Pashtriku.org, 16 nëntor 2017: Në adresë të portalit pashtriku.org ka arritur një reagim i Lëvizjes Studentore për Barazi “STUDIM KRITIKË VEPRIM”, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, për njohjen e të drejtës ndaj Kishës Ortodokse Serbe që është ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës.
Në vazhdim lexoni reagimin e plotë:
Ultimatum rektorit të Universitetit të Prishtinës
Universiteti nuk ka pronë për të humbur!
Vendimi i marrë dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit, i cili ia njeh Kishës Ortodokse Serbe të drejtën e pronësisë në oborr të Universitetit, i dëmton rëndë studentët, qytetarët e Prishtinës e të krejt Kosovës, vetë Universitetin, vlerat e bashkëjetesës, si dhe respektin për ligjin e për pronën.
Të gjithë e dinë, dhe është e faktuar me dokumente se Kisha është ndërtuar arbitrarisht, mbi territorin në pronësi të Universitetit, gjatë viteve të represionit mizor të Millosheviqit. Ajo Kishë nuk përfaqëson asnjë komunitet besimtarësh të çfarëdo etnie, ajo është thjesht një ndërtim pa leje, dëshmi e diktaturës dhe sundimit të Millosheviqit.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është shqetësues dhe i papranueshëm për neve studentët. Sipas këtij vendimi, 4.2 hektarë të parcelës së Kampusit Universitar duhet ti takojnë të të ashtuquajturës Kishë Ortodokse. Gjykata lë të kuptohet se ky rezultat vjen si rrjedhojë e neglizhencës totale të palës e cila ka parashtruar këtë ankesë, pra palës së UP-së, e cila nuk është paraqitur në seancë gjyqësore në kohën e duhur. Por a duhet lejuar një padrejtësi e tillë të ndodhë vetëm për arsye procedurale?
Rreth 20 vite më parë, rektori i atëhershëm i UP-së, i ndjeri Prof. Dr. Ejup Statovci, kishte ngritur një padi gjyqësore, të cilën pushteti i atëhershëm nuk e njohu, meqenëse sistemi universitar në atë kohë ishte sistem paralel dhe si rrjedhojë nuk kishte marrë fare përgjigje.
Tash në liri, njëzet vite më vonë, drejtues të Universitetit, respektivisht rektori i UP-së, nuk pati vullnetin më të vogël që të angazhohet për ta mbrojtur atë që është e jona, që është e përbashkët dhe e patjetërsueshme.
Tashmë ka një konsensus politik dhe juridik në Republikën e Kosovës që ligjet e miratuara gjatë periudhës së regjimit supremacist serb të Millosheviqit, në vitet 1989-1999, janë ligje diskriminuese dhe degraduese për shqiptarët, dhe në Kosovë ka një vendim për t’i shfuqizuar ligjet diskriminuese të miratuara gjatë kësaj periudhe.
Parcela mbi të cilën është ndërtuar pa leje e ashtuquajtura kishë në Kampusin e UP-së i është dhënë Kishës Ortodokse Serbe nga qeveria e Milosheviçit nëpërmjet të ashtuquajturave “kontrata të dhurimit” në vitin 1991, duke zaptuar hapësirën publike të UP-së dhe duke e tjetërsuar titullin e pronës mbi parcelat e kampusit universitar.
Kisha në oborr të Universitetit është një gjest i pandashëm nga projekti kolonizator i shtetit të Serbisë dhe aktualisht po shërben si instrument hegjemonik kulturor i fashizmit të Serbisë. Si e tillë që është, ajo nuk do të lejohet të zotërojë pronën e Universitetit tonë publik. Idetë dhe planet fashiste nuk kanë çfarë të kërkojnë në shoqërinë tonë e aq më pak në Kampusin e Universitetit.
Lëviza Studentore për Barazi “STUDIM KRITIKË VEPRIM”, inkurajon rektoratin e UP-së për siç kanë potencuar ata që të rifillojnë procesin gjyqësor për rastin në fjalë. Çfardo neglizhence nga UP, mbetet e pajustifikuar. Për këtë SKV jep ultimatum deri më 30 nëntor rektoratit të UP-së të rifillojë sa më parë dhe të parashtrojë ankesë në gjykatën kompetente. Rektori duhet të përgatisë të gjitha dëshmitë e shumta që kemi për të mbrojtur atë që padrejtësisht tashmë po kontestohet. Nëse rektorati nuk i ka kapacitetet njerëzore për ta bërë këtë, ne studentët mund të ndihmojmë me punë vullnetare. Por nëse kjo kërkesë shpërfillet apo trajtohet me indiferencë, ne do të përgjigjemi me organizim të gjithë studentëve në protesta e demonstrata, për shkarkim të rektorit të Univerisitetit të Prishtinës.
Prishtinë, 15 nëntor 2017
Postime të Lidhura
Bashkimi i dy republikave shqiptare, i mundshëm sot më shumë se kurrë!
BASHKIMI I DY REPUBLIKAVET SHQIPTARE, I MUNDSHËM SOT MË SHUMË SE KURRË Nga Gjokë Dabaj Shkas për të…
XHEVAT BISLIMI: LOJË E MADHE ME OPERËN E KOSOVËS DHE IBRAHIM RUGOVËN
Prishtinë, 21. 01. 2016: Ka vite që politikanë dhe zyrtarë qeveritarë e partiakë talljen, lojën e mashtrimin i…
ARSYEJA PSE ZOTI BLERIM ISUFAJ NUK MUND TË DEKRETOHET PËR KRYEPROKUROR TË SHTETIT
Arsyeja pse z. Blerim Isufaj nuk mund të dekretohet për Kryeprokuror të Shtetit Nga: Isa Mulaj Veritas est…
DILAVER GOXHAJ: ZOTI KULLA, MOS NA MERR NË QAFË BABALLARËT E KOMBIT!
Tiranë, 23 qershor 2017: Lexova shkrimin e shkrimtarit dhe publicistit Ndriçim Kulla, i cili e nxjerr në shitje…