SHERADIN BERISHA: SADRI RAMABAJA DHE FJALA E LIRË!

Pashtriku.org, 25 qershor 2017: Dje, veprimtari Sadri Ramabaja (deputeti i LVV-së) pasi bëri një vlerësim lidhur me mënyrën e shtrimit të iftarit në Dardanë u sulmua ashpër nga besimtarët islam, dhe për më tepër edhe LVV u distancua nga gjykimi i tij i lirë!
***
Publicisti, kritiku, shkrimtari dhe diplomati ynë i shquar, Faik Konica (1875 – 1942), lidhur me shqiptarët besimtarë, që shkruanin e lavdëronin fetë, në vitin 1897, në revistën “Albania” kishte shkruar:
“Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin:
– s’të lejojmë të shash fetë!
– s’më lejoni të shaj fetë?!
Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë?
A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?”
***
Të më falin besimtarët, kështu ka thënë Faik Konica, jo unë! Shëndet e gëzime për të gjithë besimtarët dhe jobesimtarët!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura