PROF.MURAT GECAJ: UDHËTIME TË PAHARRUARA, NË TROJET AMTARE TË BALLKANIT, ME ATDHETARIN DR. IBRAHIM GASHI

Pashtriku.org, 2 qershor 2017: Sa shpejt ikin ditët, javët, muajt e vitet!…Ja, si tani e sjell në kujtesë atë kohë të bukur të jetës sonë, kur u shënuan kujtime të paharruara për ne, një grupi prej 11 vetash, veprimtarë të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare. Kështu, me nismën dhe udhëheqjen e vetë Dr. Ibrahim Gashit, kryetar i Komisionit Qendror, në maj e qershor të vitit 2011, ne bëmë udhëtime aq të bukura e mbresëlënëse, por dhe frytdhënëse, nëpër trevat shqiptare të Ballkanit. Në këtë grup, përveç dr.Ibrahimit, isha edhe unë, bashkë me kolegët e miqtë, veprimtarë të palodhur: Rezart Gashi (drejtor), Prof. Hulusi Hako, Prof.Emil Lafe e Prof.Hasan Çipuri; po kështu, arsimtarët dhe krijuesit: Namik Selmani, Zyba Hysa, Fatbardh Danja, Ibrahim Hajdarmataj e Liliana Gashi. Synimi ynë kryesor, gjatë vizitave në qytetet: Shkup, Preshevë e Prishtinë, në datat 24-27 maj 2011 dhe më pas në Ulqin, në muajin qershor të po atij viti, ishte që të shkëmbenim mendime dhe të ndihmonim sadopak, që plan-programet dhe tekstet mësimorë, për shkollat tona shqipe atje, por dhe në tërë diasporën shqiptare, të ishin sa më të përafërta dhe me përbamajtje thellësisht kombëtare shqiptare.
1.
Vizitën tonë të parë, ku gjetëm mikpritje e vëllapritje, ne e bëmë në qytetin historik të Shkupit. Pasi pamë lagjet Tophanë e Çair, me banorë shqiptarë, bëmë një vizitë e dhuruam libra tanë, në shkollën 9-vjeçare, me drejtoreshë Merita Kolçin, mbesë e mësuesit Normalist të Shkupit, Ibrahim Kolçi. Në komunën e Çairit na pritën me dashmirësi, kryetari i saj, Izet Mexhiti dh drejtori i arsimit, Shefqet Zekolli. Aty, secilit anëtar të grupit tonë, z.Izet Mexhiti i dorëzoi “Mirënjohjen” simbolike, me figurën e Skënderbeut mbi kalë. Gjatë vizitave nëpër Shkup, në të cilat kudo printe dr.Ibrahim Gashi, pamë shtëpinë-muze të Jashar be Shkupit dhe “Muzeun e Lirisë”. Me mbresa të pashlyera ishte dhe vizita në vendin, ku ka jetuar Nënë Tereza, si dhe në Muzeun e pasur, kushtuar asaj.


Një kujtim i bukur, nga Presheva…(Djathtas, Dr.Ibrahim Gashi).

2.
Lugina e Preshevës, e cila tani përshihet në shtetin e Serbisë, me qytetin që mban këtë emër dhe Bjanoci e Medvegja, ndoshta, ishin kërshëria më e veçantë e atij udhëtimi të paharruar. Të parët, atje dolën për të na pritur dhe uruar mirëseardhjen, arsimtarët dhe veprimtarët e IIKSH, Xhemaledin Salihu, Alixhemal Saliu e Musa Ajeti. Me atë rast, mësuam se në rajonin autokton shqiptar të Luginës së Preshevës fnksiononin: 2 shkolla të mesme(gjimnaz e teknike) dhe 8 shkolla 9-vjeçare. Sapo hymë në qytetin e Preshevës, me shumë kënaqësi, pamë se kudo ishin mbishkrimet në gjuhën tonë amtare dhe banorët e flisnin bukur gjuhën e njësuar shqipe. Këtë gjë e vërejtëm edhe gjatë vizitave në shkollën e mesme teknike, ku msonin 1.100 nxënës, me drejtor Telat Arifin, por dhe në Gjimnazin “Skënderbeu”, me drejtor Abdurrahman Zylfiun. Aty mësonin 1.025 nënënës e kishin 87 mësimdhënës, nga të cilët vetëm 18 ishin serbë. Mjaft i bukur ishte koncerti, që dhanë nxënësit e Preshevës, për nder të grupit tonë, me këngë e recitime shqiptare, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krasniqi”. Të paharruara ishin dhe takimet me kryetarin e klubit letrar Feniks”, të kryesuar nga Bilall Maliqi, me kryetarin e Shoqatës së Arsimtarëve, Xhemaledin Rexhepi, me mësusin e poetin Arsim Halili etj. Bashkudhëtari ynë, Namik Selmani hapi në shkollën e Preshevës një ekspozitë me vizatime, që kishte temë kryesore Çamërinë. Vizitë e paharruar për mua ishte ajo në familjaen mikpritëse të preshevarit, Ramadan Ramadani…
Në mbarim të vizitës në Preshevë, na pritën me dashamirësi, kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa dhe përgjegjësi i kabinetit, Fatlum Mustafa.
3.
Plot mbresa të pashlyera, u larguam nga Presheva dhe në Prishtinë na pritën me gëzim e kënaqësi, prof. Skënder Sknderi, prof.Gani Pllana e prof.Fazlli Hajrizi. Në Komunën e Prishtinës na pritën me dashamirsi: zv.kryetari Abdllah Hoti, drejtri i arsimit Remzi Salihi dhe drejtoresha e kulturës,Vlora Dumoshi. Edhe në atë takim, temë kryesore e bisedave tona ishte nevoja e masave të nevojshme, për përafrimin e të gjitha teksteve mësimorë, në shkollat shqipe, si dhe në ato të diasporës.
Pa u zgjatur, po rikujtoj se të bukura e frytdhënëse ishin edhe takimet në Akdeminë e Shkencave, me drejtues prof.Idriz Ajetin dhe nga zv.minitri i Arsimit, Shkencës e Teknologjis, Nehat Mustafa.
Si përmbyllje e visitës sonë në Prishtinë, ishte ajo në shkollën e mesme “Xhevdet Doda, ku na priti zv.drejtori Naim Janova. Në emër të kolektivit mësus nxënës, aty na përshëndeti drejtori, Azem Jaha. Aiu na tregoi seajo shkollë festonte 40-vjetorin e krijimit dhe kishte 1.500 nxënës, me 34 paralele e 50 mësimdhënës. Gjatë qndrimit në Prishtinë, tre vata nga grupi ynë, të shoqëruar nga poetja Shefete Gosalci, bëmë një vizitë të paharruar, në bënesën e këngëtares brilante, Nexmije Pagarusha.
4.
Në vazhdim të tre udhëtimeve të mëparshme, i paharruar e mbresëlënës ishte edhe ai i grupit tonë të IIKSH, në qytetin e lashtë bregdetar të Ulqinit, në muajin qershor 2011 dhe të kryesuar nga dr.Ibrahim Gashi. Tashmë, në përbërje të tij ishin edhe prof.Osman Kraja e Bedri Telegrafi, nga Instituti i Shqiptar I Mendimit dhe i Qytëtrimit Shqiptar Islam dhe përgjegjëse sektorësh në Njësinë Bashkiake nr.8 të Tiranës, Manjola Elzi (Toska) e Anila Tugu.
Siç është e kuptueshme, përsri qëllimi ynë ishte i njëjtë edhe në Ulqin e më gjerë, në Malin e Zi, pra përpjekjet e përbashkëta për të krijuar mëundësitë e afrimit të plan-programeve dhe tesktesve për shkollat shqipe. Në Bashkinë e Ulinit na pritën përgjegjësi i kabinetit, Sadik Perniku dhe arsimtari e publicisti Zenel Katana. Frytdhënëse ishte “Tryeza e rrumbullakët”, që u organizua me kujdesin e kryetarit të komisionit të IIKSH për Malin e Zi, dr. Nail Draga, në mjediset e Hotelit “Mditeran”, me pronar Isa Beqon. Ishin të pranishëm drejtues e mësues të shkollave shqipe në atë zonë. Përsëri të udhëhequr nga dr.Nail Darga, ne bëmë një vizitë në Muzeun e pasur të Ulqinit, “Xhaminë e Marinarëve” dhe në Gjimnazin jopublik “Drita”, ku na priti drejtori Bilal Alaj. Gjithashtu, aty shëmbyem mendime rreth temës së udhëtimit tonë nëpër trojet amtare të Ballkanit.
Në mbarim të kësaj vizite tjetër të paharruar, ku u pritëm me dashuri nga kolëgët e vëllezërit tanë,u larguam plot mbresa dhe kujtime të bukura nga Ulqini, me shpresën se do t’i arrihet synimi i përbashkët, për përafrimin e plan-programeve dhe teksteve, për të gjitha shkollat shqipe.
x x x
Në katër udhëtimet e grupit tonë të IIKSH, gjatë vizitave në Shkup, Preshevë, Prishtinë e Ulqin, në çdo takim e bisedë të zhvilluar, kishim në ballë të kuvendit, kryetarin e Komisionit Qendror të IIKSH, dr. Ibrahim Gashin, me fjalën e tij të mençur e të zgjadhur, autoritare e mbresëlënëse, për të gjithë bashkëbiseduesit ose dëgjuesit.
Kujtoj këtu se, gjatë vizitave tona në Shkup, Preshevë e Prishtinë, por dhe më pas në Ulqin, kudo bëmë fotografi, si dhe dhuruam libra e morëm, po dhurata të tilla të bukura, nga kolegë e miq krijues. Parësor, me librat e tij të dhuruar,kudo ishte Dr.Ibrahim Gashi.
Nga largësia e 6 atyre viteve të shkuara dhe të 5 viteve të ndarjes së tij nga jeta, ne shprehim nderimin dhe respektin tonë të thellë, për atdhetarizmin e aftësitë e tij të veçanta, të cilat ai i dëshmoi aq bukur, në atë kohë të jetës së tij, pa e ditur se po ua jepte lamtumirën, atyre trojeve të stërlashta shqiptare!
(Këto, që tregova shkurt më lart, janë trajtuar më gjerësisht në librin tim modest, “Rrahin zemrat arbërore” (Tiranë, 2011), mbështetur për botim nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam(AIITC), me drejtor Dr.Ramiz Zekaj).
Tiranë, 24 maj 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura