ISMAIL QEMALI: ‘NËSE THEODORE ROOSEVELT KANDIDON PËR FRONIN E SHQIPËRISË, FITON !’ REAGIMI I ISH-PRESIDENTIT AMERIKAN (NEW-YORK WORLD, 1913)

Francë, 3 Dhjetor 2017: Deklarata i Ismail Qemalit, mbi sugjerimin e kandidaturës së Theodore Roosevelt për tu bërë mbret i Shqipërisë, ka bërë jehonë në New-York, ku gazetarët vendas janë vërsulur asokohe menjëherë në drejtim të ish-presidentit amerikan, me qëllim që të njohin reagimin e tij lidhur me këtë çështje.
Ja si e përshkruajnë gazetat franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”, këtë ngjarje, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
L’Intransigeant, Ballinë, E martë, 13 maj 1913 : “Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

New-York, 12 maj. – Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër.
L’Aurore, Faqe n°3, E mërkurë, 14 maj 1913 : “Z. Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

New-York, 13 maj. – Z. Roosvelt ndiqet nga gazetarët që kur New-York World publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses.
Z. Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike.

Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.

Theodore Roosevelt [1858 – 1919]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura