Prishtinë, 3 mars 2018: Në Kosovën tonë të pasluftës, gjithçka po devalvohet, duke filluar nga diplomat universitare, gradimi shkencor, deri te dekorimi i titujve të ndryshëm, të aprovuar nga Presidenca, ku ndër ta, tituj për hero dhe heroina kombëtare, e që në fakt, disa bartës të këtyre titujve kanë patur të kaluar të dyshimtë.
Lista e sivjetshme, përmbanë emra të këtij lloji, ku figuron edhe emri i Adem Demaçit. E rangimi i emrit të tij në lista me emra me të kaluar komplekse dhe diskutabile, nuk i bën nderë Bacit. Nuk i bën nderë as Kosovës, që ia dhuroi afro tre dekada të lirisë së tij. Baci më së paku e meriton të barazvlerësohet me emra të tillë.
Për më shumë, Z. President, nuk është e drejtë që emrin e Adem Demaçit t’a rangoni në listë me emra që opinioni i gjërë e njeh veprimtarinë e tyre ndër dekada. Dekorata e adresuar në emër të Adem Demaçit, duke e barazvlersuar me emra të dyshimtë është mosmirënjohje e veprimtarisë së tij dhe mosrespektim.
(Ilustrimin e përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)