Pas vdekjes së Linkolnit përfundoi emetimi i “greenbacks”.
VIJON…
(Shkëputur nga libri: Prapaskenat e historisë botërore “…dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”, i autorit David Icke. Vëllimi i I. Kapitulli 3 – FUQIA E LETRËS (Nga faqet 65 – 87) Botues HELGA’s SECRETS.