Deggendorf, 15 janar 2018: Mendoj që ky psikopat ka intelegjencë mbimesatare në raport me pupullatën e Kosovës. Psikopatët intelegjent (kanalizimi antisozial i intelegjencës), janë shumë të rrezikshëm për shoqërinë.
Duke u bazuar në:
– injorancën e lartë tek shqiptarët e sidomos të atyre në Kosovë, mbllaqitjet e atyre që nuk dinë sa të padishëm janë,
– fodullekun dhe interesin e atyre që dinë por heshtin, pra të blershmit /kabullgjitë, frikacakët, pseudointelektualët, oportunistët, si dhe ata që kthejnë kokën anash (shiko tek M.R.Ranicki) e të ngjashëm. Kujtoj që instrumentalizimi i psikopatëve (intelegjent) në shoqërinë tonë nuk guxon të nënçmohet.
Kam bindje se të apostrofuarit që shpërfaqen si „skenaristë“ (B.Haxhiu & Co) janë vetëm hallka vijuese (për mendimin tim poashtu me primesa psikopatie, narcizmi, por jo vetem kaq) e zingjirit kriminal që luajnë role të servuara, pa e ditur epilogun. Të apostrofuarit dhe soji i tyre nuk janë të panjohur, prandaj mendoj se nuk e kanë mbrehtësinë për ta anticipuar epilogun. Këtu qëndron edhe rreziku. Mbase ata që tërheqin penjtë vështrojnë çdo gjë nga përspektiva e zogut dhe përceptojnë çdo lëvizje nga përspektiva e miut dhe konform skenarit bëjnë ndarjen (e pjesëshsme) të roleve. Për fatin tonë të keq, taktizimi përmes karrotës dhe shkopit ka qenë shumë efikas. Mbase recipientet ishin shumë të uritur.
„Bombëza“ e kurdisur më herët dhe e eksploduar me 12 Janar 2018 në TV Klan Kosova, mbuloi me „tym“ Flakën e Janarit dhe betejën (zyrtarizimin e gjuhës Shqipe në Maqedoni) tjetër të fituar të Ali Ahmetit me shokë. Edhe pse ky nuk ishte qëllimi parësor.
„Ujku do mjegull“ thotë populli. Nuk mund të mos mendohet se spostimi i vemendjës nga „të nxehtit“ tani shumë të ndjeshëm nga Gjykata speciale dhe lufta per defaktorizimin, mundësisht në heshtje të Vetvendosjes, ishin caku kryesor dhe kjo e dyta mbetet akoma aktuale.
Mbase Gjykata Speciale edhe do të mund të fliste vetëm shqip dhe roli i saj do të mund të realizohej nga juridiksioni i Republikës së Kosovës edhe me herët, sikur për skenaristët e Gjykatës të mos ishte e njohur mosdija e „mëkatarëve“ që do të paditen. Skenaristët e dinin se ata që do te akuzohen nuk janë të gatshëm të çlirohen nga Katarsa në kontekst psikologjik. Kjo edhe ishte baza e strategjisë që është në realizim e sipër përmes (dikur) karrotës dhe (tani) shkopit e që do të rezultojë me limonin e shtrydhur. Mbase dikujt edhe do t’i bie hise të shijojë limonadën.
VV atëhere e kundershtoi fuqimisht duke mos e pranuar logjikën e të „paprekshmëve“.
A mund të jetë VV caku parësor i fitilit të ndezur në TV Klan?
Si u vu në levizje kaskada (domino efekti) e largimit të „Grupit të të paknaqurve“ (V.Imeri, D. Molliqaj, A.Derguti, F.Topalli, Q.Kastrati, Sh.Pantina dhe të tjerët që do të largohen, qoftë nga qendra apo periferia)? Si të kuptohet ambivalenca subtile e Shpend Ahmetit, indiferenca e Rexhep Selimit, „heshtja“ e Hydajet Hysenit?
Si të kuptohet përpjekja e Bedri Islamit që i fryn zjarrit dhe sjell D. Molliqajn në raport me ekstremizmin islamik në Kosovë (shiko “Dita“ 18.12.2017)?
Mbi të gjitha…
Mbase violina e parë (TV Klan) e orkestrës Anti VV, që përpiqet të kompozoj Requiem-in e saj është duke galopuar (pas zgjedhjeve) në rritjen e numrit të instrumentalistëve (lexo: të instrumentualizuarve) dhe krijohet përshtypja që sinkronizimi mediatik nuk është i rastësishëm. Shiko këtu Rubikonistët me 10.01.2018 (Këshilltari i Kryeparlamentarit, „filozofi“ B.Latifi, vnerëvjellësi mbi gjithë plejadën e atdhedashësve të Kosovës kur Gazmend Pallaska i këndonte Titos, Dastid Pallaska dhe perfiditeti i udhëheqësit Adriatik Kelmendi. Për fat të keq këta nuk janë të vetmit.
Epilogu: Rikompozimi në Kuvendin e Republikës apo çlirimi nga Katarsa i grupit të të Hamendurve!
Druaj se do të ndodh e para, dhe me këtë arritje kompozitorët requiemist do të…
Opcioni i dytë nuk është i parealizueshëm. Mendoj që nuk ka njeri të rëndomtë që dëshiron të vendoset në lëkurën e të të hamendurve. Ata jetojnë tani nën trysni psikologjike, duke filluar nga raporti qiftëror, prindor, takimet e rastësishme në rrugë me të njohur e deri te përbuzjet, sharjet, fyerjet, kërcënimet edhe të të panjohurve.
Duke u bazuar në psikologjinë e zhvillimit të Personalitetit, është shumë vështirë të besosh dhe edhe më vështirë të sqarosh se Visar Imeri do të jetë pajtuar me rol të caktuar dhe si i tillë të është infiltruar në VV. Jo vetëm retorika përmbajtësore e tij, por edhe afekti (qehrja, gjuha trupore, manifestimi emocional) plot energji dëshmojnë përkushtimin e tij kombëtar dhe në përputhshmëri me bërthamën e Platformës së VV (Shiko Intervistën me J.Bugajskin).
Po kaq vështirë është të mos kesh veneruar që Dardan Molliqaj është guximtar, atdhedashës, i pablershëm por jo i djallëzuar dhe i dijshëm deri në atë masë sa të kuptojë dinakërinë dhe disozialitetin e penjëtërheqësve të kamufluar me gëzof qëngji.
Shumë e kapshme është vendosmëria dhe urtia D.Qaushit.
Nuk duhet të jeshë shumë i menqur që të kuptosh elaborimet profesionale të ekonomistit D.Sejdiu që varfëria e qytetarëve është rezultat i politikave ekonomike joshkencore nga udhëheqës joprofesionistë ose të shantazhuar (Kryeministri i fundit I.M).
Vështirë është të arsyetohet tërheqja F.Topallit. Ai do të duhej të ishte më qafëgjatë edhe për arsye se ishte më i rryer dhe me bagazh jo të vogël politik. Si klandestinë i vjetër nuk ka guxuar të mos e imagjinojë faktin se sjellja e tij mund të konotojë me periudhën e hershme të ilegales. Mbase për faktin që si nip i A.P. mund t’i atribuohet roli i „të fjeturit“, të paktën në ato qarqe ku ka akoma paqartësi respektivisht sqarime plotësuese të domsdoshme. Kush nuk mëson nga e kaluara e ka vështirë të ndërtojë të ardhmen.
Ndjehem jo mirë se pak e njoh veprimtarinë e A.Dërgutit dhe Sh.Pantinës. Nga ato pak paraqitje që kam parë mendoj se kanë fuqi edhe për të tejkaluar mendësinë krahinore dhe Aida mund të kapërcejë edhe mbi hijen e saj. Hap ky drejtë çlirimit nga Katarsa.
Pse të Hamendur dhe jo të Pakënaqur.
Liria, si kusht për të qenë i lirë (H.Arendt) është synimi i shumicës së shqiptarëve këndej Drinit. Ky është strumbullari i veprimtarisë të të Hamendurve. Energjia e tyre, urtia e tyre janë tipare fisnike të Personalitetit të tyre. Aftësia për të anticipuar është ajo që ua mundëson të peshojnë barrën e përgjegjësisë që kanë marrë mbi vete si udhëheqës të Lëvizjes, të analizojnë hollësisht trysninë psikologjike nga e cila kanë qenë dhe janë të ekspozuar, qoftë asaj të dukshme qoftë asaj prapa perdeve dhe duke Vendosur Vet të vazhdojnë rrugën duke u kthyer në VETVENDOSJE.
Ky është çlirimi i Juaj nga Katarsa. Këtë e presin votuesit Tuaj.
Këtë presin shqiptarët e lodhur nga varfëria. Këte presin Rinia shqiptare. Këtë e pret populli Shqiptar i Kosovës.
Hamendësia Juaj e ka burimin në Rrugën e Vështirë që keni zgjedhur dhe ajo është njerëzore.
Vetvendosmëria e Juaj ju bënë madhështor dhe qytetarët shqiptarë do t’ju përqafojnë edhe më fortë se natën para zgjedhjeve qëndrore në Prishtinë. Vendosni Vetë!