SKANDALOZE: ASAMBLEISTI I PDK’së NË PRIZREN BARDHI A.AVDAJ, SHANTAZHON PRAKTIKANTEN N.Z PËR

Prizren, 30 mars 2018: Asambleisti i PDK-së në Prizren dhe kryeinfermieri i stomatologjisë Bardh Avdaj ka shantazhuar dhe kushtëzuar infermieren praktikante N.Z. Rasti është lajmëruar në polici dhe lënda për kallëzim penal në Prokurori.
***
Baba, Afrim Avdaj është drejtor i Spitalit Rajonal në Prizen e djali, Bardh Avdaj kryeinfermier i stomatologjisë në Qendrë Komunale mjekësore familjare në Prizren. Kjo lidhje familjare, nepotiste funksionon tash e sa kohë në këto dy institucione shëndetësore në Prizren.
Falë kësaj lidhje familjare, flitet edhe për shuma marramendëse të ryshfetit për një vend pune që i premton djali dhe i realizon baba, shkruan Botapress.

Asambleisti i PDK’së në Asamblenë Komunale të Prizrenit, Bardhi A.Avdaj.

Sipas një dëshmie që ka siguruar Botapress, Afrim Avdaj ka marrë 4 mijë euro ryshfet për të punësuar një person (emri i njohur në redaksi). Drejtori Avdaj ende nuk e ka kryer “punën” dhe personi kërkon kthimin e parave ose do të lajmëroj rastin në polici të Kosovës.
Por, hiq “më i hajrit” nuk është as djali.
Shantazhi: Dil me mua ose e shpërndaj “videon…”
Bardh Avdaj është djali i Afrim Avdajt. Bardhi, përveç se është një simpatizantë i flaktë dhe asambleistë i PDK-së (shih foton në profil të tij në Facebook) ai mban një pozitë menagjuese në QMF.
Sipas një dëshmie që ka siguruar Botapress, Bardh Avdaj më 23.03.2018, ka shantazhuar dhe ka kërcënuar infermieren praktikanten N.Z. (emri i njohur në redaksi) duke i kërkuar “shërbime seksuale” ose në të kundërtën do të shpërndajë një video të saj me pamje të rënda erotike. Avdaj gjithashtu i ka premtuar infermieres N.Z. se nëse do të pranojë “ofertën” ajo, pas përfundimit të punës praktike do të punësohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren.
Botapress ka kontaktuar infermieren praktikante N.Z. e cila ka pranuar se më 23.03.2018 kryeinfermieri Bardh Avdaj e ka shantazhuar dhe e ka kërcënuar dhe ajo e ka lajmëruar rastin në polici.
Por, në ndërkohë, duke mos dashur që t’i shkaktojë telashe vetes dhe familjes së saj, N.Z. e ka tërhequr padinë në Polici edhe nga frika se Bardh Avdaj apo babai i tij, Afrim Avdaj drejtor i QMF në Prizren mund t’i hakmerret asaj dhe t’ia ndërpresë punën praktike apo edhe t’ia mohojë të drejtën e punësimit në këtë qendër mjekësore në Prizren.
“Po është e vërtetë se ka ndodhë shantazhimi dhe kushtëzimi ndaj meje. Ai (Bardh Avdaj) ka kërkuar që të dalë me atë ose në të kundërtën do të shpërndajë një video jo të mirë për mua…Kjo ka ndodhë në ndërrimin e natës…Menjëherë e kam lajmëru rastin në Polici dhe ata e kanë deklaratën time të dhënë në Polici.
Por unë jam një vajzë, jam prej një familje të ndershme dhe pasi që nuk du me pas problem as unë as familja ime, e kam tërheqë padinë në Polici se nuk po du me pas probleme dhe po kam frikë mos po më largojnë prej praktike…a ndoshta edhe nuk më pranojnë në punë” ka thënë N.Z. në një bisedë telefonike me Botapress.
Konfirmon Policia rajonale e Prizrenit: Rasti është në Prokurori
Gazeta ka kontaktuar edhe Zyrën për medie të Policisë Rajonale të Prizrenit. Të pyetur se a ka patur njoftim për shantazhim dhe kërcënim të persones N.Z. ndaj Bardh Avdajt, rreshteri Vesel Gashi, Koordinator i Projekteve për Komunitet dhe Parandalim në DRP Prizren ka dërguar këtë përgjigje me shkrim: “Me date 23.03.2018 është pranuar një ankesë nga viktima F/Kosovare në lidhje me disa shqetësime që të njëjtës i janë bërë nga një i dyshuar M/Kosovar.
Lidhur me këtë rast në koordinim me Prokurorin kujdestar janë marrë të gjitha masat ligjore dhe lënda është dërguar në Prokurori së bashku me Kallëzimin penal”.
Botapress ka bërë përpjekje që të kontaktojë me Bardh Avdajn përmes telefonit por është lajmëruar vëllau i tij. Ai pasi ka mohuar të jetë i vertetë rasti, ka sygjeruar që të mos merremi me këtë punë, pasi që Bardhi është në trajtim mjekësor deri më 7 prill dhe ai do t’i sqarojë të gjitha në detaje.

Fotogaleria e Bardhi Avdajt në Fb., me zyrtarët më të lartë të PDK’së, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe Bekim Haxhiu – Kamishi:

 

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura