DR.SADRI RAMABAJA: FEDERATA SHQIPTARE VERSUS JUGOSLLAVISË SË RE

Pashtriku.org, 16 mja 2017: Projektit serb për Jugosllavinë e re, plus Shqipëria, duhet t’i përgjigjemi me një doktrinë politike shqiptare që do të duhej konceptuar si ledh mbrojtës dhe në funksion të interesit nacional.
Prishtinë, 13 prill 2017 – Në çdo kapërcyll krizash në kontinent e më gjerë, sllavët e jugut, sidomos serbët, edhe nëse kanë qenë bashkëfajtorë për vënien e zjarrit të luftës (siç ishte rasti me Luftën e Parë Botërore apo me luftrat e fundit që e dërguan Jugosllavinëe AVNOj-it në histori), ishin ata që përfituan më së shumti.
Aktualisht përfitues të këtij procesi dezintegrues të Jugosllavisë, si njëra prej federatave sllave më me ndikim në politikë gjatë Luftës së Ftohtë, kanë rezultuar dy ish republikat veriore të saj – Slovenia dhe Kroacia, por me idenë për Jugosllavinë e re, plus Shqipëria, Serbia pretendon të marrë pjesën e luanit.          

Idetë për një Federatë Ballkanike janë shfaqur së bashku me komunizmin “që erdhi nga të ftohtit” (Jean Paul Sartre), përkatësisht me idetë leniniste të fillshekullit 20. Ndërkohë vetë ideja e një lidhjeje ballkanike shfaqej herë si Bullgari e Madhe e herë si Serbi e Madhe dhe gjithnjë pa shqiptarët!? Mirëpo, nisma aktuale e komisarit për Zgjerim, Johanes Hahn, që rajoni të evoluojë drejt krijimit të një tregu të përbashkët ballkanik, sipas shembullit të BE-së, burimin e ka tek agjenda e Parisit. Palët perms asaj agjende kishin shprehur gadishmërinë bashkëpunim të ngushtë, por jo edhe për krijimin e një federate a konfederate ballkanike me emrin Jugosllavia e re, që ka përmbajtje të pastër gjeopolitike. Shih për këtë ajo është edhe më e rrezikshme, bizare në përmbajtje dhe në thelb ide e dështuar gjatë historisë, pra tingëllon si një Jugosllavi e re, e vogël, pa Slloveninë dhe Kroacinë, krijesë që ishte mësymje e fashizmit serb…
Në një analizë timen të publikuar para dy viteve (shkurt 2015) potencoja peshën e ndryshimeve gjeopolitke dhe pasojat për Evropën Juglindore. Në këtë epokë ndryshimesh të mëdha, nënvizoja atëbotë, sidomos tashti kur fushbeteja mes konceptit perendimor mbi shtetin modern dhe atij lindor mbi shtetin me sovranitet të kufizuar (teoria e Brezhnjevit për të cilën angazhohet sot Putini), janë pikërisht kombet e Evropës Lindore dhe asaj Juglindore që ndjehen të rrezikuar. Shih për këtë, teoria mbi Shtetin-komb del sërish në skenë si struktura që garanton Shtetin dhe qytetarin, rrjedhimisht lirinë, paqen dhe sigurinë.
Arsyet janë të natyrave të ndryshme. Madje konstatimi se vetëm në shtetin-komb demokracia, në kuptimin e gjerë të fjalës, gjenë truallin më të përshtatshëm për selitjen e saj të mirëfilltë, tashmë pas kapjes së Shtetit nga mafia politike dhe bandat e krimit në Kosovë, pas egzodit pothuajse biblik të qytetarëve, që de fakto po nulifikon legjitimitetin e kësaj qeverie, merrë peshë edhe më specifike.
Në këtë rrafsh, aktualisht, vetëm mund të konstatojmë se kemi dy vite tërësisht të humbura.
____________________________
Albanian federation versus new Yugoslavia
on: May 14, 2017In: EUROPE, OPINION, POLITICSNo Comments
Print Email
By Dr. Sadri Ramabaja
http://foreignpolicynews.org/2017/05/14/albanian-federation-versus-new-yugoslavia/ 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura