SHERADIN BERISHA: E VËRTETA ËSHTË DËSHMIA E KOHËS! TA THEMI ATË PA HEZITIM!

Pashtriku, 24 mars 2020: Këto ditë në rrjetet sociale, militantët e partive politike në mënyrë emocionale (pa dominuar e vërteta as vetëpërmbajtja) kanë shtuar fyerjet dhe akuzat në adresë të njëri – tjetrit!
Dhe, ky komunikim kryesisht i pa argumentuar me të vërtetën (por vetëm me gënjeshtra), ka krijuar një ambient ndasije ekstreme deri në përçarje!
Gabim, shumë gabim!
Njeriu ka mendimin për ta thënë të vërtetën, jo për ta shkatërruar atë!
Me gënjeshtra nuk ndryshohet e vërteta, sepse siç thotë piktori i shquar francez, Georges Braque (1882-1963), “e vërteta ekziston ndërsa gënjeshtra duhet shpikur”!
Me këto diskutime të stërkequra publike ne rrezikojmë që Kosovën ta shndërrojmë në një vend të gënjeshtrave, ndërkohë që e vërteta mund të shihet si sëmundje e një shtrese të caktuar, e cila nuk pajtohet me gënjeshtrën publike, të instaluar në shoqëri dhe në institucionet e shtetit!
Një dijetarë ka thënë: “Nuk është faj i madh të mos dish të vërtetën, por është faj i madh ta përbuzësh pasi ta kesh mësuar atë”!
Në këtë kuptim rrjedhimisht mund të themi se, e vërteta është dëshmia e kohës, ndërsa gënjeshtra shëmtia e saj.
Ta themi të vërtetën pa hezitm, por pa akuzime deri në dëshprime! Për më tepër, të përpiqemi ta themi të vërtetën, e të bëhemi më shumë argumentues, e me pak akuzues e gënjyes!
Prandaj me këtë rast i ftojë të gjithë miqtë e mij, të cilët janë anëtarë të partive politike, që të përmbahen nga sharjet dhe akuzat e rënda dhe t’i kthehen debatit të vërtetë e konstruktiv!
Shëndet e gëzime familjarisht, në këto ditë të rënda krize (shëndetësore e politike) nëpër të cilat po kalojmë, e që duhet me durim t’i përballojmë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura