Pashtriku.org, 16 maj 2017:
– Shteti ka buxhetin miliardëshe!
– Kush e synon pushtetin për ta menaxhuar buxhetin?
– Partitë me lidershipin e tyre!
– Ee, çka janë në të vërtetë partitë?
– Janë struktura të organizuara politike që abuzojnë në forma të ndryshme me paranë publike!
***
Për mendimin tim në Kosovë të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre që synojnë pushtetin ekzektutiv janë të njejtë, përjashto këtu Lëvizjen Vetevendosje, të cilës akoma s’ia kemi provuar pushtetin. Rrjedhimisht rivalitetin e tyre politikë e ka ndërtuar ‘lufta e egër’ dhe e pakompromis për pushtet, e jo parimet apo morali i tyre politikë! Për 18 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive “rivale” politike: PDK, LDK, AAK, pastaj LDD, ORA, AKR, NISMA etj., gjatë zhvillimeve të ndryshme politike, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale (shohim edhe këto ditë të parafushatës për zgjedhjet e parakohëshme) në debate të shumta televizive, nuk i kursejnë fjalët, për të artikuluar sa më shumë premtime të rreme e boshe, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur e mashtruar sa më shumë elektoratin e varfër.
Shikuar nga ky prizëm, “lufta” për pushtet këto parti i bënë të ndryshëm dhe mjaftë “armiqësorë” në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat e tyre si: Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj etj., bashkëpunojnë mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të tyre, të vëllezërve, fëmijëve, të afërmve apo të miqve, të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë publike – taksapaguesit) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj.
Tashmë është bërë i ditur fakti se, kjo garniturë e politikanëve, para dhe gjatë luftës ka abuzuar e vjedhur qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane, dollarë etj., nga fondi i 3%’it dhe “Vendlindja Thërret”, ndërsa pas luftës përveç parasë publike, e menaxhon kontrabandën me derivate të naftës, me narkotikë, me cigare… Për më tepër strukturat e tyre (edhe parapolitike) i kanë të rregulluar mirë raportet për menaxhimin e të gjitha kazinove (bixhozeve), bastoreve etj., në Kosovë, të cilat në këtë drejtim bashkëpunojnë me bosat e politikës dhe grupet tjera të interesit në rajonë e më gjerë. Dhe, rrjedhimisht nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme ata kanë krijuar pasuri përrallore.
Kjo oligarki, duke e shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, në vendet më atraktive të Kosovës, ka ndërtuar hotele e lokale të natës për punë biznesi, pallate e shtëpi shumëkatshe, villa e supervilla luskoze… Po t’i vizitojmë lagjet e Prishtinës: Veternikun, Taslixhen, Arbërinë, Dardaninë, etj., apo Liqenin e Badofcit, Grykën e Rugovës, Malet e Sharrit, Brezovicën, Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shohim, se sa rahatshëm bashkëjetonë kjo specie e politikanëve, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, dhe përballen çdo ditë me tmerrin e skamjes!
Dhe në fund!
Kur bëhet fjalë për fuqinë politike të shefave partiakë (në cilësinë e kryeministrit), kam vënë re, se fuqia e tyre nuk buron tërësisht nga vota e qytetarëve, (e cila vidhet, blihet apo manipulohet), por impulsohet (përkrahet) nga qendrat politike, diplomatike e financiare ndërkombëtare, të cilat kanë intersa dhe agjenda të ndryshme në Kosovë…!
Postime të Lidhura
BARDHYL MAHMUTI: UJKU, QIMEN E NDËRRON POR ZANATIN NUK E HARRON!
Pashtriku.org, 11. 05. 2013 -“Aksioni i armëve” i Rankoviqit dhe “Aksioni i armëve” i Jankullovskës janë produkte të…
NAFI ÇEGRANI: MASHTRIME DHE AKUZA TË TRILLUARA! (2)
Shkup, 28 shkurt 2020: (…Përse UDB-a jugosllave, prokurorët e Bosnës, Shkupit dhe Beogradit kërkonin përmes Gjykatës së atëhershme…
ARTAN LAME: NDËRTONJËSI I MADH – SALI BERISHA
(Tiranë, 13. 04. 2012) – Lajm nga Vlora. Ballkoni i shtëpisë së Pavarësisë rrezikon të shembet, sepse është…
KRYEDIPLOMATI GLAUK KONJUFCA SHKARKON 14 KONSUJ, RAMUSHI KËRCËNON ALBININ DHE VJOSËN!
KRYEDIPLOMATI GLAUK KONJUFCA SHKARKON 14 KONSUJ, RAMUSHI KËRCËNON ALBININ DHE VJOSËN! Nga Sheradin Berisha, Facebooku 20.02.2020 Ministri i…